KINEMATOGRAFIAgnes VardaYVES KLEIN: SUNDIMTARI I QIELLIT! Kush ishte artisti që...

YVES KLEIN: SUNDIMTARI I QIELLIT! Kush ishte artisti që luante me zjarrin?

-

TRINIA E SHENJTË E NGJYRAVE!

E artë për Atin, blu për Birin dhe rozë për shpirtin e Shenjtë!

Nga REVISTA ARTSPER

I lindur më 28 prill 1928, me origjinë
nga Nisa, Yves Klein mund të konsiderohet si një nga pionerët e Artit Bashkëkohor.
Piktor, mjeshtër, skulptor, fotograf, videofotograf dhe performues; veprat e
tij unike dhe vizioni i tij unik për botën e dalluan atë nga artistët e tjerë.
Veprat e tij blu hipnotizuese ndodhen në muzetë kryesore nëpër të gjithë botën,
dhe janë një testament i këtij artisti që revolucionalizoi skenën e artit të
shekullit të 20-të. Artsper ju fton të zbuloni 10 fakte të jashtëzakonshme rreth
jetës dhe punës së pabesueshme të Yves Klein.  

1. Ai
krijoi ngjyrën e tij

Yves Klein ishte i bindur se artistët e së ardhmes do të krijonin vetëm pjesëza monokromi. Sipas
Klein-it vet thelbi i artit gjendej në pastërtinë e ngjyrave të përdorura, duke
qënë se kjo e lejonte shikuesin që të zhytej në ngjyrime të papërlyera. Më pas,
ai mori vendimin që të sfidonte jetën e tij përgjithmonë; duke u fokusuar vetëm
tek një ngjyrë në veçanti. Ngjyrën blu. “Do të jetë blu dhe asnjë përveç blusë
së cilës do t’ia kushtojë jetën time!” Për disa muaj, ky pigment marin,
ultramarin do të kthehej në qëndrën e kërkimeve të tij. Ishte një rëshirë sintetike e re ajo që i lejoi
Klein-it të krijonte blunë e famshme ndërkombëtare Klein. I fiksuar me zbulimin
e tij, Klein e regjistroi atë me emrin
e tij tek
Instituti Kombëtar i Pronësisë
Industriale. Formula e saktë e Blusë Ndërkombëtare Klein nuk është treguar kurrë,
pavarësisht shumë përpjekjeve për ta imituar atë. Gjithashtu, ajo nuk është
marketuar kurrë, dhe vetëm Klein ishte
i aftë që ta përdorte atë.  

2.  Furçat e tij ishin modele të gjalla

Në vitin 1960, Yves Klein e ktheu artin përmbys me veprat e
tij “Antropometrike”, të cilat ishin prodhuar në një mënyrë tërësisht
origjinale. Klein i mbulonte modelet e tij femra me bojën e tij “Bluja Ndërkombëtare Klein”, dhe më pas, i linte “furçat
e tij të gjalla” të shtriheshin apo zvarriteshin nëpër kanavacë për të krijuar
imazhet. Kjo e lejonte Klein që të distanconte vetveten nga metodat
tradicionale të pikturimit, duke shpikur kështu bojën e tij artistike blu. Në një kohë kur seksualiteti
diskutohej ende me tone të ashpra, furçat e gjalla prej njerëzish të Klein-it u
konsideruan ekstremisht provokuese, dhe u pritën me kriticizëm të fortë në botën
e artit.    

3. Ai kishte deklaruar se qielli ishte i tij

Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare,
Klein dhe miqët e tij u shtrinë në një plazh në Nisë dhe e ndanë botën ndërmjet
tyre: Arman ishte Mbreti i Tokës, Pascal do t
ë ishte Perandori i Fjalëve dhe Klein do të ishte Sunduesi i Qiellit. Klein e shikonte qiellin si pronën e tij,
këtë hapësirë të pafundme të hapur, e mbushur me mundësi krijuese dhe mrekulli.
Ai ishte aq shumë i magjepsur pas qiellit saqë mendonte se zogjt
ë fluturues ndërhynin në pastërtinë e hapësirës: “teksa isha shtrirë në
plazh në Nisë, fillova t’i urreja zogjtë që fluturojnë nëpër qiellin tim të
bukur, pa re, blu. Ata prishin kryeveprën tim më madhështore.” Më pas, ai e
vendosi qiellin në qendr
ën e veprave të
tij duke deklaruar se: “qielli blu ishte vepra ime e parë.”      

4. Ai ka qenë Kampion i Arteve Marciale

Duke qenë se
dy prindërit e Klein, Marie Raymond dhe Fred Klein ishin artistë, shumë menduan
se diçka e tillë do të hijezonte karrierën e të riut Klein. Megjithatë, në
fillim Yves Klein kishte vendosur që të zgjidhte një rrugë shumë të ndryshme.
Pa asnjë trajnim formal artisitik, ai studio në ‘École Nationale de la Marine
Marchande’ dhe në ‘École Nationale des Langues Orientales.’ Interesat e tij përfshinin
jazz-in, letërisë, fenë dhe artet marciale, veçanërisht xhudon. Ai e praktikoi këtë
disiplinë gjatë gjithë jetës së tij artistike dhe personale. Gjatë një vizite në
Japoni në vitet 1950, ai e përsosi këtë teknikë, duke arritur rripin e zi të kategorisë së 4-ërt, por gjithashtu
evropiani i parë që kishte arritur këtë rang. Kur ai u kthye në Paris në mes të
viteve 1950, ai hapi një Kulb Xhudoje dhe shkroi librin “Themelet e Xhudos”. Një
artist me të dyja, praktikën pamore dhe atë marciale, përvojat e Klein-it patën
një impakt të thëllë në veprat e tij.

5. Ai përdorte ajrin dhe zbrazëtinë në punën e
tij

Klein e çoi titullin që i ishte dhënë si provokues arti një
hap më tej kur ai krijoi “Specializimin e Ndjeshmërisë në një Gjendje Materiale
Bruto/Të Papërpunuar në një Ndjeshmëri Piktoriale
të Stabilizuar”, Ekspozita e Zbrazëtisë në Galerinë ‘Clert’ në Paris. I mbështjellë
nga një perde e kadifenjtë blu, ai lejonte vetëm dhjetë vizitor që të hynin çdo
herë, ku ata përballeshin me serinë e dhomave të bardha të zbrazta. Pavarësisht
rezultateve impresive, Klein shkatoi një trazirë midis 2500 të ftuarve të cilët
kishin ardhur për të admiruar punën e tij. Magjepsja e tij me zbrazëtinë
vazhdoi kur ai organizoi lëshimin e 1001 tullumbacave blu në Pallatin ‘Saint-Germain-des-Prés’.
Ai e quajti këtë një “Skulpturë Aerostatitke” dhe krijoi një fotomantaxh të
titulluar ‘Saut dans le Vide ‘
(Hidhu në Zbrazëti), që tregonte hedhjen e tij nga çatia e një kishe të vogël.
Yves Klein ishte vite drite përpara kohës së tij, dhe vazhdoi të thyente kufijtë
e artit bashkëkohor.

6.  Ai pikturonte gjithashtu në të artë dhe në rozë

Kjo është e vërtëtë…Yves Klein përodri ngjyra të tjera veç
blusë! Si një katolik i devotshëm, artisti ishte shumë fetar dhe i interesuar
tek filozofia, e cila frymëzoi magjepsjen e tij me qiellin. Do të ishte gjithashtu për shkak të
interesave të tij për doktrinën
fetare që çuan në përdorimin e ngjyrës
së artë dhe rozë në vepart e tij. Së bashku me blunë, këto ngjyra ishin veçanërisht
të rëndësishme në ikongrafinë fetare, shpesh si triniteti i shenjtë: e artë për
Atin, blu për Birin dhe rozë për Shpirtin e Shenjtë. Ai krijoi triptikë të
ndryshëm duke përdorur këto ngjyra, duke përfshirë veprën e tij “Ex-voto”, e
cila shërbeu si faltore për Rita de Cascia, si një testament i përkushtimit të
tij ndaj këtij shenjti.

 7. Ai
luante me zjarrin

Ethet krijuese të Yves Klein arritën temperatura të reja me “pikturat e tij të zjarrit.” Ai jo vetëm
që eksploroi kufijtë e ngjyrës dhe të zbrazëtisë, por gjithashtu edhe të çështjeve
aktuale. Ai ishte thellësisht i prekur nga tmerri i fototgrafive të Hiroshimas,
ku imazhe trupash të panjohur u
shpërndanë nëpër të
gjithë globin. Në vitin 1961, Klein filloi pikturat
e tij të zjarrit në Qëndrën e Testimit të Gazit të Francës në Saint-Denis, ku
disponueshmëria e pajisjeve industriale e lejuan atë që të përshtaste fuqinë e
zjarrit. Ai u supervizua nga zjarrëfikësit kur pikturonte veprat e tij me një
flakëhedhëse, në kërkim të një burimi jo material që do të shërbente si furça e
tij e re e pikturës (pra, në këtë rast zjarri).

8. Karriera
e tij ishte e rrufeshme

Fati i Yves Klein ishte po aq i pasur sa edhe ngazëllyes.
Artisti vdiq në moshën e ëmbël 34 vjeçare pas tre infarkteve pasuese në zemër.
E para, ndodhi në maj të vitit 1962, gjatë shfaqjes së filmit ‘Mondo Cane ‘ në Festivalin e Filmit në
Kanë, ku u përqesh një nga performancat e tij publike për “Antropometrinë e
Periudhës Blu”. Infarkti tjet
ër ndodhi disa ditë më vonë, dhe e treta më 6
qershor 1962 e cila ishte fatale. Disa thonë se, përdorimi i kimikateve të
forta nga ana e Klein mund ta kenë përshpejtuar rënien e tij shëndetësore.

9. Ai
ka frymëzuar shumë artistë

Arritjet e Yves Klein frymëzuan shumë artistë gjatë gjithë
gjysmës së dytë të shekullit të 20-të deri në ditët e sotshme. “Vantablack
S-VIS,” një formë sprai e një nga substancave më të errta të njohura, u liçensua
në mënyrë ekskluzive nga artisti anglo-indian, Anish Kapoor në vitin 2016.
Blerja nga ana e Kapoor të substancës “më të errët të botës” shkaktuan konflikt
të madh me artistin, Stuart Semple. Si rezultat, Semple krijoi “ROZËN,” hijen më
të ndriçuar të ngjyrës rozë në botë, dhe e ndaloi Kapoor që ta përdorte atë. Ata
që dëshirojnë të blejnë ngjyrën ROZË duhet të nënshkruajnë deklaratën “Unë nuk
jam Anish Kapoor, unë nuk jam në asnjë mënyrë i afiluar me Anish Kapoor, unë
nuk do ta blej atë në emër të anish Kapoor, apo unë nuk jam një bashkëpunëtor i
Anish Kapoor. Në dijeninë, informacionin dhe besimin tuaj më të mirë kjo bojë
nuk do të bie në duart e Anish Kapoor.” Megjithatë, ka gjithashtu artistë të
cilët ia kanë dalë të nderojnë Klein pa hyrë në debatet e ngjyrave, apo që të përpiqen
të monopolizojnë disa hije. Në vitin 2004, Agnes Varda zgjodhi ta prezantonte
veprën e famshme të Klein-it nga “Antropometria të Periudhës Blu”, në një
dokumentar që ajo e realizoi në Qendrën Pompidou. Varda e interpreton veprën
dhe paraqet admirimin e saj për artistin, duke i kushtuar homazh në një tribut
të mrekullueshëm nga një artist tjetër i madh.   

10. Një prej veprave të tij u shkel

Në prill të vitit 2017, një burrë shkeli pa dashur mbi një
vepër të Klein gjatë një ekspozite në Mamac, Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor
në Nisë. Burri la një gjurmë me këpucën e tij në rërën e Blusë Ndërkombëtare Klein.
Një gabim shumëmilionëdollarësh u krye më vonë në Muzeun Bozar në Bruksel.

Megjithëse, zgjedhjet e tij artisitike ekscentrike dhe
guximtare ishin shumë të kritikuara, Yves Klein i hapi botës një mënyrë të re
të të parit të gjërave. Nëpërmjet instalacioneve, performancave, dhe pikturave
të tij monokromatike, shpikjen e ngjyrës dhe furçat e gjalla prej njeriu, Klein
e ktheu përmbys botën e artit dhe la një trashëgimi po aq të madhe sa qielli.

(Imazhi
1: Fotografi e Yves Klein nga Charles Paul Wilp)

(Imazhi
2: Yves Klein, “Blu Monokrom pa titull” [IKB 75], 1960)

(Imazhi
3: Yves Klein dhe një nga modelet e tij gjatë krijimit të një prej veprave të
tij të Antropometrisë, 1960)

(Imazhi
4: Yves Klein mbi urën “La Marseillaise”)

(Imazhi 5: Yves Klein dhe Mjeshtri, Sampei Asami)

(Imazhi
6: Yves Klein, “Skulpturë Aerostatike”, 1957

(Imazhi
7: Yves Klein, “Ex-Voto” kushtuar Shën Rita de Cascia, 1961)

(Imazhi
8: Yves Klein duke krijuar një pikturë zjarri, [F 25], 1961)

(Imazhi
9: Yves Klein, “Antropometri e Periudhës Blu” [ANT 82], 1960)

(Imazhio
10: Sample Stuart, Rozë, 2016)

(Imazhi
11: Yves Klein, Pigment i Thatë Blu, pasi një vizitor ka shkelur mbi të)

(Imazhi
12: Yves Klein përpara veprës së tij “Grande Anthropophagie bleue – Homazh për Tennessee
Williams” [ANT 76])

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-to-know-about-yves-klein/

Përzgjodhi
dhe përkthue – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty