PIKTURËAndy Warhol25 VEPRAT E ARTIT BASHKËKOHOR QË DUHET TË SHIKONI

25 VEPRAT E ARTIT BASHKËKOHOR QË DUHET TË SHIKONI

-


Nga REVISTA
ARTSPER
  

 

Arti Bashkëkohor është një periudhë që përgjithësisht konsiderohet
se fillon nga viti 1945. Për shkak të kësaj, arti bashkëkohor mund të
konsiderohet se fillon nga periudha e pasluftës deri në ditët e sotshme. Gjatë
kësaj periudhe kanë ndodhur shumë stile, gjini të ndryshme dhe përqasje
artistike. Rrjedhimisht, është e vështirë ta dimë se nga ta fillojmë. Zbuloni
25 veprat e artit bashkëkohor që duhet t’i njihni absolutisht për të kuptuar këtë
periudhë!    

 

1. Andy Warhol, Kanaçet me Supa
Campbell, 1962
 

Një
pjesë ikonike arti nga artisti pop Andy
Warhol
, Kanaçet me Supat Campbell ilustron kulturën konsumatore dhe masmedian
në shoqërinë amerikane. Përveç kësaj, stili i
Andy Warhol-it është
i dukshëm në veprën e tij. Nëpërmjet përsëritjes së objekteve të përfaqësuara,
artisti kritikon shoqërin
ë konsumatore,
e cila nuk ndalon së prodhuari.

 

2. Louise Bourgeois, Maman, 1990 

Duke
qënduar në një lartësi prej 30 metrash dhe duke evokuar formën e një merimange,
Maman është një nga veprat më ikonike të Louise
Bourgeois
. Vepra ekziston në variante të ndryshme, me matreiale të
ndryshme dhe të variueshme. Skulptura ësht
ë ndërtuar për një ekspozitë të Muzeut Tate
Modern, dhe i kushton homazh nënës së artistes, e cila vdiq papritur kur ajo
ishte vetëm 21 vjeç.

 

3. Jackson Pollock, Ritëm Vjeshte1950 

E
krijuar në pikun e karrierës së Jackson
Pollock
, “Ritmi i Vjeshtës” është një shembull i përsosur i teknikës
së pikturës “goutte-à-goutte”, ndryshe e njohur si “pikturat me pikim”. Kjo
teknik
ë, e cila
është specifike për Pollock, e bëri atë të famshëm për shkak të origjinalitetit
të tij. Për të krijuar veprat e tij Pollock qëndronte mbi telajot e tij dhe
hidhte bojë të holluar në telajo, duke e lënë atë që të binte në mënyrë
natyrale. Ai e pikonte, spërkaste, apo gërvishte dhe derdhte bojën nëp
ër telajo. Për artistin, lëvizja dhe vetë
boja ishin ato q
ë udhëhiqnin
artin e tij. Kjo metodë unike e pikturimit konsiderohet si tipari dallues i
artistit.   

 

4. Njideka Akunyili Crosby, Unë
ende përballem me ty, 2015
 

Një
artist i ri dinamik, Njideka
Akunyili Crosby
bashkon përvojën e saj të dyfishtë kulturore në
veprat e saj vibrante të artit. Pasi kaloi vitet e formimit të saj në Nigeri,
ajo u vendos n
ë Amerikë
në moshën 16 vjeçare dhe tani jeton dhe punon në Los Anxhelos. Pjesët e saj
personale intense bashkojnë influencat e saj të pasura kulturore, me piktura
aceton më “tradicionale” të mbivendosura në mjedise komplekse, të cilat shpesh
janë një përplasje elementësh të marra nga kultura popullore nigeriane.   

 

5. Damien Hirst, Pamundësia Fizike
e Vdekjes dhe Mendja e një të Gjalli, 1991
 

E konservuar
në një tretërsirë gazi pa ngjyrë, vepra “Pamundësia Fizike e Vdekjes në Mendjen
e një të Gjalli” nga Damien
Hirst
është ende sot një nga pjesët më të diskutuara të artit bashkëkohor.
Pjesa origjinale u porosit nga koleksionisti Charles Saatchi në vitin 1991, por
peshkaqeni duhej të zëvendësohej në vitin 2004 kur pjesa u shit. Për shkak të
natyrës së veprës, shumë mendojnë nëse ky krijim i Damien Hirst duhet të
konsiderohet art apo jo.  

6. Cecily Brown, Vajza që kishte
gjithçka, 1998
 

Cecily
Brown
njihet për veprat e saj luksoze dhe ekstremisht të
teksturuara. Arti i saj është një përzierje ndërmjet asaj të mjeshtave barok
dhe ekspresionizmit abstrakt. Ajo përzien ngjyrën dhe teksturën me figura
sugjestionuese, seksualisht eksplicite dhe forma biomorfike të cilat shquhen midis
vorbullave abstrakte që dominojnë pikturat e saj. Thjesht duke aluduar ndaj
formave sesa ofrimit të një përfaqësimi konkret, artistia e fokuson shikuesin n
ë ekzaminimin e pikturës siç duhet nga të cilat dalin në fokus imazhet erotike.   

 

7. Yayoi Kusama, Dhoma e Pasqyrave
të Pafundësisë, 1965
 

Yayoi
Kusama
është përshkruar si një nga artistet më ekscentrike të kohës
sonë. Vepra e saj psikedelike dhe haçulinatore përdorin motive dhe përsëriten për
të luajtur me konceptin e pafundësisë. “Pasqyrat e Pafundësisë” jan
ë një instalacion gjithëpërfshirës i
dizenjuar për t
ë gllabëruar
shikuesin / pjesëmarrësin në një ndjesi mbytëse të pafundësisë dhe mundësisë. Yayoi
Kusama e ka përshkruar jetën e saj si “një bizele e humbr midis mij
ëra bizeleve të tjera”.

 

8. Keith Haring, Pa titull, 1982 

Kjo
pikturë përmbledh stilin e Artit Pop të Keith
Haring
, me figura dinamike dhe një kompozim të thjeshtë. Nga
fillesat e tij si një artist grafiti në metrotë e Nju Jorkut, Keith Haring e
filloi karrierën e tij me figura dhe modele të cilat mund të njihen menjëherë.
Një nga simbolet e tij zakonisht më të përfaqësuara është zemra. Ai e ka përdorur
veprën e tij për të bërë të famshme mesazhe të rëndësishme rreth seksualitetit
dhe AIDS gjatë një kohe kur stigma dhe tabuja rreth këtyre tematikave dominonte
ende.  

 

9. Jean-Michel Basquiat, Pa titull,
1981
 

Kjo
vepër arti e gjall
ë dhe dinamike,
e pikturuar kur Jean-Michel
Basquiat
  ishte vetëm njëzetë vjeç, konsiderohet një lloj
enigme nga kritikët e artit. Ndonjëherë, i quajtur “Kafka” për shkak të formës
së fytyrës së tij, ky kompozim kompleks sigurisht që ngre më shumë pyetje sesa
ofron përgjigje. A paraqet ajo një kafkë apo një fytyrë gjysëm të formuar? A përfaqëson
piktura jetën apo vdekjen? Disa madje mendojnë nëse ajo nuk është një lloj
autoportreti i artistit.

 

10. Jenny Saville, E mbështetur,
1992
 

Piktura
që filloi karrierën e Jenny
Saville
është një autoportret goditës. Saville bëri emër me portretet
e saj të mëdha (shpesh autoportrete) duke treguar gra që nuk konformohen me
standardet e zakonshme të bukurisë së shoqërisë, por që reflektojnë një
diversitet të madh të bukurisë tek gratë. Trajtimi i ndryshëm i pikturave të
saj në vaj dhe tonet e saj të ngrohta të lëkurës na kujtonë piktor
ët Lucian Freud dhe Francis Bacon.

 

11. Banksy, Vajza me tullumbac,
2002
 

Ky
artist ikonik grafiti i dit
ëve të sotshme u
shfaq për herë të parë në Urën Waterloo në Londër, megjithëse që prej atëherë
ajo është lyer s
ërish. Kjo
vepër është kryer disa herë në mbështetje të fushatave t
ë ndryshme politike, dukshëm kriza e
refugjatëve sirianë në vitin 2014. Në vitin 2018, një kopje në kornizë e veprës
u copëzua spontanisht gjatë një ankandi tek Sotheby falë një këshille që vetë
Banksy kishte instaluar në kornizë. Ai e ri-titulloi vepr
ën e coptuar, “Dashuria është në një Kosh”. Gruaja që kishte blerë
printimin për një çmim rekord vendosi që të vijonte me shitjen.

 

12. Tracey Emin, Krevati im, 1998 

“Krevati
im”, siç tregohet nga emri, është rindërtimi i krevatit të parregulluar të
artistes. Tracey
Emin
shpjegon që kjo ide i erdhi pas një periudhe të gjatë
depresioni të shkaktuar nga marrëdhëniet e vështira dhe alkoolizmi. Pasi mori
veten nga depresioni, ajo ishte neveritur nga plehrat që ishin grumblluar në dhom
ën e saj dhe vendosi që ta ekspozonte atë.
Vepra u nominua për Çmimin “Turner”, e cila shkaktoi një debat të madh nëse diçka
e tillë mund të kualifikohet si art apo jo.  

 

13. Roy Lichtenstein, Shiko Mickey, 1961 

Me “Shiko
Mickey”, Roy
Lichenstein
përfaqësoi një skenë dhe stil që i përket kulturës pop për
herë të parë në karrierën e tij, ky ishte një hap që do të kthehej në firmën e tij.
Rindërtimi nga ana e tij e nj
ë skene paraekzistuese, ka bërë që shumë ta përshkruajnë veprën
e tij si një fyerje për artet e bukura. Pavarësisht këtyre, stili i tij unik u
bë i fmashëm. Sot, ai konsiderohet si një pararendësit e lëvizjes së Artit
Pop. 

 

14. Takashi Murakami, Top Luleje,
2002
 

Fillimisht
Murakami
u trajnua në artin tradicional japonez të Nihonga-s, përpara se të frustrohej
nga elitizmi i asociuar me këtë gjini. Ai shpiku termin “super e sheshtë” në
fillim të viteve 2000 për të përshkruar trashëgiminë e artit 2D në kulturën
japoneze nëpërmjet një trashëgimie të gjatë të anime-ve dhe manga-ve japneze,
por gjithashtu për të adresuar shoqërinë japoneze të pasluftës.

 

15. David Hockney, Portret i një
artisti (Pishinë me dy figura), 1972
 

E
konsideruar si në nga veprat më të shtrenjta të artit nga një artist i gjallë që
është shitur ndonjëherë në ankand, “Portreti i një Artisti” është një nga pjesët
më ikonike nga David
Hockney
. Vepra është krijuar duke përdorur dy fotografi që janë
inskenuar nga artisti. Varianti i parë i veprës është shkatërruar. Megjithatë,
një variant i dytë u ripikturua për dy javë në vitin 1972.   

 

16. Dorothea Tanning, Dera 84, 1984 

Kjo
vepër nga Dorothea
Tanning
shënon fillimin e një evolucioni dhe kalimin e surrealizmit
figurativ në kompozime më abstrakte falë penelatave të lirshme, dinamike dhe ngjyrave
të ndezura. Artistia e krijoi këtë vepër me bojra vaji dhe një segment dere. Kjo
nuk ësht
ë n
nga veprat më të mirënjohura të artistes. Në fakt, artistia u bë veçanërisht e
famshme për veprat e saj “Ditëlindja” (1942) dhe “Eine Kleine
Nachtmusik” 
(1943).

 

17. Jeff Koons, Qen Tullumbace,
1994
 

Ish
tregtari i Wall Street-it, Jeff
Koons
, është një figurë shumë e diskutueshme në botën e artit. Ai ka
deklaruar që nuk ka asnjë kuptim të thellë pas veprave të tij. Për më tperë, ai
përdor një punishte për të sjellë në jetë vizionet e tij. Rrjedhimisht, ai nuk
i krijon vetë veprat e tij. Për këto arsye, shumë pyesin nëse veprat e tij mund
të konsiderohen me të drejtë si art. Qentë e tij tullumbace metalike janë disa prej
veprave të tij më të njohura.

18. Marc Chagall, tavani i Operas
Garnier të Parisit, 1964
 

Tavani
i Operas Garnier në Paris është sigurisht një nga veprat më të famshme nga
Chagall. Ajo ka qenë shumë e disktuar që nga krijimi i saj deri në hapjen
zyrtare në vitin 1964. Në fakt, panelet e ndryshme u mblodhën nën mbrojtjen e
rojeve ushatarke. Kjo pjesë vibrante konsiderohet se reflekton statusin e
Chagall-it si “një nga piktorët më të mëdhenj të kohës sonë” dhe përmban
referenca ndaj kompozitorëve dhe artistëve të famshëm në histori.

 

19. Frida Kahlo, Autoportret, 1948 

Ky
autoportret goditës ishte e fundit q
ë pikturoi Frida Kahlo.
Autoportreti ësht
ë e
vetmja vepër arti e krijuar nga artistët gjatë vitit 1948 për shkak të përkeqësimit
të gjendjes shëndetësore. Në këtë vepër, Frida Kahlo ka veshur një konstrum
tradicional të Tehuanas me një qafore të zbukuruar rreth qafës së saj dhe që zëvendëson
sfondin e saj të zakonshëm të zbukuruar dhe natyral. Mprehtësia edhe shprehia e
fytyrës së saj theksojnë emocionin.

 

20. Lucian Freud, Reflektim, 1985 

Lucian
Freud
njihet për paraqitjet e tij figurative. E gjithë vepra e tij është
autobiografike dhe të gjitha autoportretet e tij janë bërë me ndihmën e
pasqyrave. Kjo vepër ësht
ë një
shembull i përsosur i stilit artistik të krijuesit të saj: çdo linjë, çdo
defekt i fytyrës së tij dhe e lëkurës janë të dukshme. Nipi i psikologut Sigmun
Freud konsiderohet nga shumë si një artist që i portretizon subjektet e tij në
një mënyrë brutale. Rrjedhimisht, ai i ofron publikut një shikim të shpejtë në
mendjet dhe në botët e tyre.

 

21. Sophie Calle, Kujdesu për veten, 2007 


vitin 2007, i dashuri i Sophie
Calle
i dha fund marrëdhënies së tyre me një e-mail. Letra mbyllej
me fjalët “Kujdesu për veten”. Pak kohë më vonë, artistia ia shpërndau këtë e-mail
107 grave, të zgjedhura për profesionin e tyre, dhe i kërkoi atyre që të
interpretonin fjalët e tij. Përgjigjet përfshin
ë kritika gjuhësore, anliza ligjore,
interpretime vallëzimi, kodime etj. Përgjigjet e ndryshme u soll
ën së bashku në këtë eksplorim të jashtëzakonshëm
të marrëdhënieve dhe vulnerabilitetit.

 

22. Antony Gormley, Ëngjëlli i
Veriut, 1998
 

Anthony
Gormley
njihet për statujat e tij antropomorfike. Shpesh ato bazohen
tek derdhjet e vetë trupit të tij. “Ëngjëlli i Veriut” është vepra më e njohur
nga ky artist. Statuja ndodhet në Gateshead në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është
realizuar për katër vjet dhe për ndërtimin e saj jan
ë shpenzuar 800,000 paundë. Krahët janë
pak të anuara nga brenda, duke sugjeruar një përqafim. Për më tepër, skulptura
synonte përfaqësimin e kohës që kalon.    

 

23. Ai Weiwei, Duke kujtuar, 2009 

Artisti
kinez Ai
Wei Wei
e krijoi këtë pjesë goditëse si një homazh ndaj fëmijëve
viktima të nj
ë tërmeti.
Ajo kishte ndodhur në vitin 2008 në provincën e Sichuan-it. Veçanërisht shkatërruese,
katastrofa natyrore shembi shumë shkolla. Ato ishin të ndërtuara keq, dob
ët dhe çuan në vdekjen e shumë fëmijëve.
Kjo vepër e madhe është kompozuar nga 9,000 çanta studentësh. Shikuesi mund të
lexojë gërmat kineze “Ajo jetoi e lumtur në këtë botë për shtatë vite”. Kjo
fjali është një thënie nga një nënë që vajtonte për fëmijën e saj të humbur.  

 

24. Francis Bacon, Tre studime të
Lucian Freud, 1969
 

E
shitur në vitin 2013, ky triptik u kthye në veprën më të shtrenjtë të artit të
shitur nga një artist britanik. Ajo përfaqëson mikun e artistit dhe rivalin e
tij, Lucian Freud. Ngjyra e skemës është dinamike. Francis Bacon thekson rëndësinë
e të mosndarit të tre studimeve.

 

25. Mark Rothko, Portokalli, e
kuqe, e verdhë
1961
 


vitin 2012, “Portokalli, e kuqe, e verdhë”, mundi rekordet në një ankand gjatë
shitjes së saj. I njour për gjeometrinë, asbtraktet dhe ngjyrat vibrante, Mark
Rothko është kritikuar po aq shumë saç është vlerësuar. Rothko ka realizuar
piktura me përmasa shumë të mëdha. Për artistin, vepra e tij duhet të jetë
“shumë intime dhe njerëzore”. Ai i rekomandonte shikuesit që të qëndronin 18
metra larg nga këto vepra për të përjetuar plotësisht intimitetin dhe
transhendencën ndërmjet veprës dhe audiencës.

Imazhi 1: Një burrë duke studiuar një nga Pikturat me Pika
Damien Hirst

Imazhi: Andy Warhol, Kanaçet me Supa Campbell, 1962

Imazhi: Louise Bourgeois, Maman, 1990 

Imazhi: Jackson Pollock, Ritëm Vjeshte, 1950

Imazhi: Nijdeka Akunyili Crosby, Unë ende përballem
me ty, 2015

Imazhi: Damien Hirst, Pamundësia Fizike e Vdekjes dhe Mendja
e një të Gjalli, 1991

Imazhi: Cecily Brown, Vajza që kishte gjithçka, 1998

Imazhi: 14. Yayoi Kusama, Dhoma e Pasqyrave të
Pafundësisë, 1965

Imazhi: Keith Haring, Pa titull, 1982

Imazhi: 12. Jean-Michel Basquiat, Pa titull, 1981

Imazhi: Jenny Saville, E mbështetur,
1992

Imazhi: Banksy, Vajza me tullumbac, 2002

Imazhi: Tracey Emin, Krevati im, 1998

Imazhi: Shiko Mickey e Roy Lichtenstein, 1961

Imazhi: Takashi Murakami, Top Luleje, 2002

Imazhi: David Hockney, Portret i një artisti (Pishinë me dy figura), 1972

Imazhi: Dorothea Tanning, Dera 84, 1984

Imazhi:
Jeff Koons, Qen Tullumbace, 1994

Imazhi: Marc Chagall, tavani i Operas Garnier të Parisit,
1964

Imazhi: Frida Kahlo, Autoportret, 1948

Imazhi: 13. Lucian Freud, Reflektim, 1985

Imazhi: Sophie Calle, Kujdesu për veten, 2007

Imazhi: Antony Gormley, Ëngjëlli i Veriut, 1998

Imazhi: Ai Weiwei, Duke kujtuar, 2009

Imazhi: Francis Bacon, Tre studime të Lucian Freud, 1969

Imazhi: Mark Rothko, Portokalli, e kuqe, e verdhë, 1961

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/get-inspired/25-works-of-contemporary-art-you-need-to-see/

Përzgjodhi dhe
përktheu – Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty