ARTARTISTËT ME SHIJE...Jean-Michel Basquiat, Yayoi Kusama, Keith Haring, David...

ARTISTËT ME SHIJE…Jean-Michel Basquiat, Yayoi Kusama, Keith Haring, David Hockney, Joseph Beuys, Louise Nevelson, Salvador Dali, Eva & Adele

-

Nga REVISTA ARTSPER  

 

Artistët rrethohen nga shumë mite, qeniet misterioze me shpirt
endacak. Artist bohemian, artist i mallkuar, artist neurotik…një artist e ka
të vështirë t’i ‘heqë qafe’ këto percpetime që iu ngjiten atyre. Megjithatë, një
artist është më shumë se sa kaq! Midis shumë gjërave të tjera, ai mund të jetë
ndonjëherë një fashonist i vërtetë! Artsper iu prezanton me artistët tuaj të
preferuar nga një kënd i ndryshëm…stili dhe mode!

 

JEAN-MICHEL BASQUIAT

 

Jean-Michel
Basquiat
 ishte një ikonë e vërtetë e modës! Ai ishte një fans i
madh i Comme des Garçons dhe ishte një nga modelet e tyre në vitin 1987. Një
admirues i stilit nëntokësor të ngritur nga dizanjeri i modës Issey Miyake,
artisti, i njohur për pikturat e tij figurative, njihet gjithashtu për veshjen
e tij mospërfillëse dhe disi rebele. Ndërmjet xhaketave prej lëkure, këmishave me
përmasa të mëdha dhe kostumeve disi të lirshme, në themel Basquiat ishte një ‘dandy’
i vërtetë!

 

YAYOI
KUSAMA

 

Shpesh e
asociuar me motivet nga arti i saj psikedelik dhe pamor, fustanet e Yayoi Kusama spikaten nga
turma! Ngjyra të ndezura, prerje të drejta, modele me pika të mëdha ose të
vogal…artistia japoneze di se si të tërheqë vëmendjen tuaj! Fokët e saj janë
gjithashtu shumëngjyrëshe. E kuqja e thëllë dhe prerja me saktësi mjeshtërore,
janë gjithashtu vulat e artistes.

 

RENÉ MAGRITTE

 

A mund
ta vizualizoni veprën “Biri i Njeriut” nga Rene Magritte? Personi në këtë pikturë
ka veshur një kapele republike, një pallto të gjatë të zezë dhe një krevatë të
kuqe. Me fjalë të tjera…Ky është petku i vërtëtë i një piktori! Kjo veshje e
njëjtë është e pranishme në shumë nga pikturat e Magritte. A pikturon ai
vetveten? Ndoshta. Pikturat surrealiste të Magritte janë kaq misterioze saqë
mund të rrëmbeheni me lehtësi prej tyre duke menduar për to!    

 

KEITH
HARING

 

Një produkt i vërtetë i viteve 80-të, Keith Haring dhe arti i
tij nuk ka nevojë për prezantim. Por për stilin e tij? Personazhet dhe motivet
që ai vizaton përshkojnë muret e qyteteve, metrotë, magazina, ‘
skateboard-et’…por
gjithashtu edhe veshjet që ai vesh. Stili që ai adopton është një reflektim i
kohës në të cilën ai jetoi: atlete me qafa të gjata, xhinse disi të zbehura,
dhe si miku i tij Basquiat,
xhaketë lëkure! Haring nuk është parë kurrë vërdallë pa një aksesor të veçantë
ikonik: një palë syze të rrumbullakëta.         

 

DAVID
HOCKNEY

 

Një legjendë
në historinë e artit, David Hockney ka lënë
gjithashtu padyshim gjurmën e tij në botën e modës! Me stilin e tij të pamundshshëm,
megjithëse ndonj
ëherë pak klishe, artisti ka frymëzuar dhe
vazhdon të frymëzojë krijuesit më të mëdhenj. Në fakt, ai vetë ka thënë: “Përvetësoni
një stil ashtu siç e shikoni ju m
ë të përshtatshme. Si një hajdut llafazan,
vidhni çka pëlqeni në mënyrë që stili juaj të mos jetë i ngurtë…ky është
kurthi.” Ndërmjet motiveve të konfuzuara të xhamave të rrumbullakët, një xhaket
ë
Princit
t
ë Uellsit, dhe një krevatë, Hockney ka një stil në imazhin e
artit të tij: i paharrushëm.   

   

JOSEPH
BEUYS

 

Shajaku…materiali
i preferuar i Joseph Beuy! Arti dhe
stili i tij janë plot me këtë material. Për më tepër, kjo
është e
lidhur intimisht
me përvojën personale të artistit, i cili, pas një përplasje me aeroplan në
Krime i mbijetoi të ftohtit duke mbështejllur veten me shajak. Pas kësaj,
artisti nuk u nda kurrë nga ky material, madje edhe për veshjet e tij të përditshme
të përbëra nga kapele dhe kostum.

 

LOUISE
NEVELSON 

 

Nëse Louise Nevelson njihet në
botën e artit për skulpturat e saj që janë në të njëjtën kohë monumentale,
masive dhe poetike, ajo ësht
ë gjithashtu e njohur në botën e modës për
veshjet e saj! Gjithmonë e mbajtur, artistia ukrainase është veçanërisht e
famshme për çallmat dhe palltot e saj (disi) të mëdha të qëndisura.  

 

SALVADOR
DALI

 

Artisti
surrealist Saldavor Dali është rrethuar nga arti dhe moda gjatë gjithë jetës së
tij. Ai pati takime të shumta me dizenjueset më të mëdhaja të modës, të tilla
si Coco Chanel dhe Elsa Schiaparelli. Ai mori gjithshtu pjesë me këtë të fundit
në krijimin e kapaleve, duke përfshirë të famshmen Chapeau-Soulier (1936).
Në vitin 1945, ai punoi gjithashtu në bashkëpunim me Christian Dior. Lidhur me
vetë stilin e tij, piktori thuajse aktronte edhe vetë. Mustaqe eksentrike,
xhaketa prej kadifeje, jelekë me modele…kudo ku ai shkonte, Dali spikaste.

 

EVA
& ADELE

 

A i njihni
Eva and Adele, “binjaket hermafrodite”? Këto dy banore të Berlinit janë me të vërtetë
vepra të gjalla arti! Ndërsa, përpiqen për të luftuar për një botë neutrale
ndaj gjinisë, ku nuk do të ketë më paragjykime, dy gratë varen shumë nga
veshjet e tyre për ta bërë zërin e tyre që të dëgjohet. Dredhka, ngjyra të ndezura,
koka të rruara, tualet të rëndë, materiale të çmendura, dhe motive ‘kitsch’…e
pamundur të mos t’i dalloni…

 

(Imazhi 2: Yayoi Kusama, dritarja e dyqanit Louis Vuitton, 2012/2015)

 

(Imazhi 5: David Hockney për Robert Mapplethorpe, 1976)

 

(Imazhi
9: ©Larry Weidel )

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/artists-style/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.
 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty