ARTArt AbstraktKur bien pemët e mëdha nga Maya Angelou

Kur bien pemët e mëdha nga Maya Angelou

-

Kur bien pemët e mëdha

Shkëmbinjtë në distancë, kodrat rrënqethen
Luanët ulen poshtë
Në lëndina të gjata
Edhe elefantët madje
Rendin pas sigurisë
Kur bien pemët e mëdha
Në pyje
Gjërat e vogla tërhiqen në heshtje
Shqisat e tyre
Gërryhen përtej frikës
KUR VDESIN SHPIRTRAT E MËDHENJ
AJRI RRETH NESH BËHET
I LEHTË, I RRALLË, STERIL
Ne marrim frymë, shkurimisht
Sytë tanë, shikojnë
Shkurtimisht
Me një qartësi të dhimbshme
Kujtesa jonë, papritur mprehet
Heton
Gërmis fjalët e mira
Të pathëna
Ecjet e premtuara
Që su bënë kurrë
Shpirtrat e mëdhenj vdesin dhe
Realiteti ynë, i lidhur me to
Ndahet prej nesh
Shpirtrat tanë
Varen nga natyra e tyre
Tani tkurren, fishken
Mendjet tona, të formuara
Dhe informuara nga rrezatimi i tyre
përmbysen
Ne nuk jemi edhe aq të çmendur
Por të nënshtruar ndaj injorancës së pashqiptuar
Të shpellave të terrta, të ftohta
Dhe kur vdesin shpirtrat e mëdhenj
pas një farë kohe çerdhon paqja
Ngadalë dhe gjithmonë
Në mënyrë të parregullt
Hapësira mbushet me
Një lloj vibrimi elektrik
Shqisat tona, të restauruara
Që nuk do të jenë më kurrë të njëjtat
Na pëshpërisin
Ato ekzistonin. Ato ekzistonin.
Ato mund të jenë. Të jenë dhe të jenë më mirë
Sepse ato kanë ekzistuar.

Kur bien pemët e mëdha nga Maya Angelou

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Abstraktes Bild, 1992, Gerhard Richter

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty