ARTArt KonceptualNJË GUIDË E SHKURTËR E ‘ARTE POVERA’ - Një...

NJË GUIDË E SHKURTËR E ‘ARTE POVERA’ – Një udhëtim intelektual tërësisht i ndryshëm apo një model intelektual?

-

 

Nga REVISTA ARTSPER  

 

Ndërkohë që, lëvizja e Artit Pop gëzonte
suskes të madh, një grup artistësh italian filluan një udhëtim intelektual tërësisht
të ndryshëm…’arte povera’ apo arti i “varfër”. Në refuzimin e tyre për të
ngjizur vepra arti si produkte, këta artistë themeluan praktika të reja artistike
të cilat do të frymëzonin artin konceptual. Më shumë si një “qëndrim” se sa si
një lëvizje arti, ‘arte povera’ synon të sfidojë industrinë kulturore të krijimit
të veprave të artit me materiale të “varfra”, të cilave iu është hequr çdo
gjurmë e kulturës së konsumit në masë. Një pamje e përgjithshme e kësaj shkolle
radikale mendimi nëpërmjet katër veprave emblematike arti.    

 

HAPI 1: PËRDORIMI I MATERIALEVE
JETËSHKURTRA

 

Karakteristika më e dukshme e ‘arte
povera’ konsiston në përdorimin e materialeve të  “varfra”: natyrale apo të ricikluara dhe tërësisht
të prishshme. Rërë, kripë, kafe, bimë, kafshë, katran, litar, qymyr, pambuk – e
thënë shkurt bimët, kafshët dhe mineralet – kthehen në një lëndë të re nga të
cilat do të kompozohen pjesë të përkohshme arti, që evolojnë me kohën.    

 

Kjo vepër zhvillohet rreth kontrastit ndërmjet
blloqeve të granitit, që i rezistojnë sprovës së kohës, dhe marulja, si një
simbol i gjallërisë dhe element i prishshëm. Për të ruajtur ekuilibrin e brishtë
ndërmjet këtyre të dyjave, është e nevojshme që të ndryshojmë marulen që e bën
skulpturën fillestare tërësisht të përkohshme.

 

HAPI 2: KRIJIMI I NJË MËNYRE ARTIZANLE
NË MOS ARKAIKE

 

Për të pasur një marrëdhënie të thjeshtë
dhe kështu të vërtetë të këtyre materialeve, artisti nuk duhet të detajojë, por
në vend të kësaj t’i prezantojë ato në mënyrën më të dukshme të mundur. Çështja
nuk është më ndërtimi i një skene dhe as interpretimi i realitetit, por për t’u
identifikuar më të vërtetë me të. Nga një këndvështrim i jashtëm, kjo dëshirë për
të përdour teknika artizanale rezulton në pjesë me një kompozim disi direkt. Kjo
nuk përjashton përdorimin e materialeve teknologjike të tilla si neon, për sa
kohë që ato i mundësojnë audiencës dhe artistit identifikimin me realitetin.

 

Për të realizuar këtë skulpturë, Penone
ka lënë gjurmën e tij në terrakotë, duke nxjerrë teknika dhe materiale po aq të
vjetra sa njeriu…Kjo vazo është pejsë e një serie me 6 pjesë që synojnë të
eksplorojnë marrëdhënien e skulptorit me veprën e tij.   

 

HAPI 3: “JETONI NË ART”

 

Në vend të “bërjes së artit”, çështja është
që ta jetojmë atë në një mënyrë të tillë saqë kufiri ndërmjet artit dhe jetës së
përditshme të zhduket. Objekti këtu është që audienca i qaset një objekti arti siç
do të bënte me komponentët e tij në jetën e përditshme. Të devotshmit e ‘arte
povera’ i kanë krijuar disa nga veprat e tyre të artit në hapësirat natyrale,
siç ka bërë shumica e atyre të lëvizjes së Artit të Tokës që po formësohej në të
njëjtën kohë.  

 

Një pirg me disa veshje më shumë apo më
pak të pista dhe një kopje e Venusit: Pistoletto përdor një nga objektet më të
zakonshme të jetës së përditshme, veshjet, të gërshetuara me një objekt që
simbolizon artin antik dhe artet e bukura, art, për të na bërë të mendojmë për
këto të dyja. Kështu, duke u përballur me këto 2 elementë, ai ia del që të fshi
çdolloj kufiri ndërmjet artit dhe jetës së përditshme.

 

HAPI 4: SJELLË PËRPARA PROCESIN KRIJUES
SESA VETË OBJEKTIN

 

Objekti i artit nuk është më i shenjtë:
më shumë vëmendje i kushtohet asaj që e rrethon atë dhe procesit të mendimit të
artistit. Cilësia e veprës nuk është më një shqetësim, duke i lejuar artit që të
ripërkufizohet me një funksion të ri.

 

Procesi krijues i kësaj vepre arti, që është
të pastrojë dhe llustrojë një pjesë të dyshemesë për ta mbuluar atë më pas me
gazetë për ta lënë të thahet, është shumë më e rendësishme sesa rezultati përfundimtar.
Këtu, objekti i Fabro-s është ngritja e një veprimi të përditshëm, më tej një
veprim nga punët e shtëpisë, në rangun e arteve të bukura.

 

Në misionin e tij ambicioz dhe revolucionar
për të ndryshuar natyrën e artit, ‘arte povera’ vendos në pikëpyetje më shumë
sesa një dorë konsideratash estestike sa edhe funksionale që lidhen me objektin
artistik. Veprat e artit të ‘arte povera’ ende kritikohen shumë nga disa që e
shikojnë atë si një model intelektual…Megjithatë, ky i ashtuquajtur arti i
varfër vlen sa ari për shumë nga pasardhësit e tij!

 

(Imazhi 1: Giovanni Anselmo, Struktura që
ha, 1968)

 

(Imazhi 2: Giuseppe Penone, Soffio 6,
1978)

 

(Imazhi 3: Michelangelo Pistoletto,
Venusi i qilimave, 1967)

 

(Imazhi 4: Luciano Fabro, Tautologjia e
dyshemesë, 1967)

 

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/lifestyle/user-guide-arte-povera-4-works/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.
 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty