ARTArt AbstraktNJË VEPËR E HERSHME DHE NJË VEPËR E VONË...

NJË VEPËR E HERSHME DHE NJË VEPËR E VONË NGA…GERHARD RICHTER

-

Nga REVISTA ARTSPER

 

Afrimet dhe largimet e tij ndërmjet abstraksionit dhe
figuracionit dhe mjeshtërisë së tij teknike mbi materialin e pikturës e bëjë atë
një nga artistët e gjallë më të shtrenjtë në treg. Artisti ende e përdor pikturën
si një medium, por teknika dhe shkalla e tij kanë ndryshuar tërësisht përgjatë
viteve.

 

Gjatë vitit të fundit të studimeve të tij në Shkollën e
Artit në Dresden, ku studimet klasike dhe ato akademike ishin kyçe dhe studimet
dhe vizatimet ditore të natyrës konsideroheshin si kulmimi i gjenive artistik,
Richter-i i ri mori një porosi nga ‘Deutsches Hygienemuseum’, mbi tematikën gëzimi
i të jetuarit (Lebensfreude). I mirëpritur shumë mirë nga zyrtarët e muzeut, vepra
u përshkrua si “një festim i gëzueshëm i një sistemi socialist të çliruar nga
fashizmi”. Kjo vepër është esktremisht konvencionale dhe pa besim, figurat njerëzore
janë të fuqishme, fëmijët kryejnë aktivitete të shëndetshme dhe grupi në të
majtë, në sfond të parë, evokon disi pikturën ‘Dejeuner sur l’herbe’ të
Manet-it. Gjithçka përhap një influencë akademike nga e cila Richter-i është
ende ekstremisht i varur. Piktori nuk është i interesuar për të nxjerrë jetesën
nga porositë, dhe shumë shpejt ai do të distancohet nga stili i tij i hershëm.

 

Karriera e Richter-it u festua në vitin 2011 nga një
retrospektivë në Qendrën Pompidou dhe ai u shpall si një artist i madh figurativ
i viteve 1980; Artisti është thuajse 90 vjeç dhe shekulli i 21-të shënjon
kalimin e tij drejt abstraksionit në praktikën e tij. Seria e ‘Cage’ nga viti
2006 është padyshim arritja e tij abstrakte më e bukur. Ato u prodhuan si një
tribut ndaj kompozitorit amerikan John Cage, që artisti nuk e ka takuar kurrë;
në vitin 2004 ai dekalroi në një intervistë se “Janë shumë në stilin e Cage i
cili ka thënë: Unë nuk kam asgjë për të thënë, dhe unë po e them këtë. Unë kam
menduar gjithmonë se kjo është një shprehje e mrekullueshme. Kjo është shprehja
më e mirë që ne kemi për të qenë në gjendje që të ecim përpara”. Edhe nëse do të
mendonim se talenti i Richter-it ka shkuar dëm dhe është zvetënuar nga edukimi
i tij artistik, artisti, falë dëshirës së tij të pangopur për të eksploruar
gjuhën e pikturës, ka qenë në gjendje që të rishpikë punën e tij, dhe sot ai është
ende një nga pararendësit e artit bashkëkohor.

 

(Imazhi
1: Lebenfreude,
 1956)

 

(Imazhi
2: Cage,
2006)

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/an-early-and-a-late-work-by-gerhard-richter/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty