FOTOGRAFIDora MaarPablo Picasso me djalin e tij Claude tek Golfe-Juan,...

Pablo Picasso me djalin e tij Claude tek Golfe-Juan, gusht 1948, fotografuar nga Robert Capa

-

Ne moshen 21 vjecare, Francoise Gilot u takua me Pablo Picasso-n, 61 vjec. Picasso e pa per here te pare Gilot ne nje restorant ne pranveren e vitit 1943. E dashura e tij, Dora Maar, u shkaterruar kur mesoi se Picasso po e zevendesonte ate me nje artiste shume me te re. Pas takimit te Picasso dhe Gilot, ajo filloi te jetonte me te ne vitin 1946. Ata kaluan thuajse dhjete vite bashke, dhe ato vite u rrotulluan rreth artit. Ai pikturoi Gruan Lule, atehere miku i tij i vjeter Matisse, e pelqente Gilot, deklaroi se do te krijonte nje portret te saj, ku trupi i saj do te ishte blu e zbehte dhe floket e saj te gjelbra si gjethe.

Nga disa historiane arti besohej se marredhenia e Gilot me Picasso-n eshte ajo qe nderpreu karrieren e saj artistike. Kur Gilot e la Picasso-n, ai i tha te gjithe tregtareve te artit qe te mos ta blinin artin e saj, ndersa vete Gilot eshte shprehur se vazhdimi i identifikimit te saj ne lidhje me Picasso-n “e demton ate shume si nje artiste”.

Picasso dhe Gilot nuk u martuan kurre, por ata paten dy femije bashke sepse ai premtoi se do t’i donte dhe do te kujdesej per ta. Djali i tyre, Claude, lindi ne vitin 1947, dhe vajza e tyre, Paloma, lindi ne vitin 1949. Gjate 10 viteve te tyre se bashku, shpesh Gilot sulmohej ne rruget e Parisit nga gruaja ligjore e Picasso-s, Olga Khokhlova, nje ish balerine ruse, dhe vet Picasso ka abuzuar fizikisht me te gjithashtu. Ne vitin 1964, njembedhjete vite pas ndarjes se tyre, Gilot shkroi librin “Jeta me Picasso-n”, nje liber qe shiti mbi 1 milione kopje ne dhjetra gjuhe, pavaresisht nje sfide ligjore te pasukseshme nga Picasso ne perpjekje per te ndaluar publikimin e librit. Nga andej e tutje, Picasso refuzoi qe te shikonte me Claude dhe Paloma. Te gjitha fitimet nga libri u perdoren nga Claude dhe Paloma per te ndertuar ceshtjen e tyre per t’u bere trashegimtaret ligjore te Picasso-s.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty