ARTPIONERËT E EKSPRESIONIZMIT (PJESË E HISTORISË SË PIKTURËS EKSPRESIONISTE)...

PIONERËT E EKSPRESIONIZMIT (PJESË E HISTORISË SË PIKTURËS EKSPRESIONISTE) (1880-1930)

-


PIONERËT
E EKSPRESIONIZMIT

HISTORIA
E PIKTURËS EKSPRESIONISTE (1880-1930)

 

Neo-Impresionizmi & Georges
Seurat
, Paul Gauguin,
Vincent
Van Gogh
 

 

Premtimet
mbi të cilat u mbështet evolucioni i lëvizjes ekspresioniste, qartësohet më
shumë kur mendojmë për Seurat, Gauguin dhe Van Gogh.  

 

Georges
Seurat
 (1859-1891) kishte një mendje të fuqishme dhe llogjike
e cila nuk kënaqej nga spontaniteti i Claude Monet (1840-1926) dhe analizat e
tij të dritës mbështeteshin vetëm tek instikti. Kështu, ai  kërkonte që të krijonte një lloj të ri
Impresionizmi – Neo-Impresionizmin – nëpërmjet një metode të çlirimit të
ngjyrës nga substanca, duke përdorur ngjyra të pastra të spektrit për të
arritur ‘pikturimin e dritës në ngjyrë’. Hetimi sistematik nga ana e tij e
teorisë shkencore të ngjyrës në pikturë dhe analizat e dritës, dhe studimin e
kontrasteve të njëpasnjëshme të ngjyrës e cuan atë tek një zgjidhje
surprizuese: ngjyrat nuk përziheshin më në paletë; por kjo arrihej tek syri i
spektatorit. Rrjedhimisht, ngjyrat e pastra të spektrit pikturoheshin në pika
të vogla afër njëra-tjetrës në telajo – një teknikë e quajtur Pointilizëm. Ato
bashkohen në retinën e vëzhguesit, i cili është majaftueshëm larg nga piktura.
Rëndësia për gjeneratën pasuese të Neo-Impresionistëve ishte përdorimi i pastër
i ngjyrave nga ana e tyre si një mjet shprehjeje.

 

Paul Gauguin (1848-1903) gjithashtu kishte hapur shteg të
ri krijues. Pika e tij e fillimit, Impresionizmi, mbetej shumë afër natyrës për
të. Ai shkroi se Impresionistët “neglizhojnë kuptimin sekret të mendimit. Arti
është abstragim; ju e merrni atë nga natyra ashtu siç e ëndërroni atë.” Gauguin
po përpiqej që t’i rikthente kuptimin pikturës, në pikturat e figurave të tij,
të cilat mund të interpretoheshin si imazhe universale të ekzistencës
njerëzore. Tek Shkolla e Pont-Aven në Brittany, ku ai formoi një grup
primitivësh, dhe më vonë në Detet Jugore, Gauguin po kërkonte përvojën kryesore
për të arritur shprehjen e vërtetë. Për këtë arsye, ai ishte thellësisht i
interesuar tek arti primitiv dhe folklori dhe studioi printimet japoneze në dru
të Ukiyo-e që ishin atëherë në modë.

 

Si
pasojë e stimujve të tillë ai evoloi një stil arti dekorativ, i cili në pjesën
më të madhe i braktiste teknikat iluzioniste dydimensionale për përvojën portretizuese.
Tek Pont-Aven, ai dhe
Emile
Bernard
 (1868-1941) zhvilluan dy teknika,
Sintetizmin (rreth 1888-94) dhe Kloisonizmin (rreth 1888-94), ku ngjyra
aplikohet sheshtazi (që do të thotë, me pak zona të hejëzuara apo çdo lloj modelimi
3D), duke aderuar me kujdes në zonat e imazhit të paraqitur, dhe që mbahet së
bashku nëpërmjet kontureve të vizatuara rëndshëm, në stilin e xhamave të
pikturuar. Një stil vizatimi i sheshtë dhe ritmikisht dekorativ ishin elementët
aktivë, si edhe bindja e Gauguin-it (jo ndryshe nga ajo e Kandinsky-t dhe Kupka-s)
që harmonitë e toneve të ngjyrës në pikturë kishin homoleoget e tyre tek
harmonitë e muzikës. Kështu, ky vlerësim për rëndësinë psikologjike të ngjyrës mundësoi
një ide mbi kuptimet pa nevojën për përshkrimin ‘letrar’.

 

Vincent
Van Gogh
 (1853-90) ishte prezantuar me të
dy, Seurat dhe Gauguin në vitin 1886 nga vëllai i tij Teo. Ai i detyrohej atyre
për shumë dije thelbësore rreth fuqisë shprehëse të ngjyrës dhe linjës së
pastër. Për më tepër, pikënisja e tij nuk ishte ajo e llogaritjes artistike,
por e nevojës ekzistenciale. Për Van Gogh-un, pikturimi ishte e vetmja mënyrë e
mundshme për shprehjen e dashurisë së tij ekstazike për njeriun dhe për gjërat.
Ai e ekspozoi vetveten drejpërdrejtë ndaj bashkimit me objektet, për të
penetruar magjepsjen e botës së jashtme dhe ferrin e një realiteti tjetër, të
zbuluar tek shqetësimet më intense. Ky mesazh parqitet nëpërmjet tonit të
lartësuar të ngjyrave të tij flakëruese dhe penelatave dinamike si gjuhë
flakësh, penelata spontane e të cilit janë një reflektim i drejtpërdrejtë i
gjendjes mendore të artistit. Kompulsioni i Van Gogh-ut për ta dorëzuar vetveten
i pambrojtur ndaj botës për të përjetuar të vërtetën e tij, i konsumoi forcat e
tij në pak vite. Mënyra se si ai zgjodhi që të krijonte artin – si një
përgjigje ndaj ankthit ekzistencial dhe për të sakrifikuar jetën e tij kur
tensioni u bë i patolerueshëm – u kthye në një fat tragjik shembullor për ata
artistë që kërkuan të bashkonin jetën dhe artin në dekadën që pasoi.  

 

Piktura
1, George Seurat, Studim për një të diel në La Grande Jatte, 1884

 

Piktura
2, Paul Gauguin, Peisazh Tahitian

 

Piktura
3, Van Gogh, Natë me yje mbi Rhone

 

Burimi:
http://www.visual-arts-cork.com/history-of-art/expressionist-painting-origins.htm

 

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty