ARTE bukura dhe arti sipas Agnes Martin

E bukura dhe arti sipas Agnes Martin

-

Kur unë mendoj për artin, mendoj për të bukurën. E bukura është misteri i jetës. E bukura nuk është tek syri, por tek mendja. Në mendjen tonë ka një vetëdije për përsosmërinë. – Agnes Martin

Ne i përgjigjemi të bukurës me emocion. E bukura na dërgon mesazhe. Ne hutohemi nga këto mesazhe për shkak të shpërqëndrimeve që ato i shkaktojnë mendjes sonë. Këto mesazhe flasin rreth llojeve të ndryshme të lumturisë dhe të gëzimit. Gëzimi përfaqësohet në mënyrë të suksesshme nga Simfonia e Nëntë e Beethoven-it dhe nga Partenoni. – Agnes Martin

Të gjitha veprat e artit janë për të bukurën; të gjitha veprat pozitive e përfaqësojnë të bukurën dhe e ngrenë atë lart. I gjithë arti negativ proteston kundër mungesës së të bukurës në jetët tona. Kur vdes një trandafil i bukur, e bukura nuk vdes sepse ajo nuk është tek trëndafili. E bukura është një vetëdije e mendjes. E bukura është një përgjigje mendore dhe emocionale që ne bëjmë. Ne i përgjigjemi jetës sikur ajo të ishte e përsosur. Kur ne shkojmë në një pyll, ne nuk shikojmë pemët e kalbura të rëna. Ne frymëzohemi nga një shumësi pemësh që janë në këmbë. Ne madje dëgjojmë një heshjte kur ajo nuk është me të vërtetë e heshtur. Kur ne shikojmë një bebe të sapolindur ne themi se ai është i bukur, i përsosur. – Agnes Martin

Qëllimi i jetës është lumturia dhe ne i përgjigjemi jetës sikur ajo të ishte e përsosur, sikur ajo të ishte rruga e lumturisë. – Agnes Martin

Nuk është në natyrën e artistit që të shqetësohet për jetën, që të ndjehet përgjegjës për krijimin e një bote më të mirë. Ky është një shpërqëndim shumë serioz. E gjithë gjendja juaj drejtohet nga të jetuarit intelektual. Kjo është e padobishme në një vepër arti. E gjithë dija njerëzore është e padobishme në një vepër arti. Konceptet, marrëdhëniet, kategoritë, klasifikimet, deduktimet janë shpërqëndrime të mendjes që ne dëshirojmë ta çlirojmë nga frymëzimi. – Agnes Martin

Ka dy pjesë të mendjes. Mendja e jashtme regjistron faktet dhe mendja e brendshme thotë “po” dhe “jo”. Kur mendoni për diçka që duhet të bëni, mendja e brendshme thotë “po” dhe ju ndjeheni të ngazëllyer. Ne e quajmë këtë frymëzim. – Agnes Martin

Për një artist kjo ishte e vetmja mënyrë. Asgjë nuk mund ta ndihmojë atë. Ai duhet të dëgjojë vetë mendjen e tij. Kjo është rruga e dorëzimit. Ai duhet t’i dorëzohet vetë mendjes së tij. – Agnes Martin

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty