ARTOTTO DIX: Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj dhe...

OTTO DIX: Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj dhe më të fuqishëm të stilit satirik të pas-luftës së Ekspresionizmit Gjerman

-

Leonie, 1923, Otto Dix 

Piktori
gjerman Wilhelm Heinrich Otto Dix ka qenë një nga përfaqësuesit më të mëdhenj
dhe më të fuqishëm të stilit satirik të pas-luftës së Ekspersionizmit Gjerman,
e cila lulëzoi gjatë viteve 1920 në Berlin, Drezden, Mannheim dhe në qytete të
tjera kryesore. Shënjestra e stilit shprehës satirik, shpesh brutal të Dix-it
ishte tmerri i luftës, për të cilën ai kishe përvojë të dorës së parë dhe
shthurjet dekadente të Republikës së Vajmarit të pas-luftës. Ai ishte i
magjepsur nga shëmtia e jetës, siç dëshmon arti i portreteve të tij dhe pikturat
e zhanrit në të cilën vëzhgimet realiste karikaturohen dhe shformohen me linja
intense, detaje dhe ngjyra acide. Një anëtar i shkollës së ‘
Die Neue Sachlichkeit’ (Objektiviteti i Ri), Dix u
ndalua nga nazistët, të cilët e klasifikuan artin e tij si art të degjeneruar.
I vlerësuar si një nga piktorët më të mëdhenj ekspresionist
ë të pas-luftës, pikturat e tij të viteve 1920 konsiderohen
që të jenë disa nga pikturat më të bukura të anti-luftës në artin modern.    

 

JETA E
HERSHME

 

I
lindur në Untermhaus, Gjermani, djali i një punëtori fonderie hekuri, gjatë
rinisë së tij Dix kaloi shumë kohë në studion e kushëririt të tij, Fritz Amann,
i cili ishte një piktor. Më pas, ndërmjet moshës 15 dhe 19 vjeç, ai u trajnua në
vend nën kujdesin e artistit Carl Senff, dhe filloi pikturimin e peisazheve të
tij të para. Në vitin 1910, ai hyri në Akademinë e Arteve dhe Zejeve të
Drezdenit. Gjatë studimeve të tij ai mori pjesë në ekspozitat e veprave të
Vincent Van Gogh (1853-90)
dhe të Futuristëve, ku që të dy u kthyen në influenca madhore mbi stilin e tij
personal të pikturimit.

 

LUFTA E
PARË BOTËRORE: EFEKTI MBI ARTIN E DIX-IT

 

Dix
doli vullnetar për shërbim në ushtrinë gjermane gjatë luftës, dhe kjo përvojë
traumatike (ai u plagos seriozisht disa herë) pati një efekt të madh mbi të (ai
vuante nga përsëritja e maktheve) që u kthye në një tematikë të vazhdueshme në
artin e tij deri në vitet 1930. Pas luftës, ai mori pjesë në klasa arti në
Akademinë e Drezdenit dhe në vitin 1919 luajti një rol udhëheqës në formimin e
grupit të Suksesionit të Drezdenit – një shoqatë me artistët Ekspresionistë dhe
Dadaistë të angazhuar. Në vitin 1920, ai u takua me artistin George Grosz
(1893-1959), një bashkëpunëtor i vonë në lëvizjen e Objektivitetit të Ri; ndërkohë
që, i frymëzuar nga Dada, ai filloi të përfshinte elementët e kolazhit në
veprat e tij, disa prej të cilave ai i ekspozoi në Panairin e Dada-s në Berlin.
Më vonë, gjatë të njëjtit vit, pikturat e tij u shfaqen gjithashtu në ekspozitën
e Ekspresionistëve Gjermanë në Darmstadt.

 

Midis
pikturave më të fashme të Dix-it nga kjo periudhë: “Shitësi i Shkrepseve”
(1920, Galeria Shtetërore, Shtutgard), duke treguar një të gjymtuar të verbër
ish ushtar duke lypur dhe që injorohet nga kalimtarët; dhe “Lufta” (Der Krieg)
(1924), një grup me 50 gravura, të përshkruara më vonë si një nga deklaratat më
të fuqishme dhe më të pakëndshme anti-luftës në artin modern. Një nga pikturat
e tjera brutalisht të sinqerta të Dix-it ishte “Hendeku” (1923), e porositur për
qytetin e Këlnit. Ajo tregonte kufoma të gjymtuara, të kalbëzuara të ushtarëve,
dhe që shkaktuan një potere kaq të madhe saqë Muzeu Wallraf-Richartz i fshehu
ato pas një ekrani. Konrad Adenauer, më vonë Kancelari i parë gjerman i pas-luftës,
dhe më pas Kryebashkiak i Këlnit, e refuzoi pikturën dhe pushoi nga puna
drejtorin e muzeut. Vepra të tjera përfshijnë “Sakatët e luftës duke luajtur me
letra” (1920, Koleksion Privat) dhe “Prindërit e Artistit” (1921, Muzeu i
Artit, Bazel).

 


vitin 1923, Dix pati ekspozitën e tij të parë solo në Galerinë IB Neumann në
Berlin, dhe një vit më pas Dix u bashkua me Lëvizjen e Suksesionit të Qytetit.
Deri në këtë pikë pikturat e tij në vaj po bëheshin gjithnjë edhe më shumë
realiste dhe ai po përdorte lustra të holla boje mbi tempera nënpikturë, sipas
mënyrës së Mjeshtrave të Vjetër.

 

GRUPI
EKSPRESIONIST I OBJEKTIVITETIT TË RI

 


vitin 1925, ai mori pjesë në ekspozitën e “Die Neue Sachlichkeit” (Objektiviteti
i Ri) në Muzeun Mannheim – e cila përfshiu gjithashtu vepra nga artistët modern
të tillë si
George Grosz,
Heinrich Maria Davringhausen, Karl Hubbuch, Rudolf Schlichter, 
Max Beckmann (1884-1950),
Georg Scholz dhe të tjera – dhe filloi organizimin e një serie ekspozitash
kolektive në qytetet kryesore gjermane. Përgjatë kësaj periudhe, vepra e Dix-it
ishte shumë kritike për shoqërinë bashkëkohore gjermane, duke e çuar atë që të
nënvizonte aspektet më të ftohta të jetës urbane, të tilla si prostitucioni:
shikoni pikturën “Tutorët dhe Prostitutat” (1922, Koleksion Privat). Në të njëjtën
kohë, ai ishte një portretist jashtëzakonisht i prerë, duke përdorur linja
intense, detaje dhe ngjyra acide për të krijuar portrete të fuqishme dhe
gravura të miqve të tij. Një shekmbull i shkëlqyer është piktura “Portreti i Sylvia
von Harden” (1926, Qendra Pompidou, Paris).  

 

Në fund
të vitit 1926, Dix u emërua si mësues në Akademinë e Drezdenit, por ai vazhdoi
sulmet e tij të hidhura mbi dekadencën dhe korrupsionin e Republikës së
Vajmarit, siç ilustrohet nga triptiku i tij “Metropolis” (1928), një sulm përçmues
mbi ‘qejfet e prishura’ të kohës.

 

ART I
DEGJENERUAR

 


vitin 1933, në vijim të ngritjes së regjimit të nazistëve, ai u largua nga
pozicioni i tij i mësimdhënies, për të cilën ai u përgjigj me pikturën “Shtatë
Mëkatet Vdekatare” (1933, Galeria Shtetërore, Shtutgard), një përmbledhje
piktoreske e zërave në shfaqje në Gjermaninë e re. Me ngushtimin e kontrollit të
nazistëve, Dix u ndalua që të ekspozonte veprat e tij në publik – si
Emil Nolde (1867-1956), Paul Klee (1879–1940), Kurt Schwitters (1887-1948), Oskar Kokoschka (1885-1980), Ernst Ludwig Kirchner (1880-1938)
dhe
Marc Chagall (1887-1985)
– u etiketua art i degjeneruar. Pikturat e tij u ekspozuan në ekspozitën e
financuar nga shteti në Mynin në vitin 1937 për artin e degjeneruar dhe më vonë
u ndalua. Artisti gjithashtu u detyrua që të bashkohej me Dhomën e Rajhut për
Artet e Bukura (Reichskammer der bildenden Kuenste), një nënndarje e Ministrisë
së Kulturës së Goebbels-it (Reichskulturkammer), dhe iu kërkua që të vetëpërmbahej
tek peisazhet, por ai vazhdoi pikturat e tij alegorike duke kritikuar idealet
naziste.

 

LUFTA E
DYTË BOTËRORE DHE PASOJAT

 

Në vitin
1939, Dix u arrestua nga nazistët me akuzat për konspiracion për të vrarë
Hitlerin, por ai u lirua më vonë. Drejt fundit të luftës ai u rekrutua në milicinë
Volkssturm, u kap nga francezët dhe u lirua në fillim të vitit 1946. Pas vitit
1946, ai mbajti rangun e Profesorit në Drezden dhe Dusseldorf, dhe mori shumë
nderime nga të dyja Gjermania Perëndimore dhe Lindore. Ai gjithashtu vazhdoi të
pikturonte për shumë vite, por nuk e tejkaloi kurrë impaktin apo
origjinalitetin e pikturave të tij të para-luftës, veçanërisht ato të viteve
1920.

 

KOLEKSIONET

 

I konsideruar
si një nga piktorët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, dhe një figurë me
influencë brenda lëvizjes ekspresioniste në Gjermani, veprat e Otto Dix-it
varen në shumë nga muzetë më të mirë të Evropës, duke përfshirë: Kunstmuseum
Basle, Staatsgalerie, Shtutgard, Muzeun Kombëtartëi Artit Moderm, Qëndrën Pompidou
në Paris dhe të tjera.

Autoportret, Otto Dix 

 

Burimi:
http://www.visual-arts-cork.com/famous-artists/otto-dix.htm

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty