Celui qui ne savait pas pleurer - Nga Edit Piaf
Kjo është
historia e një djali mesatar
I cili nuk kishte qenë kurrë në gjendje të qante.
Ai nuk kishte mundësinë ta bënte këtë,
E megjithatë, do t’i kishte pëlqyer të mund të qante.
Sepse e qara të ngushëllon
Dhe ta zbut zemrën me balsam.
Por ai e kishte kaluar moshën
Kur dhimbja mund të mësohej me zemër.
Ai u përpoq të përqëndrohej aty,
Që të trazonte emocione tek vetja nga hiçi,
Por jo: ai nuk dinte se si të qante.
Dhe kjo e trishtonte.
Për të pasur atë çast
I të qenit krejtësisht i palumtur me veten,
Ai i krijoi vetes vështirësi
Dhe kështu, ai mësoi se si të përballej me këto situata,
Duke gjykuar nga e shkuara e tij.
Madje edhe ishte tunduar ta varte veten
Si për të provuar që nuk i pëlqente të qeshte.
Kur i dilnte në shteg një fatkeqësi
Ai bëhej menjëherë joshës
Por përpjekjet e tij për t’i thyer zemrën vetes ishin të
kota.
Ai nuk gjente dot një lot të vetëm.
Më pas, i ndodhi që papritur,
Një vajzë në vështirësi
Po qante si fëmijë.
Ai pa sytë e saj plot me yje,
Dhe kështu, ai qau si ajo.
Një djalë si ky nuk është diçka e zakonshme.
Ai nuk ishte si pjesa tjetër prej nesh.
Kështu, që ai të ishte i pikëlluar
Atij i duhej vuajtja e të tjerëve
Ajo vajzë ishte krejtësisht e vetme në botë,
E vetme ditën dhe natën
Dhe si për të mos mjaftuar, ajo ishte bionde,
Kështu që, ai e mori me vete.
Ai ishte i lumtur, duke qenë se, ishte ajo
Që e mësoi atij se si të qante
Por mësimi ishte shumë i bukur,
Dhe po ashtu ishte edhe vajza..dhe çdo gjë u zbeh.
Ai u ndje shumë i palumtur,
I zhgënjyer më shumë nga ç’e meritonte
Dhe çdo ditë, ai qan nga pak
Dhe tani që ai di se si të qaj, ai përfiton nga kjo.
...
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti
Comments
Post a Comment