MuzikëMuzikë FrancezeC'est toi le plus fort - Nga Edit Piaf

C’est toi le plus fort – Nga Edit Piaf

-

Ah, sa i
madh që je!

Ke një fytyrë të bukur

Dhe buzëqeshja jote ma ka rrëmbyer zemrën,

Sepse unë erdha tek ti vetë,

Pa më gjetur ti,

Jipe ti shfaqjen,

Dhe, në bulevard,

Ti ecën ti si një kafshë e bukur.

Ti shikon gratë.

Kjo më çmend, më bën xheloze

Dhe ti e di

Që kjo më lëndon

Por unë s’të them asgjë

Sepse unë të dua.

Dhe vuaj për ty

Është mirë gjithsesi.

Sepse mund të më lëndosh

Më shumë, sërish

Ndaj nuk them asgjë

Sepse ti je i fortë.

 

Sepse ti je i madh,

Unë jam e vogël

Dhe grushtat e tu

Duken të rëndë,

Unë të them gjithmonë po

Dhe ti përfiton nga kjo

Dhe unë të bindem.

Ti fiton gjithmonë.

Ah…ti nuk je mizor.

Je pak brutal

Por nuk është faji yt

Nëse ti je kështu,

Dhe pastaj

Mua nuk më pëlqejnë zënkat

Kam frikë të ndeshem.

Ne nuk ndryshojmë,

Kështu që, nuk them asgjë

Sepse të dua

Dhe sepse të bindem

Është mirë gjithsesi

Dhe meriton më mirë

E unë do ta kisha gabim.

Nuk ka asgjë më shumë sesa të shikojmë njëri-tjetrin.

Ti je më i forti.

 

Por ka ditë

Kur ti je më shumë njësoj

Kur ti je si blu

Ose kur je i mërzitur,

Kur ke nevojë të ndjesh

Se të duan

Dhe në ato ditë,

Ti bëhesh shumë i vogël.

Dhe aty unë të marr me vete

Në gjoksin tim.

E dëgjoj zemrën tënde

Është shumë e ëmbël.

Unë bëhëm shumë e madhe.

Dhe përkëdhelem me ty.

Jam thuajse e lumtur

Dhe harroj çdo gjë.

Aty, në krahët e mi,

Ti nuk goxon të thuash asgjë më shumë.

Ti ke, mbi buzët e tua

Një buzëqeshje të bukur

Dhe, si një fëmijë i vogël,

Të zë gjumi

Vërtetë

Ti je më i forti.

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=xiSxcueyND0

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty