C'est toi - Nga Edit Piaf
Dashuria
jonë është si një ëndërr e bukur
Ajo vallëzon në jetën time dhe në jetën tënde
Si një Vals Vjenez...
Për ty këndoj në këngët e mia
Për ty më ikën mëndja
Për ty, dashuria ime, vetëm për ty...
Për ty këndoj në këngët e mia
Për ty më ikën mëndja
Për ty, dashuria ime, vetëm për ty
Për ty më bëhen ditët blu
Veten do të shikosh në sytë e mi
Je ti, dashuria ime, po, vetëm ti...
Dashuria jonë është si një ëndërr e bukur
Dëgjoje këngën që ngrihet
Ajo vallëzon në jetën tënde dhe në jetën time
Si një Vals Vjenez...
Zoti i Mirë që bën punë të mira
Na ka bërë që ta takojmë njëri-tjetrin
Ai ka pasur arsyet e tij, mendoj unë
Që na bëri që të dashurohemi
...
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti
Comments
Post a Comment