ARTArt DixhitalDEBATET MBI ZHVILLIMET E REJA TEKNOLOGJIKE, TRANSHUMANIZMIN DHE INTELIGJENCËN...

DEBATET MBI ZHVILLIMET E REJA TEKNOLOGJIKE, TRANSHUMANIZMIN DHE INTELIGJENCËN ARTIFICIALE: SI PO LIND RACIZMI I RI TEKNOLOGJIK

-

Çfarë është humanizmi? 

Humanizmi
është lëvizja intelektuale dhe kulturore, që afirmon mundësinë dhe dëshirueshmërinë
për të përmirësuar rrënjësisht gjendjen njerëzore, nëpërmjet aplikimit të
arsyes, veçanërisht nëpërmjet zhvillimit dhe disponueshmërisë në shkallë të
gjerë të teknologjive për eliminimin e plakjes dhe fuqizimin e intelektit njerëzor,
si edhe të aftësive fizike dhe psikologjike të njeriut.
 

Çfarë është transhumanizmi?

 

Transhumanizmi përfaqëson një mënyrë të menduari rreth së
ardhmes që bazohet mbi premisën se qeniet njerëzore në formën e tyre aktuale
nuk përfaqësojnë fundin e zhvillimit tonë, por përkundrazi një fazë
krahasimisht të hershme të zhvillimit të saj. Transhumanizmi është një lëvizje
e lirë, e cila është zhvilluar gradualisht gjatë dy dekadave të fundit.

 

‘Transhumanizmi është një klasë filozofësh të jetës që kërkojnë
vazhdimësinë dhe përshpejtimin e evolucionit të jetës inteligjente përtej formës
së saj aktuale njerëzore dhe kufizimeve njerëzore nëpërmjet shkencës dhe
teknologjisë, e udhëhequr nga parimet dhe vlerat e promovimit të jetës.’ – Max More[1] (1990).

 

Transhumanizmi mund të shikohet si një zgjatim i
humanizmit, nga ku edhe ka rrjedhur ai pjesërisht. Humanistët besojnë se, njerëzit
kanë rëndësi, se individët kanë rëndësi. Ne mund të mos jemi perfekt, por ne
mund t’i bëjmë gjërat më mirë duke promovuar mendim të arsyeshëm, liri,
tolerancë, demokraci, dhe interesim për qeniet njerëzore. Transhumanistët bien
dakord me këtë, por ata theksojnë gjithashtu edhe potencialin e asaj që ne mund
të bëhemi.

 

Ashtu siç ne përdorim mjetet e arsyeshme për të përmirësuar
gjendjen tonë njerëzore dhe botën e jashtme, ne mund t’i përdorim gjithashtu këto
mjete për të përmirësuar vetveten, organizmin njerëzor. Duke bërë këtë, ne nuk
jemi të kufizuar tek metodat tradicionle humanistike, të tilla si arsimimi dhe
zhvillimi kulturor. Ne gjithashtu mund të përdorim mjete të tilla teknologjike
të cilat na mundësojnë të shkojmë përtej asaj që shumë prej nesh e mendojnë si
‘njerëzore’.
 

Çfarë do të thotë post-njerëzore?

 

Shumë transhumanistë dëshirojnë të ndjekin rrugë në jëtën
e tyre e cila, herët apo vonë, do të kërkojnë rritjen apo zhvillimin në një
person post-njerëzor: ata dëshirojnë të arrijnë lartësi intelektuale përtej
asaj të arritur nga ndonjë qënie tjetër njerëzore mbi gjihtarët e tjerë; të jenë
rezistent ndaj sëmundjeve dhe të paprekur nga plakja; të kenë rini dhe gjallëri
të pakufizuar; të ushtrojnë kontroll mbi dëshirat, gjendjet e tyre të humorit
dhe gjendjet mendore; të jenë në gjendje të shmangin ndjesinë e lodhjes,
urrjetjes, apo shqetësimit nga gjërat e vogla; të kenë një rritje të
kapacitetit të tyre për kënaqësi, dashuri, vlerësim artistik, dhe qetësi; të përjtojnë
gjendje të reja të vëtëdijes, të cilat qeniet njerëzore ashtu siç ne i njohim
sot nuk mund t’i arrijnë dot.

 

Personat post-njerëzorë, do të ishin inteligjenca
artificiale sintetike, ose ato do të ishin ngarkime (uploads) të fuqizuara, ose
rezultat i shumë përshtatjeve të vogla të realizuara mbi një njeri biologjik.
Alternativat e mëvonshme, me shumë mundësi, do të kërkonin ridizenjimin e
organizmit njerëzor duke përdorur nanoteknologjinë e përparuar ose fuqizimet e
saj radikale duke përdorur një kombinim të teknlogjive të tilla si inxhinjeri
gjentike, psiko-farmakologjia, terapitë e mosplakjes, kontrollin e trurit nëpërmjet
kompjuterit, instrumente të përparauara për menaxhimin e informacionit, ilaçe për
fuqizimin e kujtesës, pjesë komjuterike të cilat mund të vishen në trupin e njeriut
dhe teknika të përparuara konjitive.
 

Çfarë është inteligjenca
artificiale?

 

Termi inteligjencë artificiale, është shpikur në vitin
1956-të, por inteligjenca artificiale është bërë më e njohur sot falë rritjes së
volumit të të dhënave, algoritmeve të përparauara, dhe përmirësimeve në fuqinë
kompjuterike të përpunimit dhe të ruajtjes së të dhënave. Kërkimet e hershme të
inteligjencës artificiale në vitet 1950-të, merreshin me eksplorimin e
tematikave të tilla si zgjidhja e problemeve dhe metodat simbolike. Në vitete
1960-të, Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, filloi të
interesohej në një punë të re dhe filloi trajnimin e kompjuterave për të
imituar arsyetimin bazë njerëzor. Këto punë të hershme, shtruan rrugën për
autimzatizimin dhe arsyetimin formal që ne shikojmë sot tek kompjuterat, duke përfshirë
sistemet e mbështetjes për vendimet dhe sistemet e kërkimit, të cilat mund të
dizenjohen për të plotësuar dhe rritur aftësitë njerëzore.
 

Si do të jetë e ardhmja e homo
sapiens?
 

Me shumë
mundësi, në një apo dy shekujt e ardhshëm specia jonë do të zhduket. Ka shumë
gjasa që ne të jemi gjenerata e fundit e homo sapiens. Në të ardhmen e mesme, në
pak dekada, apo në një a dy shekuj homo sapiens do të zhduken. Kjo nuk do të
thotë që, njeriu do të vetshkëtërrohet nëpërmjet një shkatërrimi bërthamor apo
një katastrofe natyrore. Njeriu siç e njohim ne sot, do të zhduket për shkak të
përditësimeve (upgrade-s) të cilat ai do t’i bëjë vetes.
 

Deri tani
kemi parë shumë revolucione në histori si ato politike, sociale, kulturore dhe
teknologjike. Nga të gjitha këto revolucione, për dhjetëra mijëra vite, vetëm
një gjë ka mbetur relativisht e vazhdueshme, dhe kjo është vet njerëzit, vetë
homo sapiens. Mendja dhe trupi i sapiens ka qenë baza e vazhdueshme ku të
gjitha shoqëritë, të gjitha identitetet dhe të gjitha fetë janë themeluar.
 

Bota jonë e
sotme, është shumë e ndryshme nga bota e kohëve biblike. Por njerëzit në kohët
antike, apo më vonë në kohët biblike, kanë pasur të njëjtat aftësi mendore edhe
fizike që kemi edhe ne sot. Njerëzit e së shkuarës e kanë përjetuar botën në të
njëjtën mënyrë siç bëjmë edhe ne sot. Dhe kjo është arsyeja përse ne sot jemi
po aq të interesuar për biblën apo për filozofinë e Platonit apo në shkrimet e
Konfucit, sepse ato janë shkruar nga njërez si ti dhe si unë. Por kjo do të
ndryshojë. Revolucioni tjetër më i madh, sigurisht që do të transformojë
ekonominë, politikën dhe shoqërinë, por ajo do të ndryshojë edhe mendjet dhe
trupat tanë, duke zëvendësuar homo sapiens me një qenie shumë të ndryshme.
 

Kur ne
flasim për të ardhmen, ne mendojmë në termat se si njërëz si unë dhe si ju, do
të jenë duke gëzuar frytet e një teknologjie më të mirë si p.sh., anije me
shpejtësinë e dritës për të fluturuar në hapësirë, ata do të kenë armë me
lazer, ata do të kenë robotë inteligjentë dhe kështu me rradhë. Kjo është ajo që
përfytyrojmë të gjithë ne. Por potencial i vërtetë revolucionar i teknologjive,
është që të ndryshojë njerëzit dhe jo vetëm mjetet dhe armët tona, nuk do të
jenë anijet hapësinore që do të jenë të ndryshme, por qeniet që do të udhëtojnë
në këto anije hapësinore që do të jenë të ndryshme.
 

Si do të përditësohet ‘upgrade’
njeriu në një lloj tjetër qenie njerëzore?
 

Deri tani,
kemi parë tri metoda të cilat njerëzit janë në gjendje që t’i përdorin për të
mundësuar përditësimin e tyre. Metoda e parë, është inxhinjeria biologjike. Metoda
e dytë, është kibernetika (Organizmat kibernetik janë njerëz të cilët kombinojnë
pjesët organike me pjesët joorganike). Metoda e tretë,për përditësimin e
homosapien, është inxhinjerimi, prodhimi i jetës joorganike, një jetë që nuk është
aspak e bazuar në pjesët organike.
 

Metoda e
parë, që mund të përdoret për përditësimin e njerëzve në një lloj qenie të re
njerëzore, është inxhinjeria biologjike. Inxhinjeria biologjike është çdo ndërhyrje
e qëllimshme në nivel biologjik si p.sh, transplantimi i një geni apo marrja e
një ilaçi që ka si qëllim modifikimin e formës, të aftësive, nevojave dhe dëshirave
të një oranizmi. Këtu nuk ka asgjë të re për vetë inxhinjerinë biologjike. Njerëzit
e kanë përdorur inxhinjerinë biologjike për mijëra vite për të formësuar veten
si edhe për të riformësuar organizma të tjerë si p.sh., qen, lopë, e kështu me
rradhë. Një shembull i thjeshtë i inxhinjerisë biologjike, është kastrimi. Njerëzit
i kanë kastruar demat thuajse për 10,000 vite për të krijuar buallin. Bualli është
më pak agresiv sesa demi dhe rrjedhimisht janë më të lehtë për t’u trajnuar dhe
për t’u dominuar dhe për t’i detyruar ato që të tërheqin peshë me vete. Kjo është
inxhinjeri biologjike. Pra ke një dem shumë gresiv, e merr, e kastron dhe
rezultati është një buall që është shumë më i lehtë për t’u manipuluar. Në mënyrë
të ngjashme,njerëzit e kanë përdorur kastrimin edhe tek vetja e tyre p.sh.,
duke kastruar djemtë e rinj apo fëmijët për të krijuar këngëtar soprano me zë të
mrekullueshëm apo për të kastruar eunukët, të cilët ruanin në siguri të plotë haremin
e sulltanit, pa asnjë rrezik për të bërë diçka me gratë e sulltanit sepse
biologjikisht ata nuk mund të bëjnë asgjë. Kjo është injxhinjeri biloogjike dhe
këtu nuk ka asgjë të re. Ajo që është e re sot është aftësia e inxhinjerisë
biologjike, përparimet e fundit mbi kuptimin që ne kemi se si funksionon
organizmi ne nivel qelizor dhe molekular, kanë hapur përpara nesh mundësi për
inxhinjerinë biologjike e cila më parë ka qenë e paimagjinueshme. Kështu, ne
sot jo vetëm që mund ta kastrojmë një burrë që është gjëja më e lehtë, por ne
mund të përdrim trajtim me hormone apo gjithë llojet e tjera të trajtimeve për
ta ktheyer këtë burrë në një grua.
 

Ajo që tërheq
më shumë vëmendje sot në inxhinjerinë biologjike është inxhinjeria gjenetike, që
ka të bëjë me marrjen e gjeneve nga një organizëm dhe transplatimin e tyre tek
një organizëm tjetër. Nëse kjo që është bërë deri tani me minjtë psh., me
siguri që të njëjtën gjë mund ta bësh edhe me njerëzit. Aftëistë, nevojat, dëshirat
të homo sapiens njësoj si ato të minjve kanë një bazë gjenetike. Dhe ADN-ja e
sapiens nuk është aq shumë komplekse sesa ADN-ja e minjve. Pra sot nuk ka asnjë
vështirësi teknike përse të mos të fillojmë të krijojmë supernjerëz apo pse të
mos krijojmë specie krejtësisht të reja. Në dekadat apo në shekullin e ardhshëm,
inxhinjeria gjenetike dhe ajo biologjike, do të na mundësojnë të bëjmë
ndryshime jo vetëm në fiziologjinë, sistemin tonë imunitar dhe në jëtëgjatësinë
tonë, por për të bërë ndryshime të tjera të mëdha në kapacitetet tona intelektuale
dhe emocionale. Nëse inxhinjeria gjenetike mund të krijojë minj gjeni, nuk ka
asnjë arsye të dukshme përse ajo të mos mund të krijonte supernjerëz.

Revolucioni
konjitiv që i ktheu homo sapiens nga majmunë afrikanë në zotër të botës, nuk kërkoi
asnjë ndryshim të duksshëm në fiziologjinë njerëzore dhe nuk kërkoi as edhe
ndonjë ndryshim të jashtëm në formën dhe madhësinë e trurit njerëzor. Dukshëm,
revolucioni konjitiv ndodhi si paspjë e disa ndryshime të vogla në strukturën e
brendshme të trurit të sapiens. Të gjitha këto, do të mjaftonin për të krijuar
një lloj vetëdije plotëssht të re, dhe për t’i shëndërrar homo sapiens në diçka
shumë, shumë të ndryhsme nga ajo që ne jemi sot. Hendeku më i madh sot, që
pengon krijimin e supernjerëzve nuk janë vështirësi teknike, por kundërshtimet etike
dhe politike, të cilat ngadalësojnë kërkimet mbi njerëzit. Dhe sot kërkimet mbi
minjtë janë shumë më të përparauara sesa kërkimet mbi njerëzit pikërisht për
shkak të këryre konsideratave etike dhe politike.
 

Por për sa
kohë mund të pengohet një zhillim i tillë pafundësisht ose për një kohë të gjatë,
veçanërisht sepse ajo për të cilën jemi duke folur këtu është zgjatja e jetës së
njeriut pafundësisht duke i dhënë njeriut mundësinë e të jetuarit përgjithmonë,
apo sundimin e çdo lloj sëmundjeje si p.sh., kanceri apo alzhaimeri dhe kështu
me rradhë dhe përfundimisht përditësimi i aftësive tona konjitive dhe
emocionale. Çfarë do të ndodhte nëse shkencëtarët do të zhvillonin një kurë për
sëmundjen e alzhaimerit? Dhe paralelisht me këtë të ekzistonte mundësia e
zhvillimit të aftësive konjitive të njerëzve të shëndetshëm. Nuk ka asnjë
qeveri apo entitet në botë që të mund ta ndalonte një kërkim apo një mundësi të
tillë për parandalimin e alzhaimerit apo për hiperkujtesat e njerëzve të shëndetshëm.
 

Metoda e
dytë, janë organizmat kibernetik të cilat kombinojnë pjesët organizke me ato
joorganike p.sh., si një njeri me duar bionik. Në fakt, sot shumë prej nesh në
ditët e some jemi si organizm bionik, duke qenë se, shumë shqisa dhe ndjesi
natyrale plotësohen apo përmirësohen nga paisje të tjera plotësuese si p.sh.,
syzet e diellit apo kompjuterat. Kompjuterat kryejnë shumë më shumë detyra sesa
ç’mund të kryen nga trutë tonë neural. Megjithatë, në të ardhmen e afërt, këto
procese do të shkojnë shumë, shumë më tej. Me shumë mundësi, ne do të keni
pajisje joorganike të cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë me trurin
dhe në sistemin tonë nervor, pajisje të cilat do të jenë të pandashme nga ne
dhe që do të ndryshojnë nevojat, dëshirat, personalitetet dhe identitetet tona.
Një shembull i kësaj është veshi bionik. Veshi bionik është një transplan që
thith valët zanore nëpërmjet një mikrofoni të vendosur në pjesën e jashtme të
veshit. Transplanti i filtron këto tinguj në vesh, identifikon zërat njerëzor
dhe tinguj të tjerë të rëndësishem dhe i përkthen këto tinguj në sinjale
elektrike të cilat kalojnë në sistemin nervor direkt në tru. Veshi bionik jo
vetëm që do t’i mundësojë të shurdhërve që të fillojnë të dëgjojnë, por ato do
të aftësojnë gjithashtu njerëzit e shëndetsshëm për të pasur aftësi të reja të
mrekullueshme dëgjimi. E njëjta gjë mund të bëhet me hundë apo sy bionik, madje
edhe me këmbë dhe duar bionik. Krahët bionik funksionojnë vetëm nëpërmjet
mendimit, me sinjale nervore të cilat mbërrijnë nga truri dhe përkthehen në
veprime kontrete të lëvizjes së krahëve apo të këmbëve. Por në të ardhmen e afërt
krahët bionik do të jenë më të fuqishëm sesa krahët e kampionit të botës në
boks. Dhe avantazhi i tyre më i madh, është se ato do të mund të zëvendësohen në
pak vite apo të përditësohen sa herë që del një model i ri në treg.
 

Një mundësi
tjetër shumë e rëndësishme, është leximi i mendjes për të lexuar përmbajtjen,
mendimet në mendjen e një personi edhe nëse ai peroson do apo jo. Një përpjekje
tjetër shumë e rëndësihme është vendosja e ndërlidhjes ndërmjet një kompjuteri
dhe trurit të njeriut duke e lejuar komjuterin që të lexojë të gjitha sinjalet
që mund t’i lexojë, t’i interpretojë apo t’i kuptojë truri. Përfytyroni se çfarë
do të thoshte një ndërlidhje e tillë nëse do të ishte e mundur lidhja e trurit
të njeriut me internetin, për shembull, që ju të jeni në gjendje të lundroni në
internet me vetëdijen tuaj dhe jo me sy dhe me gishta. Ose për të lidhur direkt
disa tru me të njëjtin kompjuter, duke i lidhur ata të gjithë bashkë për të krijuar
një lloj interneti ndërtrunor.
 

Çfarë do të
ndodhte në këtë rast nëse do të filsnim për kujtesën apo vetëdijen njerëzore? Apo
identitetin njerëzor? – Nëse truri do të kishte akses në një bazë të dhënash
dhe kujtimesh  kolektive në një sitiuatë
të tillë një organizëm kibernetik, për shembull, do të mund të rikuperonte
kujtesën e dikujt tjetër. Jo të dëgjojë, të flasë apo të lexojë për të në një
libër për të përfytyruar se si duhet të jetë ndjerë ky person, por për të
kujtuar drejtëpërdrejtë kujtimet i dikujt tjetër sikur të ishin kujtimet e
veta.
 

Po çfarë
ndodh me koncepte si identitet gjinor? – Kur kujtimet janë kolektive dhe kur një
burrë mund të kujtojë kujtimet e një gruaje, askush nuk mund ta dijë përgjigjjen
e kësaj çështje të komplikuar. Por ajo që është e qartë është se këto organizma
sintetikë nuk do të jenë më njerëzorë, as nuk do të jenë krijesa organike, por
diçka krejtësisht e ndryshme nga ne dhe nga shumë kafshë të tjera. Dhe kjo
ishte mënyra e dytë që njeriu mund të përdorë për përditësimin e vetvetes nëpërmjet
përdorimit të inxhinjerisë kibernetike.
 

Metoda e
tretë që do të përdoret për krijimin e një qenieje tjetër në botë, që do të
zinte vendin tonë, do të jetë duke krijuar qënie krejtësisht joorganike. Qeniet
kibernetike, ende përdorin një kombinim të pjesëve organike me ato jooranike,
por ekziston edhe një mundësi tjetër për të pasur një qënie krejtësisht joorganizke.
Shembulli më i thjeshtë, janë programet dhe viruset kompjuterike, të cilat mund
të kalojnë një evolucion të pavarur dhe kështu të zhvillojnë dhe të mësojnë gjëra
të reja në mënyrë të pavarur. Sot shkencëtarët e kompjuterave, janë duke u përpjekur
të dizenjojnë programe kompjuterike të të mësuarit të cilat mund të mesojnë vetë
dhe që të evolojnë në mënyrë të pavarur nga njeriu që i ka krijuar ato në
fillim. Një program i tillë i pavarur të mësuari do të krijohej nga një njeri,
por në çastin që ai ekziston ai do të fillojë të evolojë në një drejtim të ri
dhe shumë të ndryshëm që as krijuesi dhe as ndonjë njeri tjetër nuk do ta
kishte parashikuar dot. Një prototip i një programi dhe evolucioni të tillë
ekziston që tani dhe ai quhet virus kompjuteri. Duke qenë se, virusi i
kompjuterit përhapet dhe replikohet në internet me miliona herë të cilat ndiqen
nga programi antivireusesh të cilat përpiqen që ta shkatërrojnë atë dhe herë të
tjera duke konkurruar me viruse dhe me programe të tjera për hapësirën e
kufizuar në hapësirën kibernetike.
 

Çfarë
ndondh nëse një ditë virusi shumëfishon veten dhe ndodh një gabim, një mutacion
komjuterik?
 

Ndoshta këto
muatacione ndodhin si shkas i paraprogramimit të parë që ka bërë krijuesi i saj
apo ndodhin gabime të rastësishme në sistem. Nëse virusi i ri apo versioni i
modifikuar i virusit i kalon me sukses antiviruset pa humbur aftësinë e tij për
të pushtuar kompjuterë të tjerë, atëherë ky version i ri i virusit do të përhapet
me shpejtësi nëpërmjet hapësirës kibernetike. Nëse ndodh diçka e tillë, virusi
mutant do të mbijetojë dhe do të riprodhohet më mirë sesa variantet e saj të mëparshme.
Dhe me kalimin e kohës, hapësira kibernetike do të mbushet me viruse të reja që
nuk i ka krijuar njeriu. Viruse që kalojnë një evolucion joorganik.
 

A do të jetë
në gjendje komjuteri juaj që të mendojë dhe të ndjejë si një qenie njerëzore?
Dhe nëse po, a do të jetë kjo – ju apo dikush tjetër? – Kjo do të çojë në
krijimin e një mendje dixhitale të përbërë nga kode komjuterike të plota me një
ndjesi të vetes, me kujtime dhe kështu me rradhë. Nëse ju keni një program të
tillë në kompjuter, a është ai një njeri? Nëse ju do e fshinit atv në
kompjuterin tuaj, a do të quhej kjo vrasje? A do të akuzoheshit ju për vrasje? Këto
pyetje janë shumë hipotetike. Por ne do ti kemi përgjigjet e këtyre pyetjeve
shumë më shpejt nga ç’mendojnë njerëzit në të vërtetë.

Cilat do të jenë ndikimet
sociale, politike dhe ato etike?
 

Aktualisht,
vetëm fraksione të vogla të këtyre metodave jane realizuar. Megjithatë, në ditët
e sotme ne jemi në mes të një revolucioni social, politik dhe etik. Gjithnjë
edhe më shumë sfera të aktivitetetit janë shkundur nga vetëknaqësia e tyre e të
bërit të gjërave sipas mënyrave të vjetra duke bërë që avokatët dhe gjyqtarët
të kenë nevojën për të rishqyrtuar çështje të tilla si privatësia dhe
identiteti, qeveritë duhet të rimendojnë çështje të tila si kujdesi shëndetësor
dhe barazia, institucionet e arsimit duhet të ripërkufizojnë se çfarë do të
thotë lojë mbi baza të drejta dhe se çfarë do të thotë arritje. Fondet e pensioneve
dhe organizatat e punës, duhet të ripërshtaten në një botë ku mosha 60-të vjeçare
mund të jetë ekuivalentja e 30-ave të sotme. Ata duhet të merren që të gjithë
me problemet etike dhe sociale që do të rrjedhin nga inxhinjeria bionike, nga
kibernitika, dhe nga jeta joorganike.
 

Le të
marrim për shembull çështjen e privatësisë. Për skanimin dhe hartëzimi i gjenomit
të parë njerëzor u deshën 15 vite dhe 3 miliardë dollarë. Ndërsa, tani ne mund
të hartëzojmë gjenomin tonë në pak ditë në koston e dia qindra dollarëve. Këtë
shërbim e ofrojnë tani disa kompani në internet. Kjo hap rrugën për revolucion
në fushën e kujdesit shëndetësor. Ajo hap rrugën për të personalizuar ilaçin që
e lidh trajtimin me vet ADN-në tuaj. Me këto lloj të dhënash mbi ADN-në tënde
mjeku juaj i familjes mund t’ju thotë tani me më shumë siguri sesa kurrë ndonjëherë
më parë se ti vet je në rrezik të lartë për kancer të mëlçisë. Mjeku i familjes
gjithashtu bazuar mbi ADN-në tënde mund të përcaktojë që një ilaç që, për
shembull, funksionon për 92% të popullsisë, për ty është i padobishëm dhe se ju
duhet të merrni një ilaç tjetër që për shumicën e njerëzve është i rrezikshëm,
por për ju është tamam ajo që ju nevojitet. Hartëzimi i ADN-së suaj do të hapë
rrugën edhe për gjëra të tjera si, për shembull, a do të ketë të drejtë
kompania e sigurimeve tuaja shëndetësore që të shikojë të dhënat e skanuara të
ADN-së suaj dhe për pasojë të rrisin çmimet nëse ata zbulojnë se ju keni një
tendecë gjenetike për sjellje të shkujdesur. Kështu, ata mund t’ju thonë ju
keni këtë gen, atëhëre ju duhet të paguani dyfish. Apo p.sh., për punëdhënësin
tuaj të ardhshëm, në vend që ai të kërkojë me faks CV-në tuaj, por t’ju kërkojë
ADN-në tuaj. A do të ketë punëdhënësi të drejtë për të kërkuar diçka të tillë? Dhe
a ka të ngjarë që punëdhënësi të favorizojë dikë tjetër sepse ata pëlqejnë më
shumë ADN-në e dikujt tjetër sesa atë tuajën? A do të kishit ju të drejtë në një
rast të tillë që të padisnit për diskriminim gjenetik? Apo diçka e tillë
thjesht do të jetë e pranuar? Meqë e kemi ADN-në përse të mos e përdorim.
 

Deklara
universale e të drejtave të njeriut qeveris programet shëndetësore në të gjithë
botën, programet shëndetësore kombëtare dhe kushtetutat kombëtare në të gjithë
botën njeh të drejtën e të gjitha shoqërive që ti ofrojë qytetarëve të saj
trajtim të drejtë dhe që të mbajë të gjitha anëtarët e shoqërisë në gjendje sa
më të mirë shëndetësore që të jetë e mundur. Diçka e tillë ka qenë shumë e mirë
për sa kohë që mjekësia është marrë me parandalimin e sëmundjeve dhe shërimin e
të sëmurëve.
Çfarë do të
ndodhë në momentin kur mjekësia do të jetë më shumë e shqetësuar lidhur me
fuqizimin e aftësive të njeriut, duke i dhënë njeriut aftësi të reja në vend të
shërimit të sëmundjeve të tij. A do ta kenë të gjithë njerëzit akses për tu fuqizuar më aftësi dhe kapacitete të tilla? Apo
a do te ketë një elitë supernjerëzore ku vetëm ata do t’i kenë keto aftësitë e
reja të mrekullueshme?
 

Bota jonë moderne, krenohet
sot me njohjen e të drejtave bazë njerëzore. Por ne mund të jemi në pragun e
krijimit të shoqërisë më të pabarabartë që ka ekzistuar ndonjëherë në tokë. Përgjatë
gjithë historisë, klasat e larta gjithmonë kanë deklaruar se ato janë më të zgjuar, më të
fortë, dhe më të mirë sesa shtresat e ulta. Në mesjetë, mbretërit mendonin se,
ishin shumë superior krahasuar me fshatarët, por një foshnje e lindur në një
familje fshatare kishte të ngjarë të ishte po aq inteligjente sa princi i kurorës
apo djali i mbretit. Megjithatë, sot me ndihmën e aftëive mjekësore dhe
shkencore pretendimet e klasës së lartë mund të bëhen një realitet objektiv. Ata
do të jenë në të vertëtë më të zgjuar dhe më të fortë dhe më të mirë sesa
shtresat e tjera më të ulta dhe se kushdo tjetër. Dhe duhet të kuptojmë që ky nuk
është një film fantastikoshkencor. Kjo është shkencë.
Shumica e filmave fantastikoshnecor përshkruajnë një botë ku sapiens, që janë
identik si ti dhe si unë, gëzojnë privilegjet e një teknologjie superiore.
 

Dhe ndikimet etike, politike
dhe sociale të cilat janë qëndrore në këto filma dhe libra fantastikoshkencorë
ata janë të shqetësuar për njerëz si ti dhe si unë. Ato janë marrë nga bota jonë
dhe rikrijonë tensionet sociale dhe dilemat tona emocionale kundrejt një
peisazhi futurist. Por potenciali i teknologjive të reja nuk është për të ndryshuar anijet kozmike, por vetë
homo sapiens, duke përfshirë mendimet, emocionet dhe dëshirat tona. Filmat
fantastikoshkencor, rrallë e përshkruajnë një të ardhme të tillë sepse një gjë
e tillë që në parim është e paimagjinueshme për njerëzit sot. Të prodhosh një
film mbi jetën e disa organizmave kibernetik në të ardhmen është si të prodhosh
Hamletin për botën e neandertalëve. Ata nuk do të ishin në gjendje të kuptonin
se çfarë po ndodh? Dhe e njëjta gjë, ndodh edhe me ne që nuk mund ta kuptojmë
se çfarë do të ndodhë me ne në të vërtetë. Nëse shumica e këtyre parashikimeve
do të jenë të vërtetë, elita e ardhshme e botës do të jetë shumë e ndryshme nga
ne nga sa jemi ne nga neandertalët. Ndërsa, ne dhe neandertalët jemi të paktën njerëzor dhe organik, këto qeniet e ardhme
do të jenë si perëndi dhe me shumë mundëi ata do të jenë joorganik, të paktën në
disa pjesë të trupit të tyre.
 

Kjo është arsyeja përse
gjithnjë edhe më shumë studiues, na thonë që ajo që na pret në të ardhmen është
veçanësia.

Çfarë është veçanësia? 

Veçanësia është një pikë në
të cilën kuptimi jonë për botën do të bie tërësisht. Një pikë ku çdo gjq që ne
dimë për veten dhe për botën, të gjitha frikërat dhe shpresat tonë, dhe vet
identiteti jonë do të jenë të parëndësishme. Kjo pikë është e paimagjinueshme për
ne, apo çcdo gjë që mund të ndodhë pas kësaj pike. Ajo është e vaçantë, nuk është
e krahasueshme me asgjë tjetër brenda botës sonë të të kuptuarit. Vet termi veçanësi
është marrë nga fizika. Fizikantët e përkufizojnë
‘big bang-un’ si veçanësi. Big bang ka qenë një pikë në të cilën të gjitha
ligjet jonatyrale, duke përfshirë hapësirën dhe kohën nuk kanë ekzistuar dhe
nuk kanë funksionuar në asnjë mënyrë se si mund ti kuptojmë ne ato sot, duke përdorur
dijet tona. Kështu, çdo gjë që ka ndodhur përpara big bang-ut, gjithashtu është
e pakuptimtë për ne. Vetë nocioni i kohës nuk ka pasur asnjë kuptim gjatë big
bang-ut. Kështu që, është e pakuptimtë që të flasim per atë që ka ndodhur përpara
big bang-ut sepse nuk ka kohë. Pra ky është një
shembull veçanësie në të shkuarën. Big bang!

Ne mund të jemi duke iu
afruar një pike tjetër veçanësie në të cilën bota jonë e kuptimit do të
kolapsojë. Dhe çdo gjë që do të ndodhë përtej asaj pike është e pakuptueshme
nga ne dhe është e padobishme që të përpiqemi që ta përfytyrojmë apo që të
flasim për të në mos ndërhyftë ndonjë shpërthim bërthamor apo katastrofë
ekologjike. Shpejtësia e zhvillimeve teknologjike, është aq e shpejtë saqë humë
shpejt do të mbërrijmë në pikën ku homo sapiens do të zëvendësohen nga qenie tërësisht
të ndryshme, të cilët jo vetëm kanë fizik të ndryshëm, por edhe aftësi të ndryshme emocionale dhe konjitive. Kjo është diçka të cilën shumë njerëz e shikojnë si diçka
tepër shqetësuese. Neve na pëlqen të besojmë se, në të ardhmen njerëz si puna
jonë do të udhëtojnë nga planeti në planet, me anije të shpejta kozmike. Neve
nuk na pëlqen të mendojmë që, në të ardhmen që qenie me emocione dhe identitete
si tonat nuk do të ekzistojnë më dhe se jeta jonë në univers do të merret nga formë
jetësore jashtëtokësore aftësitë e të cilëve i zvogëlojnë aftësitë tona. Kjo
jetë e re jashtëtkoësore do të na shikojë ne në të nëjtën mënyrë se si i
shikojmë ne sot neandertalët. 

Sigurisht që, dikush mund të
thotë që të gjitha këto janë spekullime dhe se askush nuk e di se çfarë do të
ndodhë në të ardhmen. Hisotira në mëson sërish edhe sërish se, ajo që duket e
pashmangsshme dhe që na pret diku aty tek cepi mund të mos materializohet për
shkak të pengesave të paparashikuara. Dhe se ndoshta skenarë të tjerë që askush
nuk i ka paraparë do të ndodhin në të vërtetë.
Për shembull, kur filloi epoka bërthamore në vitet 1940-të me bombardimin e
Hiroshimës dhe të Nagasakit, dhe më pas kur rusët lëshuan në hapësirë Sputnik
dhe amërikanët çuan një njeri në hënë, pastaj çdo njeri filloi të parashikonte
dhe të fantazonte se në vitin 2000 njerëzit do të jetonin në koloni në mars dhe
në hënë dhe të gjitha llojet e fantazive për një botë bërthamore të vitit 2000.
Në fakt, shumë pak parashikime të këtj lloji kanë ndodhur në të vërtetë. Ne nuk
jetojmë sot në koloni në mars të furnizuar me energji bërthamore. Përkundrazi,
askush në kohën e Hiroshimës apo të Sputnik, nuk arriti të parashikonte dot
internetin që është shumë më i mrekullueshëm
sesa të jetosh në mars në një koloni bërthamore.

 Asgjë nga sa kemi thënë më sipër nuk duhen marrë si të vërtetë
absolute, por si material stimulues për imagjinatën tuaj. Nuk janë parashikimet
ato që duhen marrë me seriozitet, por idetë bazë që e faza e ardhshme e
evolucionit nuk do të përfshijë vetëm zhvillime të reja teknologjike, por edhe
një revolucion thelbësor të vetëdijes dhe të identitetit njerëzor. Dhe këto do
të jenë revolucione aq thelbësore saqë do të vënë në diskutim edhe pyetjen se çfarë
do të thotë njerëzore. Çfarëdo që të ndodhë pas këtij revolucioni nuk do të jenë
më njerëzore.

 

Edhe sa kohë kemi deri sa të ndodhë kjo? Askush nuk e di se
sa, por disa ekspertë thonë deri në vitin 2050-të ne do të kemi supernjerëz të
cilët do të jetojnë në tokë. Parashikime më pak radikale flasin për shekullin e
ardhshëm, apo dy apo tre shekujt e ardhshëm. Por sipas perspektivës së 70,000
viteve të historisë së homo sapiens çfarë janë disa shekuj? Shumë, shumë afër
fundit të homo sapiens, apo fundit të historisë, dhe fillimit të diçkaje krejtësisht
të re. Ajo që është e qartë është që ne njerëzit duhet të fillojmë të mendojmë
për këto çështje.

Pyetja më e rëndësishme me të cilën po përballet njerëzimi
sot është:

 

Çfraë duam që të bëhemi ne?

Si duam që ta fuqizojmë ne njeriun?

 

Këto dy ptejte i zvogëlojnë tërësisht të gjitha çështjet
me të cilat merren sot në debatet e politikanëve, kërkuesve, filozofët apo njerëzit
e zakonshëm. Në fund të fundit, të gjithë këto debate sot ndërmjet kombeve,
ideologjive, feve dhe klasave të ndryhme do të zhduken së bashku me homo
sapiens. Nëse pasardhësit tanë supernjerëzorë do të funksionojnë në të vërtetë
në një nivel tjetër vetëdijeje apo madje mund të zotërojnë diçka që shkon përtej
vetëdijes, dicçka që është e paimagjinueshme për ne. Me këto lloj supernjerëzish
do të jetë shumë e dyshimtë nëse ata do të jenë të interesuar për krishtërimin
apo islamin, apo që ata të organizhen në një mënyrë komuniste apo kapitaliste, apo
që të kenë gjini si ne, femra dhe meshkuj. Të gjitha këto do të zhduken. Shumica
e njerëve thjesht preferojnë të mos mendojnë për mundësi të tilla.

 

Edhe fusha e bioetikës, zakonisht preferon ti adresohet një
çështjeje tjetër. Ata nuk e pyesin veten se çfarë duam të bëhemi, por çfarë nuk
lejohet që të bëhet? Për shembull, a është e lejueshme që të bëhen eksperimente
gjentike tek qeniet e gjalla? A është ok që të bëhen eksperimente mbi fetuset e
abortuara apo tek qelizat e gjakut? A është etike që të klonohen delet? A është
etike që të klonohen shimpazetë? Po njerëzit? Tani të gjitha këto pyetje janë të
rëndësishme., nuk dua të them që nuk janë të rëndësishme. Por është naive të
mendojmë se, ne mund të kapim frenat dhe të ndalim projektet shkencore të cilat
po merrem me përditësimin e aftësive njerëzore për të pasur një qenie të një
lloji tjetër. Projete të tilla është e pamundur që të ndalen sepse ato janë të
pazgjidhshme nga përpjeka e njeriut për të kapërcyer sëmundjen, vdekjen,
projektin e Gilgameshit. Pyesni shkencëtarët të cilët po studiojnë gjenomet. Apo
pyesni shkencëtarët të cilët po përpiqen të lidhin trurin me një kompjuter. Apo
shkencëtarët të cilët duan ta fusin mendjen në një kompjuter? Përse e bëjnë ata
gjithë këtë? 9 nga 10 herë do të merrni të njëjtën përgjigjje. Ne po përpiqemi
të lidhim trurin me kompjuterin. Ne po përpiqemi të krijojmë një tru brenda kompjuterit.
Ne po përpiqemi të deshifrojmë sekretet e ADN-së për të kuruar sëmundjet. Kjo është
përgjigja standarde. Dhe kjo është përgjigja standarde sepse askush nuk mund ta
kundërshtojë këtë sepse të kurosh sëmundje duket diçka e mrekullueshme dhe ky është
një justifikim që bind këdo. Dhe për shkak të kësaj, ne nuk mund ta ndalim dot
marshimin e shkencës dhe të teknologjisë. Por ajo që mund të bëjmë është të
ndikojmë mbi drejtimin që ato janë duke marrë. Ne duhet të pyesim veten jo vetëm
se çfarë është e ndaluar që të bëjmë, por ne duhet të bëjmë gjithashtu edhe një
pyetje shumë më të rëndësishme dhe më të vështirë.

 

Çfar duam të bëhemi ne? Dhe duke qenë se, shumë shpejt ne
do të jemi në gjendje që të prodhojmë edhe dëshirat tona po ashtu, pyetja që do
të shqetësojë njerëzimin shumë shpejt do të jetë: Çfarë duam ne që të duam?

Referenca  

FM-2030, Are
You a Transhuman? (New York: Warner Books, 1989)

http://whatistranshumanism.org/

https://www.sas.com/en_us/insights/analytics/what-is-artificial-intelligence.html

Yuval
Harari on Transhumanism and the singularity

https://www.youtube.com/watch?v=qc4v7AvqigU   

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti


[1]
Max More (1964) është një filozof dhe futurist i cili shkruan, flet dhe
ofron këshillim mbi vendimmarrje të përparauara mbi teknologjit
ë e
reja. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty