ARTInteligjenca ArtificialeDEBATET PRO DHE KUNDRA TRANSHUMANIZMIT

DEBATET PRO DHE KUNDRA TRANSHUMANIZMIT

-

Universiteti
i Sheffield-it, në Mbretërinë e Bashkuar

24
mars 2016

 

A
është transhumanizmi çelësi për kapërcimin e kufizimeve tona thelbësore njerëzore,
apo a mund të kontribuojë ai në rritjen e pabarazisë ekonomike?

 

Profesor
Richard Jones, Zëvendës Kancelar i Kërkimit
dhe Inovacionit të Universitetit të Sheffield-it, debaton mbi meritat dhe dështimet
e lëvizjes intelektuale me Zoltan Istvan,
kandidat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën falangën e transhumanizmit.

 

Transhumanizmi
– debati

Nga
Profesor Richard Jones dhe Zoltan Istvan, publikuar në Demos[1]


 

Zoltan
Istvan:
 Transhumanizmi – lëvizja
ndërkombëtare që synon përdorimin e shkencës dhe të teknologjisë për përmirësimin
e qenieve njerëzore dhe të përvojës njerëzore – është rritur me shpejtësi në
vitet e fundit. Kudo ku shikojmë, shikojmë gjithnjë edhe më shumë njerëz të cilët
janë duke përqafuar teknologjinë radikale, e cila tashmë ka arritur t’i
ndryshojë jetët tona në mënyrë dramatike. Për shembull, teknologjia e
exoskeleton-it (që është një skelet i jashtëm) i jep të paralizuarve mundësinë
për të ecur. Implantet ‘koklear’ u lejojnë të shurdhërve të dëgjonë. Dhe
makinat që nuk do të drejtohen nga njerëzit do të thotë fund për qindëra mijëra
aksidente që ndodhin nga ngarja e makinës në gjendje të dehur.

 

Megjithatë,
transhumanizmi sapo ka filluar, dhe në mënyrë se se si ai do t’i ndihmojë njerëzit
pozitivisht kudo në botë. Shpejt, robotët, programet kompjuterike (software-t)
dhe inteligjenca artificiale, do t’i bëjnë jetët e njerëzve në mënyrë dramatike
edhe më të lehta, do t’i lehtësojnë ato, duke performuar detyra të çdo lloji.
Koha e lirë – diçka të cilën shumë njerëz e kanë shumë pak në botën moderne –
do të bëhet diçka e zakonshme.

 

Por
më e rëndësishmja, në vetëm pak dekada, teknologjia transhumaniste me shumë
mundësi do të zgjasë plakjen biologjike të njeriut, madje edhe vet vdekjen nëpërmjet
mënyrave të panumërta, duke përfshirë korrektimin gjenetik, printimin e
organeve në 3D, dhe zëvendësimin robotik të pjesëve të ndryshme të trupit. Mbi
100,000 njerëz vdesin çdo ditë në botë, duke shkaktuar humbje shkatërruese për
njerëzit e tyre të dashur, por edhe për komunitetet.

 

Transhumanizmi
kërkon që ta ndryshojë këtë. Transhumanizmi kërkon ta përdorë shkencën dhe
teknologjinë për të kapërcyer vështirësitë dhe vuajtjet. Nëse ti e do jetën dhe
dëshiron ta ruash atë, transhumanizmi është një filozofi e mrekullueshme dhe një
lëvizje sociale për të marrë pjesë në dhe për ta përqafuar atë. Unë besoj se,
bota ka nevojë për transhumanizmin për të arritur  sa më shumë që ai të mundet nga ekzistenca
jonë e çmuar në tokë.  

 

 

Profesor
Richard Jones: 
Kush është
kundër progresit teknologjik? Sigurisht që jo unë: Unë jam një fizikant që ia
ka përkushtuar karrierën e tij të kuptuarit e botës në shkallën nano (nano
teknologjia – matja në nanometra ose mikrone). Unë jam shumë i vetëdijshëm se
sa shumë më mirë janë jetët e njerëzve si puna ime, e banorëve të begatë të botës
së zhvilluar sesa jetët e gjyshërve tanë, si rezultat i progresit teknologjik.

 

Por
ky progres teknologjik nuk është i pashmangshëm, dhe as është drejtimi i tij i
paracaktuar. Transhumanizmi si një lëvizje, ka përvetësuar arritjet që tashmë i
ka bërë teknologjia, dhe i përdor këto arritje për t’i dhënë besueshmëri një sërë
aspiratave në të ardhmen, të cilat nuk janë edhe aq shumë rezultat i tendencave
aktuale, por i përmbushjes së dëshirave të lashta të njeriut. Njerëzit gjithnjë
kanë qenë të dëshiruar për një botë transhendente përtej mirëqenies materiale
dhe të jetëgjatësisë për mijëravjeçarë, dhe këto dëshira nuk ka më shumë të
ngjarë që të përmbushen duke u veshur me një gjuhë të re shkencore.  

 

Do
të doja shumë të shikoja kura për kurimin e sëmundjeve të rënda të moshës së
tretë si Alzhaimeri. Por këto kura nuk do të vinë duke ‘u bërë pjesë e një
filozofie dhe lëvizje sociale’. Ato do të vijnë nga përpjekjet e qëndrueshme të
shumë shkencëtarëve biomjekësorë – dhe nga shumë para. Historia e fundit e
industrisë farmaceutike, në përgjithësi – dhe kërkimi për ilaçe kundër
demencias, në veçanti – sugjerojnë se, po bëhet më e vështirë dhe jo më e lehtë
për ta arritur ketë. Pohimet e transhumanizmit për zhdukjen e plakjes dhe të
vdekjes janë boshe.

 

Dhe
robotët, software-t dhe inteligjenca artificiale, mund t’i bëjnë jetët e shumë
njerëzve më të lehta – ose ato mund t’i bëjnë shumë pak njerëz shumë më të
pasur, duke lënë çdonjeri tjetër në një sistuatë me një rritje më të madhe të pasigurisë
ekonomike. Produkti që do të kemi në fund, do të jetë jetë rezultat i
zgjedhjeve politike që ne bëjmë. Determinizmi teknologjik transhumanist i errëson
këto zgjedhje politike; rezultati është për t’i dhënë më shumë mbështetje mbajtësve
ekzistues të pushtetit politik dhe atij ekonomik.

 

Për
ta përmbledhur, shumë nga pohimet e transhumanizmit, janë të gabuara
teknikisht, rrënjët ideologjike të lëvizjes janë të dyshimta, dhe qarkullimi i
gjerë i këndvështrimeve transhumaniste është duke dëmtuar mënyrën se si ne
flasim për teknologjinë sot.

 

Zoltan
Istvan:
 Shpesh dëgjoj këtë
pyetje: Përse në nevojitet një lëvizje ‘transhumaniste’? Përgjigjja, megjithëse
jo e dukshme, është e drejtëpërdrejtë. Ne kemi nevojë për një levizje sepse
shumica prej nesh janë rritur në kultura të cilat nuk mbështeten tek arsyeja
dhe tek vlerat shkencore.

 

Për
shembull, në Amerikë, ku shumica e popullsisë është një popullsi fetare, që
beson në fe, shumica e njerëzve nuk shikojnë asnjë arsye për të përdorur
teknologjinë dhe shkencën për të ndryshuar përvojën njerëzore, ose për të kapërcyer
sëmundjet dhe vdekjen. Natyralisht, kjo mënyrë të menduari mbartet tek qeveria
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 100% e Kongresit Amerikan, Gjykatës së
Lartë, dhe e Presidentit janë besimtarë dhe besojnë në jetën pas vdekjes. Ky
mjedis, nuk është përçues për ata si puna jonë të cilët kërkojnë ta përdorin
shkencën për të ndryshuar botën dhe me shpresën për të eliminuar të gjitha sëmundjet
njerëzore. Nuk është përçuese sepse udhëheqësit tanë nuk do të shpenzojnë asnjë
fond, të ardhura për të ndihmuar shkencën dhe teknologjinë që të ecë përpara.

 

Fondet
qeveritare, disa prej të cilave janë fonde të lidhura me mjekësinë dhe kërkimin
shkencor, por aktualisht, ai financim (në Shtetet e Bashkuara) është rreth 10
herë më i vogël sesa fondet për mbrojtjen, luftërat, dhe prodhimin e bombave. Kjo
është një tragjedi që ne luftojmë kundra qenieve të tjera njerëzore – dhe jo
kundra kancerit, ose sëmundjeve të zemrës, ose Alzhaimerit, madje edhe vet
plakjes. Kjo është arsyeja parësore përse transhumanistët duhet të organizojnë
një lëvizje, në mënyrë që të mund të luftojmë për më shumë financim qeveritar të
cilat i shkojnë drejtëpërdrejtë shkencës dhe kërkimit mjekësor.

 


vend të një kompleksi industrial ushtatak, ne mund të krijojmë një kompleks
industrial shkencor. Nëse ndodh diçka e tillë, zhvillimi teknologjik do të
shpejtohet në mënyrë dramatike – dhe kështu do të jenë edhe të gjitha përfitimet
nga shkenca për racën njerëzore. Në jemi me të vërtetë në një garë për të shpëtuar
miliarda jetë nga sëmundjet dhe nga vdekja.

 

Imagjinoni
për një moment sikur lëvizja mjedisore të mos ishte bërë kurrë një lëvizje
formale. Ose lëvizja e grave. Organizimi, bashkëpunimi, zhvillimi i
strategjive, lobimi, dhe aktivizmi janë të gjitha mënyra sipas së cilave shpëtohet
bota. Dhe ata mund ta bëjnë këtë më mirë nëse kanë struktura dhe pushtet që
gjenerohet nga një grupi më i madh njerëzish dhe nga grupet e tyre. Kjo është
ajo për të cilën ka nevojë transhumanizmi, dhe kjo është ajo që është duke u bërë
në thelb transhumanizmi – një lëvizje botërore në mirëbesim ku partitë
politike, emisionet televizive, jofitimprurësit, kompanitë e reja, madje edhe
guidat me autobuz nëpër të gjithë vendin përpiqen ta promovojnë atë.

 

Si
të gjitha lëvizjet, jo çdo gjë del ashtu siç është planifikuar. Inteligjenca
artificiale dhe robotët mund të marrin vendet e punës dhe kjo mund të rezultojë
në konflikt social, por transhumanizmi – ashtu si demokracia – do të gjejë një
rrugë, një mënyrë dhe do të përmirësojë standardet e jetesës për këdo.
Teknologjia e ka këtë lloj hisotrie. Dhe ajo do të gjejë gjithashtu një mënyrë për
të luftuar sëmundjet dhe vdekjen, veçanërisht tani që kompani si Calico e
Googel-it po fillojnë të derdhin shumë të mëdha të ardhurash në këtë fushë.  

 

Transhumanizmi
është një lëvizje sociale e mbushur me optimizëm teknologjik ngjitës. Lëvizja është
duke u rritur siç ndodh me kafshët e egra sepse njerëzit shikojnë premisën e të
qenit pjesë e diçkaje që do t’i përmirësojë edhe më shumë jetën e tyre njerëzore.

 

Profesor
Richard Jones:
 Sigurisht
që ne bien dakord mbi nevojën e një shpenzimi proporcional më të madh mbi
shkencën dhe kërkimin mjekësor, dhe në mënyrë proporocionale më pak shpenzime në
fushën ushtarake. Dhe në fakt, është e verëtetë që Shtetet e Bashkuara janë një
vend shumë më fetar sesa Mbretëria e Bashkuar, apo sa pjesa tjetër e Evropës. Do
të ishte mungesë edukate për mua si një i huaj që të gjykoja diçka të tillë,
por sa më e madhe të jetë besimi i shoqërisë në Shtetet e Bashkuara nuk e ka
ndaluar vendin tuaj që të jetë udhëheqësja botërore në shkencë dhe në
teknologji. Ndoshta, kjo i ka bërë disa aspekte të kërkimit më të vështira në
Shtetet e Bashkuara sesa në Evropë – si përshembull kërkimi për qelizat
burimore.

 

Por
në krahun tjetër, lloje të tjera teknologjish – si bioteknologjia bujqësore –
duket shumë më e pranueshme në Shtetet e Bashkuara sesa në Evropë. Marrëdhënia
ndërmjet qëndrimeve shoqërore ndaj shkencës dhe teknologjisë dhe fesë qartësisht
nuk janë aq të hapura, të qarta.

 

Por
mua më vë në mëdyshje, nëse mendon se problemi është mendimi fetar në Shtetet e
Bashkuara, ti duhet të mendosh se zgjidhja është një lëvizje – transhumanizmi –
e cila më vete ka aq shumë jehona fetare. Ti mezi pret një ngjarje në të
ardhmen – ‘veçanësinë’ – e cila ngjan shumë me apokalipsin e traditave mijëvjeçare
fetare. Jo pa arsye njerëzit e quajnë këtë veçori si ‘ekstzën nerd-ve’ – premisën
e një bote me bollëk material dhe me një jetë të pafundme, e drejtuar nga
superinteligjenca dashamirëse e inteligjencës artificiale duket goxha fetare në
karakter sipas meje.

 

Dhe
kush mund ta mohojë tundimin e një fundi ndaj vdekjes dhe sëmundjeve? Sic
aludova në pohimet e mia të mëparshme, unë jam shumë skeptim mbi bazat teknike
që shkenca mund ta realizojë këtë premisë tani afër. Por, në cdo rast, shumë
nga problemet që ne kemi me shëndetin nuk kanë të bëjnë me mungesën e shkencës.
Në qytetin tim, të jetosh në anën e gabuar të një rruge autobuzi, ku kalon
autobuzi mund të ulë me përafërsi 10 vite nga jeta e një njeriu, kaq e madhe është
shkalla e pabarazisë shëndetësore që ne vuajmë.

 

Dhe
në vendin tuaj, në Shtetet e Bashkuara, puna e Deaton dhe Case kanë treguar se
për të bardhët, gratë dhe burrat në moshë të mesme që nuk janë hispanik në
prejardhje, shkalla e vdekshmërisë në fakt është duke u rritur. Cfarëdolloj gjëje
që të jetë duke ndodhur këtu, këto gjëra nuk do të zgjidhen duke pasur më shumë
kërkime mjekësore – këto janë probleme të shoqërisë, të cilat do të kenë nevojë
për zgjidhje politike, jo zgjidhje teknologjike. Ëndërra të pamundura rretjh
jetës së përjetshme thjesht largojnë vëmendjen nga këto probleme të ngushtme
tani në këtë moment.  

 

Zoltan
Istvan:
 Është e vërtetë se
ekzisotonë disa aspekte të ashtuquajtura fetare ndaj transhumanizmit,
specifikisht ideja e një teknologjie transhumaniste për të eliminuar vdekjen. Të
dyja konceptet pasqyrojnë dëshira thelbësore njerëzore për ë gjetur një vend të
qëndrueshëm lumturie dhe për të siguruar vazhdimsinë duke mos vdekur.

 

Për
mua, nuk janë qëllimet e fesë ato që janë të gabuara, por se si feja i premton
njerëzve për t’i arritur ato. Transhumanizmi kërkon të sigurojë lumturi dhe jetëgjatësi
të pafundme nëpërmjet arsyes, shkencës, dhe mjetet e natyrës.

 

Feja
zyrtare – si Krishtërimi ose Islami – funskionojnë nëpërmjet fajit,
fondamentalizmit, ritualeve të krisura, dhe kërcënimit të mallkimit të përjetshëm.
Nuk ka asnjë mënyrë për arritjen e dëshirave universale shpirtëtrore që shumë
prej nesh duan të përqafojnë. Përdorimi i shkencës dhe i teknologjisë për të kënaqur
dëshirat e thella në shpirtin tonë është një mënyrë shumë më e mirë.

 

E
kuptoj që ju jeni skeptik ndaj faktit që sheknca ëhstë ende larg arritjes së një
jetëgjatësie të pafundme për njerëzit, por progreset e fundit në rigjenerimin e
qelizave të minjve për të qenë mëtë rinj, testimi i organeve robotike si zemra
bionike, dhe premitimi i korrektimit gjenetik po na sjellin gjithnjë edhe më afër
një jete më të gjatë sesa më parë.

 

Me
kaq shumë burime që po hidhen tek jetëgjatësia dhe funsha e antiplakjes – duke
përfshirë një rritje të numrit të miliarderëve – unë besoj se, ne jemi duke
kapur pikën e kthesës në fushën kërkimore. Madje ka edhe një kr në rritje në të
gjithë botën për ta trajtuar plakjen si një sëmundje . e cila do të ndihmonte në
formimin e një kulture më shkencore për përqafimin e një jetëgjatësie të
pafundme.

 

Megjithatë,
këto lajme të mira nuk janë duke ndihmuar në mënyrë të menjëherëshme në disa
nga cështjet sociale që ju përmendët, të cilat janë kompelkse tdhe të
variueshme. Ndërkohë që amerikanët janë duke jetuar më gjatë se kurrë më parë, sic
janë duke jetuar në përgjithësi njerëzit në të jgithë botën – dhe standardet e
jetesës në të gjithë botën janë më të larta sesa më parë, sipas raporteve tmë të
fundittë Bankës Botërore – shumë punë ende mbetet oër tu bërë për të sjellë më
shumë barazi sociale për njerëzit. Shumë ounë gjithashtu mbetet për tu bërë në
eliminimin e varfërisë në të gjithë botën, dhe për të ndalur luftërat.

 

Shumë
trasnhumanist dhe teknologë si vetja ime anojnë diku majtas dhe jemi shumë të
shqetësuar që bota e ardhshme e shkencës dhe e teknologjisë transhumaniste të
ndahen në mënyrë të barabartë tek të gjithë njerëzit.

 

Profesor
Richard Jones:
 Nuk
të duhet të jesh një trasnhumanist për të dashur të përdorësh shkencën dhe
teknologjinë për ta bërë njerëzimin më të mirë. Por ajo që shkenca dhe
teknologjia bëjnë për ne varet nga zgjdhjet që ne bëjmë si shoqëri, dhe
vizionet e transhumanistëve i turbullojnë këto zgjedhje duke sugjeruar që ka
vetëm një drejtim të mundshëm që teknologjia të ecë përpara.

 

Kur
flet për ‘teknologji për dizenjimin e bebeve, ku ne mund të përmirësojmë
specien njerëzore edhe përpara se ajo të lindë’, shumë njerëz që e lxojnë këtë
do të pyesin, kush do të vebdosë se cfarë përbën përmirësim? Nga ta dimë se
teknologjitë e reja do të na cojnë në më shumë begati për të gjithë sesa të na
cojë në një polarizim më të madh ndërmjet atye që kanë para dhe pushtet dhe ato
që nuk i kanë këto?

 

Unë
jam më pak entuziast se sa ju rreth faktit që janë miliardërët ata që po hedhin
financim, të ardhura tek kërkimet që po bëhen për jetëgjatësinë dhe
antiplakjen. Ky ëhstë vetëm një shembull i mënyrës se si axhendat kërkimore përcakthen
nga të pasurit dhe të pushtetshmit. Mënyra për tu siguruar që teknologjitë e
zhvilluara të jenë ato nga të cilat do të përfitojë i gjithë njerëzimi të mos
jetë dhënia e njerëzve më të pasur të planetit mundësinë për të ndikuar këto
axhenda kërkimore, po rpër ta hapur procesin në mënyrë më të gjerë. Dhe është
naive të imagjinosh që drejtimet ku po shkon zhvillimi teknologjik nuk është i
ndikuar nga ata që kanë pushtetin në shoqëri.

 

Jam
i gëzuar që ti e pranon deri diku dimensionin gjysëm fetar të transhumanizmit.
Historikisht, një rol i disa feve ka qenë justifikimi i poziticimit të atyre që
kanë pasurinë dhe pushtetin. Nuk është cudi që transhumanizmi ëhstë i famshëm midis
tekno-elitës kaliforniane.

 


ndikim, transhumanizmi ëhstë shteti fetar i teknoliberalizmit kalifornian, dhe
si të gjitha shtetet fetare qëllim i saj është të justifikojë pushtetin e atyre
që janë në detyrë.

 

Burimi:

https://www.sheffield.ac.uk/news/nr/zoltan-istvan-richard-jones-transhumanism-debate-1.561607

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

 


[1] Demos është një revistë
tremujore, e publikuar online që trajton ide politike dhe sociale, publikuar
nga think-tanku i pavarur, ndërpartiak Demos në Mbretërinë e Bashkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty