ARTFrymëzimEKIPE QË BESOJNË TEK NJËRI-TJETRI | 5 PRAKTIKA Nga...

EKIPE QË BESOJNË TEK NJËRI-TJETRI | 5 PRAKTIKA Nga Simon Sinek

-

 

Nga Simon Sinek

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti   

Përpara disa kohësh isha në një udhëtim
pune në Las Vegas dhe ata më akomoduan tek Hoteli “Katër Stinët” atje, që është
një hotel i bukur dhe, një nga arsyet përse ai është një hotel i mrekullueshëm
nuk është për shkak të shtretërve luksozë. Çdo hotel mund të blejë shtretër
luksozë. Arsyeja përse “Katër Stinët” është një hotel fantastik është për shkak
të njerëzve që punojnë atje, që kur ju ecni nëpër korridore dhe dikush ju thotë
“ç’kemi”, ju keni një ndjesi të ndryshme që ata janë duke ju thënë “ç’kemi”, jo
sepse atyre u kanë thënë që t’ju thonë juve “ç’kemi”. Ne jemi kafshë sociale mirë-intonuar
dhe ne mund t’a dallojmë gjithmonë kur dikush punon me Komisione, apo jo, ju
mund t’a ndjeni atë, dhe ne mund t’a dallojmë kur dikush është duke u treguar
miqësor në mënyrë të sinqertë apo jo.

Tek “Katër Stinët” ata kanë një bar kafe
në holl. Një pasdite unë shkova dhe porosita një filxhan kafeje dhe aty punonte
një barist atë ditë dhe ai quhej Noah. Ai ishte argëtues, angazhues dhe joshës.
Unë qëndrova shumë gjatë atje me filxhanin tim të kafesë sepse mua më pëlqeu që
të flisja me Noah dhe siç e kam unë në natyrën time e pyeta Noah dhe i thashë,
‘A të pëlqen puna jote?’, dhe pa kaluar asnjë sekond Noah tha, ‘Unë e dashuroj
punën time.’ Kjo është e rëndësishme sepse fjala ‘e pëlqej’ është racionale. Më
pëlqen puna që bëj, njerëzit, sfida, paguhem mirë, më pëlqen puna ime. Ndërsa
dashuria është emocionale. Është një lidhje e një rangu më të lartë. A e do
gruan tënde?…”Më pëlqen shumë”. Këtu ka një dallim apo jo? Noah tha, “Unë e
dashuroj punën time.” Dhe mua mu ngritën veshët përpjetë. Ai ka një lidhje
emocionale me këtë kompani dhe kjo është interesante. Kështu që, unë e ndoqa
duke i thënë, “Më thuaj specifikisht se çfarë po bën Hoteli “Katër Stinët” që
ti të më thuash mua që ti e dashuron punën tënde.” Dhe pa u menduar fare, Noah
më tha, “Përgjatë ditës kalojnë këndej menaxherët dhe ata më pyesin se si jam
dhe nëse kam nevojë për diçka që t’a bëj punën time më mirë. Dhe jo vetëm
menaxheri i tij, por çdo menaxher. Dhe ai pastaj tha gjithashtu se, “Unë kam
punuar edhe tek Pallati i Çezarit dhe aty kur kalonin menaxherët dhe kapin gjërat
që ne mund të ishim duke i bërë gabim, për t’u siguruar që jemi duke arritur
shifrat që ata donin dhe që ne të ishim duke përformuar siç duhej.

Dhe për këtë atij i duhej të mbante kokën
poshtë radarit dhe të mblidhte faturat e tij. Vetëm tek “Katër Stinët” e ndjej
që mund të jem vetvetja. Kjo është ekzaktësisht e njëjta qenie njerëzore. Dhe
megjithatë përvoja e shërbimit ndaj klientit që ne do të kishim duke e takuar Noah
tek njëri hotel ose tek tjetri do të ishte thellësisht i ndryshëm, jo për shkak
të personit, por për shkak të liderave, për shkak të mjedis të lidershipit në të
cilin ai është kërkuar që të punojë.

Më bëjën këtë pyetje gjatë gjithë kohës:
Simon si t’ia bëjmë që të marrim maksimumin nga njerëzit tanë? Ata nuk janë një
kullë ku ne t’i shtrydhim ata për të parë se sa shumë mund të marrim prej tyre.
Kjo është një pyetje gjithë të meta, që do të thotë se, edhe përgjigjet do të
jenë gjithë të meta. Pyetja e saktë është: Si mund të krijojmë një mjedisi ku
punonjësit tanë të punojnë sipas qënies së tyre natyrale sa më shumë që të jetë
e mundur. Dhe përgjigjet do të jenë thellësisht të ndryshme. Nëse nuk keni një
ekip ku njerëzit kanë besim tek njëri-tjetri, ajo që keni është një grup me
njerëz që vijnë në punë çdo ditë dhe që gënjejnë, fshihen dhe shtiren. Një
ekipi ku njerëzit kanë besim tek njëri-tjetri është kur njerëzit ndjehen të
sigurt, një vend ku njerëzit ndjejnë se mund të jenë vulnerabël mes të vetëve.
Ata mund të ngrenë dorën dhe të thonë: Unë kam bërë një gabim. Ose me ke
promovuar në një pozicion ku nuk e di se çfarë duhet të bëj. Mendoj se kam
nevojë për më shumë besim. Ose kam probleme në shtëpi dhe kjo gjë ndikon tek
puna ime. Ose jam i frikësuar. Ose kam nevojë për ndihmë, pa asnjë frikë poshtërimi
apo ndëshkimi.

Në fakt, ata i thonë këto gjëra me
besimin që lideri apo shefi i tyre do të shkojnë tek ai/ajo për t’a mbështetur.
Nëse nuk ke një ekip ku njerëzit kanë besim tek njëri-tjetri, ajo që do të keni
është një grup me njerëz që vijnë në punë çdo ditë dhe që i fshehin gabimet e
tyre nga frika se mos futen në probleme. Ata nuk do ta pranojnë që ju i keni
promovuar ata në një pozicion ku ata as që e kanë idenë se çfarë janë duke bërë
dhe ata do të shtiren. Ata nuk do t’ju thonë se gjenden nën rrethana stresi për
shkak të asaj që janë duke kaluar në shtëpi dhe që kjo ndikon në punën e tyre.
Ata nuk do t’ju thonë që janë të frikësuar  dhe ata nuk do t’ju kërkojnë ndihmë nga frika
mos i fusni në një listë për raundin e dytë të shkurtimeve të  vendeve të punës. Dhe sigurisht që, nën këto
rrethana do të keni plasaritje dhe organiata do të thyhet dhe jo për shkak të
njerëzve, por për shkak të liderave që i drejtojnë ata njerëz.

Ne e dimë se çfarë pamje ka kjo në
ekstremitete. Më siguri ju e mbani mend përpara disa vitesh një aksident që
pati linja ajrore “Junaited” kur ata po zvarrisnin një pasagjer të tyrin jashtë
avionit me hundë dhe dhëmbë të thyer dhe me shëmbje. Mua më vjen keq për çdo
pjestar të ekipit të tyre sepse 100% e tyre ishin të sigurt që ajo që ata ishin
duke bërë ishte e gabuar, por asnjëri prej tyre nuk foli, asnjëri prej tyre nuk
ndërhyu sepse ata kishin frikë se mos do futeshin në probmele më shumë sesa të
ishin të bindur që po bënin gjënë e duhur. Sepse ata nuk punojnë me një ekip
tek i cili kanë besim. Kjo nuk ishte një anomali. Kjo është diçka e ndërtuar në
mënyrë të qëndrueshme përgjatë viteve e cila shpërtheu në një ngjarje të tillë.

Unë e kam parë një skenë të tillë vite më
parë me Linjën ajrore Junited. Dhe ky ishte alarmi që diçka nuk po shkonte sië
duhet. Një skenë që po luhej përpara meje, ndërkohë që, unë po përgatitesha për
të hipur në një avion ku një nga pasagjerët u përpoq të hipte në avion përpara
se të thirrej numri i grupit të tyre, që siç e dini ju që të gjithë ky është një
krim serioz (të qeshura). Dhe kjo është mënyra se si e trajtoi atë agjentja tek
hyrja: “Zotëri…hapuni. Unë nuk e kam thirrur ende numrin e grupit tuaj, ju
lutem hapuni dhe prisni deri sa të thërras numrin e grupit tuaj.” Kështu iu
drejtua ajo një klienti që kishte paguar për udhëtimin në atë avion. Dhe kështu
që, unë thashë diçka, “Përse duhet të na flasësh në këtë mënyrë? Përse nuk na
flisni si qenie njerëzore?” Dhe ajo më pa në sy dhe më tha: “Zotëri nëse unë
nuk i ndjek rregullat mund të futem në telashe dhe mund të humbas vendin tim të
punës.” Kjo përgjigje më tregoi që ajo nuk ndjehet e sigurt në organizatën e
saj, liderët nuk kanë besimin që ajo do të bëjë punën për të cilën ajo është
trajnuar që të bëjë. Dhe gjejeni se kush e pëson nga këto?! Kompania, klientët,
dhe vet ajo.

Një nga arsyet përse na pëlqen që të fluturojmë
me “Vërgjin Atlantik” nuk është se ata kanë një formulë magjike dhe se ata punësojnë
gjithë njerëzit më të mirë, por për shkak se njerëzit që punojnë atje ndjehen të
sigurt për punën e tyre, ata ndjejnë se ata kanë besimin e eprorëve për punën që
ata janë trajnuar që të bëjnë…” Dhe gjejeni se kush përfiton në këtë rast: Klientët,
kompania dhe njerëzit që punojnë atje.

Është përgjegjësia e liderit që të përcaktojë
mjedisin. Lidershipi nuk ka të bëjë me të qenit në krye, por që të kujdesesh për
ata që janë nën drejtimin tuaj. Liderët nuk janë përgjegjës për rezultat; ata
janë përgjegjës për njerëzit të cilët janë përgjegjës për rezultatet. Dhe nëse e
rregulloni mjedisin siç duhet do të keni njerëz si Noah. Nëse nuk e keni
mjedisin siç duhet, prapë do të keni njerëz si Noah. Sepse nuk ka të bëjë me
njerëzit, por ka të bëjë me liderët. Thuajse gjithmonë aty ku kemi çështje që
nuk shkojnë mirë lidhur me performacën e punonjësve, apo çështje të lidhura me
klientin shumë rrallë kanë të bëjnë me njerëzit.

Po, sigurisht që kemi anomali. Por kur këto
nuk janë të ekuilibruara do të gjeni se keni çështje apo probleme që nuk shkojnë.
Është thuajse gjithmonë lidershipi dhe mjedisi i lidershipit dhe zakonisht janë
ekipet ku njerëzit nuk kanë besim tek njëri-tjetri. Detyra e lidershipit është
që të krijojë ekipe ku njerëzit të kenë besim tek njëri-tjetri. Dhe nëse dëshironi
që të luani në lojëra të pafundme duhe të keni ekipe ku njerëzit kanë besim tek
njëri-tjetri.

Një nga gjërat më të këqia lidhur me
ekipet ku njerëzit kanë besim tek njëri-tjetri është se si i ndërtoni ato.
Sepse kjo nuk është diçka tradicionale në kuptimin që, ne përcaktojmë një
target për të ndërtuar këto ekipe dhe pastaj i ndërtojmë ato. Kjo ka të bëjë më
shumë me praktikën. Si për shekmbull, të vish në formë dhe si të shkosh në një
palestër. Po! Ju dëshironi që të jeni në formë të mirë, por fatkeqësisht nuk
mund të shkoni në palestër për 9 orë që të vini në formë. Kjo gjë nuk do të
funskiononte. Por nëse ju angazhoheni që do të shkoni në palestër çdo ditë për
20 minuta, të jeni të bindur 100% që do të vini në formë.

Simon sa kohë do të më duhet që të vi në
formë të mirë?

Nuk e di! Dhe ky është problemi.

Disa përgjigjen shpejt dhe disa të tjerë
ngadalë.

Nuk ka formula.

Por ajo që ne që të gjithë e dimë është
se ky proces funksionon dhe ne e dimë 100% që nëse punoni shumë për 20 minuta çdo
ditë dhe të jetoni në mënyrë të shëndetshme, 100% prej nesh do të vijnë në formë.
E njëjta gjë vlen për lidershipin.

Unë nuk kam 5 gjëra magjike që t’jua
them juve për të bërë.

Nuk ka një kurs një ditor ku mund të
shkoni dhe t’a bëni këtë ose një vënd të vetëm që ju mund ta kaloni me ekipin
tuaj dhe pastaj ata kthehen në një ekip ku njerëzit kanë besim tek njëri-tjetri.
Po këto gjëra janë të rëndësishme, por këto janë pjesë e një procesi. Një
proces ku ne kemi gabime dhe ky proces quhet lidership.

Lidershipi është një stil jete.

Madje edhe kur e arrini objektivin tuaj,
edhe pasi ekipi juaj të ketë fituar besim tek njëri-tjetri, por fatkeqësisht do
t’ju duhet që të shkoni në palestër gjatë gjithë jetës suaj.

Është një stil jetese.

Lidershipi është një stil jetese.

Dhe qëllimi i këtij stili jetese është të
prodhohen ekipe ku njerëzit do të kujdesen për njëri-tjetrin, që e duan njëri-tjetrin.

Dhe që të ndjehen të vlefshëm në
organizatën ku ata punojnë.

Dhe kjo është detyra juaj!   

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=W5qQJhe7sLE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty