Et moi - Nga Edit Piaf
Drithit i
duhet dritë që të verdhohet,
Zotave u duhen misteret që të adhurohen,
Zemrat e njerëzve pa dashuri nuk rrahin,
Dhe unë, pa ty jam e humbur...
Unë nuk di të lutem,
Nuk di se si bëhet kjo gjë,
Nëse ndonjehëherë lutem
Është kur jam e uritur
Tani çdo mëngjes
Them të njëjtën lutje:
Jipmë sot
Dashurinë tënde të ditës
Pemët nuk jetojnë dot pa shiun,
Lulet nuk çelin dot natën,
Pa ujë peshku i artë nuk mund të frymojë,
Dhe unë, pa ty jam e humbur...
Pa fllad anija nuk mund të lëvizë,
Pa muzikë askush nuk mund të vallëzojë,
Pa diell zogjtë nuk këndojnë dot,
Dhe unë, pa ty jam e lumtur...
Unë nuk kam besim e as ligj
Kur ti je larg meje,
Çdo gjë është e zezë dhe e zbrazët
Pa ty...
Pa ty çdo gjë është e idhët
Toka është zjarr,
Ti je më i nevojshëm për mua
Sesa ajri...
Drithit i duhet dritë që të verdhohet,
Zotave u duhen misteret që të adhurohen,
Zemrat e njerëzve pa dashuri nuk rrahin,
Dhe unë, pa ty jam e humbur...
...
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti
Comments
Post a Comment