MuzikëMuzikë FrancezeEt pourtant - Nga Edit Piaf

Et pourtant – Nga Edit Piaf

-

Unë të
dua…

Ti më do…

Lumturi..

Zemrat tona…

E megjithatë…

Do të ketë gjithmonë një qen të mjeruar të humbur

Deri diku kjo s’do të më lërë të jem e lumtur.

Do të ketë diku gjithmonë, në një gazetë darke

Ku nja njëzetë vete do të kenë vdekur nga dëshpërimi.

 

Udhëtime…

Mirazhe…

Të lumtur…

Ne të dy…

Dhe megjithatë…

Ne do të jemi gjithmonë të vetmuar përballë oqeanit,

Një grua me të zeza që qan dhe që pret.

Do të ketë gjithmonë një djalë të vogël të varfër

I cili do të ëndërroj për ishujt përpara një posteri të
bukur.

 

Përkëdhelje…

Dehje…

Krahët e tu…

Merrmë…

Dhe megjithatë…

Do të ketë gjithmonë një letër anonime

Që do të ndotë lumturinë e dashnorëve.

Do të jetë gjithmonë dhoma ngjitur

Me një heshtje vdekjeje pas një sarkazme dashurie.

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=MVlvFyoutl8

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty