MuzikëMuzikë FrancezeEt toi - Nga Edit Piaf

Et toi – Nga Edit Piaf

-

Koka ime është
si një livadh ëndërrash

Me një shkallë mu në mes

Dhe aty ngjiteshin të gjithë burrat

Që unë i lejoja

Dhe ata ngjiteshin pa frikë lart,

Dhe unë u mbaja shkallën,

Dhe pastaj e lëshoja atë.

Dhe kështu, ata rrëzoheshin përtokë me zhurmë

Dhe kështu, ata duhet t’ia nisnin nga e para,

Po, por pastaj gjërat ndryshonin paksa

 

Sepse ti, nuk ke nëvojë për ëndërrat e mia

Që të të dua

Ti qesh sapo del dielli,

Dhe unë s’të kam parë kurrë të qash

Ti këndon me të madhe për çikërrima,

Sikurisht që je i çakorduar,

Por ti e bën këtë kaq këndshëm,

Saqë zemra ime vetëm shikon si marroke

Sepse ti, nuk ke nevojë për ëndërrat e mia

Që të të dua

Ti qesh sapo del dielli,

Dhe unë s’të kam parë kurrë të qash

 

Oh, po! Gjërat ndryshuan paksa

Mu desh të ngjitesha vet tek shkallët e mia

Por isha vetëm unë ajo që po ngjitesha

Sepse ti po më shikoje nga toka

Tani unë jam këtu në majë

I dashur, të lutem, mos e lësho shkallën

Sepse atëherë do të isha unë që do të bija me zhurmë,

Dhe nuk do të dija se ç’do të ndodhte me mua

Ti po ecën nëpër ambiciet e mia,

Vaftë na djall imagjinata ime

Ti po më buzëqesh, dhe pastaj më ngre në krahët e tu,

Dhe unë e humbas të gjithë dinjitetin tim.

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=xS96i29FZ3A

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty