Të tjeraHow can I go on - Nga Freddie Mercury...

How can I go on – Nga Freddie Mercury & Montserrat Caballe

-

Kur e gjithë kripa hiqet nga deti

Unë qëndroj i rrëzuar,
lakuriq dhe i gjakosur

Por kur gishti im
drejtohet egërsisht

A ka njeri që beson tek unë

Që të dëgjoj thirrjen time
dhe të kujdeset për mua?

Si mund të vazhdoj përpara, nga dita në ditë

Kush mund të më bëjë të
fortë në çdo mënyrë

Ku mund të jem i sigurtë,
ku mund të përkas

Në këtë botë të madhe
trishtimi

Si mund t’i harroj ato ëndërra
të bukura që ndamë

Ato kanë humbur dhe nuk
mund të gjinden më

Si mund të vazhdoj përpara?

Ndonjëherë, duket siukur dridhem në errësirë, nuk mund të shikoj

Kur njerëzit më frikësojnë

Përpiqem të fshesh veten
nga turma

A ka njeri atje që të më
ngushëllojë

Zot, kujdesu për mua…



Si mund të vazhdoj përpara

Nga dita në ditë

Kush mund të më bëjë të fortë

Në çdo mënyrë

Ku mund të jem i sigurtë

Ku mund të përkas

Në këtë botë të madhe
trishtimi

Si mund të harroj

Ato ëndërra të bukura që
ndamë

Që tani kanë humbur dhe që
nuk mund të gjinden më

Si mund të vazhdoj përpara?

Përpara, përpara, përpara…

 

Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=ksNoe8W2jTc 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty