ARTMuzikëIt's a hard life - The Queen

It’s a hard life – The Queen

-

Do të kthej kokën e do të shikoj prapa
dhe

Do të them që i bëra të
gjitha për dashurinë

Po, e bëra për dashurinë

Për dashurinë

 

Nuk e dua lirinë time

Nuk ka asnjë arsye për të
jetuar me një zemër të thyer

Kjo është një situatë e ndërlikuar

Dhe unë mund të fajësoj
vetëm veten time

Dhe ky është një fakt i
thjeshtë i jetës

Mund t’i ndodh kujtdo

 

Fiton, humbet

Por të duhet të rezikosh
me dashurinë

Oh po, unë rashë në
dashuri

Por ti tani thua se ka përfunduar
dhe unë po shkatërrohem

 

Po, është nje jetë e vështirë

Që të jemi dashnorë të vërtetë
bashkë

Të dashurojmë dhe të
jetojmë përgjithmonë në zemrat e njëri-tjetrit

Është një luftë e vështirë
e gjatë

Që të mësojmë të kujdesimi
për njëri-tjetrin

Që të besojmë tek njëri-tjetri
që nga fillimi

Kur je i dashuruar

 

Unë përpiqem të rregulloj
pjesëzat e thyera

Përpiqem të luftoj me lotët

Ata thonë se kjo është vetëm
një gjendje mendore

Por kjo i ndodh të gjithëve

 

Sa shumë që dhemb thellë
brenda

Kur dashuria jote të ka bërë
copë

Jetë është e vështirë kur
je vetëm

Tani po pres që diçka të
bjerë nga qielli

Po pres dashurinë…

 

Është jetë e vështirë

Në një botë të mbushur me
dhimbje

Ka njerëz që e kërkojnë
dashurinë në çdo mënyrë

Dhe kjo është një luftë e
vështirë e gjatë

Por unë do të jetojë
gjithmonë për nesër

Do të kthej kokën e do të
shikoj prapa dhe

Do të them që i bëra të
gjitha për dashurinë

Po, e bëra për dashurinë

Për dashurinë

 

Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=uHP-qgzUVLM&list=PLeoBVKHKNsGriWnBb7u2FrwRC-izVytZg&index=32 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty