Kur këndoj dhe bie shi
Një re pasigurish
Varet sipër kokës sime herë
pas here
Çdo pikë më kujton një
betim
Trishtueshëm rimojnë
Vargjet që këndoj unë
Dhe ajo melodia e ëmbël
Që buron nga fado
Kur vështrimi im
turbullohet
Shikoj melodinë e çuditshme
Si shi ose si një erë e tërbuar
Që shkund dritaret
Kështu, i dorëzohem
pendesave të mia
Kur fado më zotëron
Rima të trishtuara, era
murmurin
Këto janë lotët e parajsës
Që burojnë nga unë
Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti
https://www.youtube.com/watch?v=dXoia56SxVU#action=share