Të tjeraLove me or die - Nga CW Stoneking

Love me or die – Nga CW Stoneking

-

Unë kam
studiuar të ligën, nuk e mohoj

Dikur ka ekzistuar një magji e quajtur ‘Duamë ose vdis’

Pak thonj, një copë nga fustani i saj

Receta e djallit…

Do t’ju rrëfej pasojat mjerane të gabimit tim

Duke rënë skllav i një dëshirë pasionate

Duke bërë magjinë ‘Duamë ose vdis’

Ajo kishte pamjen e një mbretëreshe bukurie

Pa byrzylyqe ose zinxhirë, veshur me këpucë të prishura

Shishe parfumi shtatëdhejtë e pesë centëshe

Unë thashë, ‘Mirëmëngjes’, dhe ceka kapelen time

Duke buzëqeshur gëzueshëm, e pashë atë në sy

Dhe në xhep ndjeva magjinë ‘Duam ose vdis’

Historinë time të shkuar

I kam studiuar magjitë që nga ditët e vjetra

Anëtarësinë, shoqëritë sekrete

Fuqinë dhe pasurinë në familjen time

Por Matilda, e dashur

Përse nuk e merr unazën time të martesës

Si një djall poshtë dyshemesë

Unë groposa magjinë pas derës së pasme

Zhurmshëm, doli fjala në qytet

Që një ethe e kishte mposhtur Matildën

Nëntë e gjysëm, vjen doktori

Vjen prifti në pesë pa një çerek

Pashë Matildën shtrirë me kurriz

Nëna e saj e vjetër veshur me kostum të zi

Gjëmuan trumpetat dhe daullet

Pres që të vijë gjykimi edhe për mua

E di që shpriti i saj është poshtë

Dëgjoj vajtimin dhe kërcitjen e dhëmbëve

Flakët e ferrit poshtë këmbët e mia

Në hijen e xhunglës ndjej nxehtësinë

Matilda po më pret në ferr edhe mua

Dhe gjithçka sepse ajo vdiq nga një magji e keqe

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=JlmsK59ncHs

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty