ARTMuzikëMad about you - Nga Sting

Mad about you – Nga Sting

-


Eca një milje të vetmuar nën dritën e hënës

Edhe pse një milion yje po
shkëlqenin

Zemra ime kishte humbur në
një planet të largët

Ajo vërdallisje rreth hënës
së prillit

Duke u rrotulluar në një
hark trishtimi

Jam i humbur pa ty. Jam i
humbur pa ty.

Megjithëse mbretëritë e
mia kthehen në rërë

Dhe bien në det

Jam i çmendur pas teje.
Jam i çmendur pas teje.

Dhe nga kodrinat e errëta
të vetmuara

Dëgjova këngët e lashta të
trishtimit

Por në çdo hap mendova për
ty

Në çdo hap vetëm për ty

Dhe çdo yll një kokër rëre

Mbetjet e një oqeani të
tharë

Thuamë, edhe sa gjatë?
Edhe sa gjatë?

Thonë se në shkretëtirë
shtrihet një qytet

Vaniteti i një mbreti të
lashtë

Por qyteti është copë copë

Aty ku rënkon era dhe këndon
kukuvajka

Këto janë vepër e njeriut

Kjo është shumatorja e
ambicies tonë

Do të ishte një burg për
jetëm time

Nëse ti bëhesh gruaja e
dikujt tjetër

Me çdo burg të kthyer në rënë

Armiqtë e mi ecin të lirë

Jam i çmendur pas teje.
Jam i çmendur pas teje.

Dhe kurrë më parë në jetën
time

Nuk jam ndjerë kaq i
vetmuar sesa tani

Edhe pse sundoj mbi çdo
gjë që shikoj

Ato s’kanë asnjë kuptim
për mua

Nuk ka fitore

Në të gjitha historitë
tona pa dashuri

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty