MuzikëMuzikë FrancezeNe me quitte pas - Nga Edit Piaf

Ne me quitte pas – Nga Edit Piaf

-

Do të
ndërtoj një mbretëri

Ku dashuria do të jetë mbreti

Ku dashuria do të jetë ligji

Ku dashuria do të jetë mbretëresha

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

 

Mos më lër

Është e nevojshme të harrojmë

Çdo gjë mund të harrohet

Të harrosh kohën

Ose keqkuptimet

Dhe kohën e humbur

Për të ditur

Se si të harrosh ato orë

Që ndonjëherë vranë

Me gjuajte ‘përse-sh’

Zemra e gëzimit

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

 

Do të të dhurojë

Perla shiu

Që burojnë nga shekujt

Nga aty ku nuk bie shi

Do t’i bie tokës tërthor

Deri sa pas vdekjes sime

Të ma mbulojnë trupin me ar dhe dritë

Do të ndërtoj një mbretëri

Ku dashuria do të jetë mbreti

Ku dashuria do të jetë ligji

Ku dashuria do të jetë mbretëresha

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

 

Do të shpik për ty

Fjalë të çmendura

Që ti do t’i kuptosh

Do të të tregoj

Për dashnorët këtu

Që i kanë parë dy herë zemrat e tyre

Të përqafojnë njëra-tjetrën

Do të të them

Historinë e këtij mbreti

Që vdiq sepse nuk të takoi ty

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

 

Dikush e ka parë shpesh

të shpërthejë zjarrin

e një vullkani antik

besohet se është shumë i vjetër

duket sikur

toka e djegur

jep më shumë nxehtësi

sesa një prill i mirë

dhe kur vjen mbrëmja

dhe qielli përflaket

e kuqja dhe e zeza

nuk përzihen

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

 

Nuk do të qaj më

Nuk do të flasë më

Do të fshihem tutje

Dhe të të shikoj

Të vallëzosh dhe buzëqeshësh

Të këndosh dhe të qeshësh

Lërmë të bëhem

Hija e hijes tënde

Hija e dorës tënde

Hija e qenit tënd

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

Mos më lër

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=D-a1JyCol9A

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty