ARTMuzikëOne year of love - The Queen

One year of love – The Queen

-

Një vit dashuri

Është më mirë sesa një jetë
e tërë vetëm

Një çast sentimental në
krahët e tu

Është si një meteor që bie
në zemrën time

Pa ty është gjithmonë si
një ditë me shi

Unë jam i burgosuri i dashurisë
brenda teje

Unë po bëhem copash

Zemra ime i qan zemrës tënde

Unë jam vetëm, por ti mund
të më shpëtosh

Dora ime shtrihet për të
arritur dorën tënde

Kam ftohtë, por ti ma ndez
zjarrin nga brenda

Buzët e mia kërkojnë buzët
e tua

Jam i uritur për prekjen tënde

Kaq shumë gjëra të lëna të
pathëna

Gjithçka që mund të bëj është
të të dorëzohem ty

Në çast të dorëzohem

 

Askush nuk më tha asnjëherë
që dashuria mund të dhimbte kaq shumë

Ah, po dhëmb

Dhe dhimbja është kaq afër
kënaqësisë

Dhe gjithçka që mund të bëj
është t’i dorëzohem dashurisë tënde

Vetëm t’i dorëzohem
dashurisë tënde

Vetëm një vit dashuri

Më mirë sesa një jetë e tërë
vetëm

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=Cgib8QoBKHE&index=57&list=PLeoBVKHKNsGriWnBb7u2FrwRC-izVytZg

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty