ARTPIKTURA “GRUAJA V”, NGA WILLEM DE KOONING

PIKTURA “GRUAJA V”, NGA WILLEM DE KOONING

-

Impakti i kësaj pikture
vjen nga konflikti i dukshëm ndërmjet dhunës së shenjave të furçës dhe
subjektit të gruas, ndërmjet penelatave të ashpra dhe buzëqeshjes së saj të
madhe. Vlerësimet devijojnë ndërmjet vetë bindjes së Willem de Kooning se ai
ishte i dhënë pas magjepsjeve dhe sharmit të dielltë të vajzave amerikane dhe dënimit
nga kritikët feministë për ligësinë dhe brutalitetin e tij.

 

Këtu janë mundimet e
një artisti që nuk mund të lerë asgjë jashtë. Ai ka vendosur në telajo dëshirat,
frustracionet, konfliktet, kënaqësitë dhe dhimbjet e kujtdo. Ai ka ndjekur
aksidentet e frymëzuara të furçës, disa prej të cilave kanë funksionuar dhe
mund të qëndronin, ndërsa disa të tjera nuk mund të qëndronin dhe duhet të
hiqeshin. Atij iu deshën shumë muaj; ai punoi mbi gjashtë telajot në serinë e
grave ndërmjet viteve 1950 dhe 1953.       

 

De Kooning është prova
se jo të gjithë anëtarët e Shkollës së Nju Jorkut ishin Ekspresionistë Abstrakt.
Ekspresionist, po, por ai vazhdoi ta pikturonte figurën, edhe pse këtu ajo përcaktohet
brenda rrethinave të saj të papërcaktuara kryesisht për shkak të skicimeve në
qymyr druri. Pasazhet e pikturuara me të vërtetë joshëse në krahë dhe shpatulla
janë realizuar nga artisti i cili ka deklaruar se lavdia e artit perëndimor
shtrihet në fizikalitetin e tij, dhe se “mishi ishte arsyeja përse është
shpikur piktura në vaj”.

 

Burimi: https://www.willem-de-kooning.org/woman-v.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu
– Enkeleda Suti.  

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty