ARTPIKTURA “PA TITULL XI”, 1975 NGA WILLEM DE KOONING

PIKTURA “PA TITULL XI”, 1975 NGA WILLEM DE KOONING

-

Willem de Kooning
njihet për telajot e tij emotive, gjestuale që transhendojnë përkufizimet
tradicionale të figuracionit dhe abstraksionit. Në fund të viteve 1960 dhe
fillim të viteve 1970, ai e largoi vëmendjen e tij nga piktura, duke u fokusuar
tek skulptura, printimet dhe vizatimet. Në vitin 1975, në moshën 71 vjeçare, de
Kooning filloi një nga periudhat më produktive të pikturës në karrierën e tij,
duke përfunduar me shpejtësi 20 telajo të reja, të mëdha brenda 6 muajve.

 

Piktura “Pa titull
XI” i përket kësaj serie, e cila ishte, me disa përjashtime, pa titull dhe e
numëruar në mënyrë kronologjike. Duke u larguar nga kompozimet e organizauara ngushtësisht,
de Kooning përdori penelata të lira dhe të zbutura, ngjyra sensuale për të çliruar
formën. Këtu, referencat figurative që janë dominante në veprën e tij të
hershme thuajse humabsin në një peisazh abstrakt shumë më lirik dhe të gëzueshëm.
      

 

Burimi: https://www.willem-de-kooning.org/untitled-xi.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu
– Enkeleda Suti.  

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty