ARTHistoriPjesa III (e fundit): Nacionalizmi përkundrejt globalizmit Nga Noah...

Pjesa III (e fundit): Nacionalizmi përkundrejt globalizmit Nga Noah Harari

-

Nga Noah Harari

Shkurt 2017

 

CA:
Më duket sikur ti ke theksuar një çështje e cila më ka ngacmuar gjatë muajve të
fundit gjithnjë  edhe më shumë. Kjo është
thuajse një pyetje e vështirë për tu bërë në publik, por nëse ekzisotn një
mendje që mund të na ofrojë ndopak mençuri lidhur me këtë, ajo jeni ju, kështu
që do t’ju pyes: Për çfarë shërbejnë njerëzit?

 

YNH: Për aq sa dimë, për asgjë. Nuk ka
ndonjë dramë të madhe kozmike, ndonjë plan të madh kozmik, në të cilin ne kemi
një rol. Dhe ne na duhet vetëm të zbulojmë se cili është roli ynë dhe më pas ta
luajmë këtë rol sa më mirë që të jetë e mundur. Kjo ka qenë historia e të
gjitha feve dhe ideologjive dhe kështu me rradhë, por si një shkencëtar, më e
mira që mund të them është se kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë dramë
universale ku homo sapiens të kenë ndonjë rol të veçantë.

 

CA:
Do ta vazhdoj edhe pak më gjatë këtë diskutim me ju, nga vetë libri juaj, sepse
tek libri ‘Homo Deus,’ ju në të vërtetë jipni një nga versionet më koherente
dhe me të kuptueshme rreth shkencës, rreth vetëdijes dhe atë lloj aftësie njerëzore
unike. Ju tregoni se, ajo është e ndryshme nga inteligjenca, inteligjenca që ne
tani po e ndërtojmë tek makineritë, dhe se në këtë ka në fakt shumë mistere. Si
mund të jeni të sigurtë që nuk ka asnjë qëllim kur ne nuk kuptojmë dot se çfarë
po bën shkenca me këtë? Në vetë mendimin tuaj, a nuk ka një shans që njerëzit
janë këtu në univers për të qenë qeniet që kemi ndjenja, që ne jemi qendra e gëzmit,
e dashuirsë, e lumturisë dhe e shpresës? Dhe ndsht,a ne mund të ndërtojmë makina
të cilat mund të ndihmojnë në shtimin e këtyre, edhe pse ato mund të mos bëhen
kurrë vete me ndjenja? A nuk është kjo një çmenduri?

 

YNH: Mendoj se, çështja më e rëndësishme
sot në shkencë është çështja e vetëdijes dhe e mendjes. Ne po bëhemi gjithnjë
edhe më të mirë për të kuptuar trurin dhe inteligjencëm, por ne nuk jemi duke u
përmirësuar për të kuptuar mendjen dhe vetëdijen. Shpesh njerëzit e ngatërrojnë
inteligjencën dhe vetëdijen, veçanërisht në vende si tek ‘Silicon Valley’, që është
e kuptueshme, sepse tek ne njerëzit ato janë gjëra që vijnë si një paketë e
plotë. Në thelb, inteligjenca është aftësia për të zgjidhur probleme. Vetëdija,
aftësia për të ndjerë gjërat, për të ndjerë gëzim, trishtim, mërzi, dhimbje dhe
kështu me rradhë. Tek homo sapiens dhe tek gjihtarët e tjerë po ashtu – – sepse
kjo nuk është unike vetëm për njerëzit – – tek të gjithë gjihtarët dhe zogjtë
dhe disa kafshë të tjera, inteligjenca dhe vetëdija janë bashkë. Shpesh ne i zgjidhim
probelemet duke i ndjerë gjërat. Kështu, ne kemi tendencën që t’i ngatërrojmë
ato. Por ato janë gjëra të ndryshme.

 

Ajo që po ndodh sot në Silicon Valley, është
që ne jemi duke krijuar inteligjencën artidiciale, por jo vetëdijen
artificiale. Ka pasur zhvillime të mrekullueshme tek inteligjenca e
kompjuterave gjatë 50-të viteve të fundit, dhe ekzaktësisht zero zhvillim në
vetëdijen kompjuterike, dhe nuk ka asnjë të dhënë që kompjuterët do të ketë vetëdije
ndonjë kohë të afërt shpejtë.

 

Kështu, para së gjithash, nëse ka ndonjë
rol kozmik për vetëdijen, ajo nuk është unike vetëm për homo sapiens. Lopët janë
të vetëdijshme, derrat janë të vetëdijshëm, shimpazetë janë të vetëdijshëm, pulat
janë të vetëdijshme, dhe kështu me rradhë. Para së gjithash, ne duhet të
zgjerojmë horizontin tonë dhe të kujtojmë me qartësi se ne nuk jemi të vetmet
qenie të ndjeshme në Tokë, dhe kur flasim për ndjeshmëri – – kur flasim për
inteligjencë, ka një arsye të mirë për të menduar se ne jemi më inteligjencët nga
e gjithë tufa.

 

Por kur flasim për ndjeshmërinë, që të
themi që njerëzit janë më të ndjeshëm se balenat, apo më të ndjshme sesa babunët
apo më të ndjeshëm sesa macet, për këtë gjë më duhet të shikoj të dhënat. Kështu,
hapi i parë është që të zgjerohemi. Dhe më pas pyetja e dytë është, unë do ta
ktheja në krahu tjetër dhe do të thoja se ndjeshmëria nuk është asgjë. Unë
mendoj se, ne nuk kemi nevojë të gjejmë rolin tonë në univers. Gjëja me të vërtetë
e rëndësishme, është që të çlirohemi nga vuajtejet. Ajo që karakterizon qeniet
e ndjeshme me robotët, gurët apo çfarëdolloj gjëje tjetër, është se qëniet e
ndjshme vuajnë, mund të vuajnë, dhe ajo në të cilën ato duhet të përqëndrohen
tek ajo dhe jo të gjëjnë rolin e tyre në një lloj drame kozmike. Ata duhet të përqëndrohen
që të kuptojmë se çfarë është vuajtja, çfarë e shkakton atë, dhe se si të çlirohemi
prej saj.

 

Pyetje
nga salla: Në punën tuaj, ju flisni shumë për historitë e trilluara që ne i
pranojmë si të vërteta, dhe që ne e jeptojmë jetën tonë sipas tyre. Si një
individ, duke e ditur këtë, si ndikon kjo tek historitë që ju zgjidhni për të
jetuar jetën tuaj, dhe a ndodh që të ngatërroni ato me të vërtetën, si pjesa
tjetër prej nesh?

 

YNH: Përpiqem të mos e bëj. Për mua,
ndoshta çështja më e rëndësishme, së bashku si shkencëtar dhe si person, është
se si të bëj dallimin ndërmjet asaj që është e trilluar dhe realitetit, sepse
realiteti është aty. Nuk po them që çdo gjë është e trilluar. Thjesht është
shumë e vështirë për qeniet njerëzore që të bëjnë dallimin ndërmet trillimit
dhe realitetit, dhe është bërë gjithnjë edhe më e vështirë me përparimin e
historisë, sepse trillimet që ne kemi krijuar – – kombet dhe zotët dhe paratë
dhe korporatat – – tani kontrollojnë botën. Kështu, thjesht të mendojmë që, ‘Oh,
të gjitha këto janë entitete të trilluara të krijuara prej nesh,’ është shumë e
vështirë. Por realiteti është aty.

 

Për mua gjëja më e mirë…ka disa teste
që tregojnë dallimin ndërmjet trillimit dhe realitetit. Më e thjeshta, më e
mira që mund ta them shkurtimisht, është testi i vuajtjes. Nëse unë mund të
vuajë, është e vërtetë. Nëse nuk mund të vuajë, atëherë nuk është e vërtetë. Një
komb nuk mund të vuajë. Kjo është shumë shumë e qartë. Edhe nëse një komb
humbet një luftë, le të themi, ‘Gjermania vuajti humbjen gjatë Luftës së I Botërore,’
kjo është një metaforë. Gjermania nuk mund të vuajë. Gjermania nuk ka mendje.
Gjermania nuk ka vetëdije. Gjermanët mund të vuajnë, po, por Gjermania jo. Në mënyrë
të ngjashme, kur një bankë falimenton, banka nuk mund të vuajë. Kur dollari
humbet vlerën, dollari nuk mund të vuajë. Njerëzit mund të vuajnë. Kafshët mund
të vuajnë. Kjo është e vërtetë. Kështu, do ta filloja unë, nëse doni me të vërtetë
të shikoni realitetin, unë do të zgjidhja rrugën e vuajtjes. Nëse mund ta
kuptoni me të vërtetë se çfarë është vuajtja, kjo do t’ju japë gjithashtu çelësin
për të kuptuar se çfarë është realiteti.  

 

CA:
A është epoka post-së-vërtetës një epokë e re, apo thjesht një klimaks apo
tendencë tjetër që s’ka fund?

 

YNH: Personalisht, unë nuk pajtohem me këtë
idenë e post-së-vërtetës. Reagimi im bazë si një historian është: kjo qenka
epoka e post-së-vërtetës, epo po ku dreqin ishte epoka e së vërtetës? Ishte në
vitetet 1980-të, 1950-të, në mesjetë? Ne kemi jetuar gjithmonë në një epokë post-së-vërtetës,
në një farë mënyre.

CA:
Dua të qëndroj pak më gjatë këtu, sepse mendoj se, njerëzit flasin rreth faktit
se ka paur një botë ku kemi pasur disa ‘outlete’ gazetareske, ku ka pasur
traditë, ku faktet kontrolloheshin. Ato përfshiheshin në kapitujt e organizatës
që e vërteta ka rëndësi. Kështu, nëse beson tek realiteti, atëherë ajo që ti
shkruan është informacion. Ka pasur një besim se, informacioni duhet mundësojë
lidhjen e realitetit në një mënyrë reale, dhe nëse ju kishit një titull, ai do
të ishte serioz, për të reflektuar diçka që kishte ndodhur në të vërtetë. Dhe
njerëzit nuk e kuptonin këtë gjithmonë ashtu siç duhej.

 

Por mendoj se, shqetësimi tani është se
ne kemi një sistem teknologjik që është shumë i fuqishëm, të shumëfishuar
masivisht pa i kushtuar vëmendje nëse është realitet apo jo, mjafton që ai të jetë
i lidhur me klikimet dhe vëmendjen që ato marrin, dhe se kjo është toksike. Ky është
një shqetësim i arsyeshëm apo jo?

 

YNH: Po, është. Teknologjia ndryshon,
dhe tani është më e lehtë të përcaktojmë të vërtetën dhe trillimin dhe atë që është
fallco. Kjo vlen për të dyja. Është gjithashtu shumë më e lehtë, për të përhapur
të vërtetën nga ç’ka qenë më parë. Nuk mendoj se, ka ndonjë gjë të rëndësishme
të re rreth shpërdarjes së tillimeve dhe të gabimeve. Nuk ka asgjë – mesa di unë
. Joseph Goebbels nuk kishte asnjë ide mbi këtë idenë e lajmeve fallco dhe pas
së vërtetës. Ai ka thënë se, nëse e përsërit një gënjështër mjaftueshëm, njerëzit
do të mendojnë se ajo është e vërtetë, dhe sa më e madhe gënjeshtra, edhe më
mirë, sepse njerëzit do të mendojnë se diçka kaq e madhe nuk mund të jetë gënjeshtër.
Unë mendoj se, lajmet fallco kanë qenë me ne për mijëravite. Thjesht mendoni për
Biblën.

 

CA:
Ka shumë interes në Facebook mbi këtë çështjen e qeverisjes globale përkundrejt
nacionalizmit. Phil Dennis: ‘Si mund të bëjmë që njerëzit, qeveritë, të heqin
dorë nga pushteti? A është kjo një domosdosmëri? A do duhet të hyjmë në luftë për
ta arritur një gjë të tillë?

 

YNH: Një opsion për të cilën flasin disa
njerëz është se vetëm një katastrofë do të shkundte njerëzimin dhe të hapte
rrugën drejt një sistemi të vetëte të qeverisjes globale, dhe ata thonë se ne
nuk mund ta arrijmë këtë para ndodhjes së katastrofës, por ne kemi nevoje të
hedhimn themelet në mënyrë që kjo goditje të ndodhë, dhe ne të mund të reagojmë
me shpejtësi. Por njerëzit thjesht nuk do të kenë motivimin për të bërë diçka të
illë përpara se të ndodhi ndonjë shkatërrim masiv. Një gjë tjertër që do të
doja të theksoja është se, kushdo që mund të jetë i interesuar në qeverisjen globale  duhet ta ketë shumë të qartë se kjo gjë nuk zëvendëson
apo anullon identitetet dhe komunitetet lokale, dhe se ato duhet të jenë pjesë
e së njejtës paketë, si një paketë e përbashkët.

 

CA:
Dua të dëgjoj më shumë për këtë, sepse vet fjalët ‘qeverisje globale’ thuajse
janë epitoma e së keqes në mendësinë e shumë njerëzve në krahë të djashtë tani.
Dhe kjo duket paksa e frikshme, e largët, distante, dhe kjo i ka zhgënjyer ata,
dhe kështu globalistët, qeverisje globale – jo, ikni tutje! Dhe shumë njerëz i
shikojmë zgjedhjet si goditja përfundimtare në sytë e kujtdo që ende besn në
to. Si mund të ndryshojmë ne narrativën në mënyrë të tillë që ajo të mos duket
e frikshme dhe e largët? Të ndërtojmë më shumë mbi këtë ide, të të qenit të plotësuar
me identitetet dhe komunitet lokal.

 

YNH: Mendoj se, duhet të fillojmë me
realitetet biologjike të homo sapiens. Dhe biolgjia na tregon dy gjëra për homo
sapiens të cilat janë shumë të rëndësishme për këtë çështje: para së gjithash,
që ne jemi tërësisht të varur nga sistemi ekologjik rreth nesh, dhe se sot ne
jemi duke folur për një sistem global. Nuk mund ti shpëtosh kësaj.

 

Në të njëjtën kohë, biologjia na tregon
se homo sapiens janë kafshë sociale, por që ne jemi social në një nivel shumë,
po shumë lokal. Dhe ky është një fakt i thjeshtë i njerëzimit që ne thjesht nuk
mund të kemi marrëdhënie me më shumë sesa 150 individë. Madhësia e grupit
natyror, komuniteti natyror i homo sapiens, nuk është më i madh sesa 150
individë, dhe çdo gjë që shkon përtej kësaj bazohet në të gjitha llojet e
historive imagjinare dhe të institucioneve të mëdha, dhe unë mendoj se, në sërish
mund të gjejmë një rrugë, bazuar në kuptimin biologjik të species sonë, për t’i
bashkuar këto së bashku dhe për të kuptuar se sot në shekullin e XXI-të, ne
kemi nevojë për të dyja, për komunitetin global dhe për atë lokal.

 

Dhe do të shkoja edhe më tej sesa kjo
dhe të thoja se kjo fillon me vetë trupin tonë. Ndjenjat e vetmisë dhe të
asgjesimit që njerëzit kanë sot dhe pamundësia për të gjetur vendin e tyre në
botë, unë do të thoja se problemi kryesor nuk është globalizimi. Problemi
kryesor është se gjatë 100 viteve të fundit njerëzit janë shkëputur nga trupi i
tyre, e kanë larguar veten e tyre nga trupi. Si një gjahtar-mbeldhës apo madje
si një fshatar, për të mbijetuar, ne duhet të ishim vazhdimisht në kontakt me
trupin tonë dhe me shqisat tona, në çdo moment. Nëse shkoni në pyll për të kërkuar
kërpurdha dhe nuk i kushtoni rëndësi asaj që dëgjoni, aromën që ndjeni, atë që
shijoni, ti je praktikisht i vdekur. Kështu që, duhet të jesh shumë i lidhur me
trupin tënd për të mbijetuar.

 

Gjatë 100 viteve të fundit, njerëzit janë
duke humbur aftësinë e tyre për të qenë në kontakt me trupin e tyre dhe me
shqisat e tyre, për të dëgjuar, për të marrë erë, dhe për të ndjerë. Gjithnjë
edhe më shumë vëmendje i shkon ekranëve, asaj që është duke ndodhur diku atej
tej, në një kohë tjetër. Unë mendoj se, kjo është arsyeja për ndjenjat e thalla
të asgjesimit dhe të vetmisë dhe kështu me rradhë, dhe rrjedhimisht, pjesë e
zgjidhjes nuk është të rikthejmë nacionlizmin në masë, por gjithashtu të
rilidhemi me vetë trupat tonë, dhe nëse ju jeni sërish në kontakt me trupin
tuaj, ti do të ndjesh shumë më shumë në shtëpinë tënde gjithashtu.

 

Cameron
Taylor: Në fund të ‘Sapiens’, ju thoni se ne duhetë të bëjmë pyetjen, ‘Çfarë dëshirojmë
që të duam?’ Çfarë mendon se duhet të dëshirojmë që të duam?

 

YNH: Unë mendoj se, ne duhet të kërkojmë
të duam të vërtetën, për të kuptuar realitetin. Më së shumti ajo që ne duam është
ndryshimi i realitetit, që ai të përputhet me vet dëshirat tona, kërkesat tona,
dhe unë mendoj se para së gjithash ne duhet të duam që ta kuptojmë atë. Nëse
shikoni trajektoren afatgjatë të hisotrisë, ajo që do të shikoni është që për
mijëra vite ne njerëzit kemi qenë duke kontrolluar botën jashtë nesh dhe që ta
formësojmë atë sipas dëshirave tona. Dhe ne kemi marrë kontrollin edhe të kafshëve
të tjera, të lumenjve, të pyjeve, dhe i këmi riformësuar ato tërësisht, duke
shkaktuar shkatërrim mjedisor, dhe ne pranë nuk jemi të kënaqur me këtë që kemi
arritur.  

 

Kështu që, hapi tjetër është që ta
kthejmë vështirmin për nga brenda nesh, dhe të themi OK, marrja e kontrollit të
botës jashtë nesh nuk është se na ka bërë edhe aq të gëzuar. Le të përpiqemi
tani që të fitojmë kontroll të botës brenda nesh. Ky është projekti i madh i
shkencës dhe i teknologjisë dhe industrisë në shekulline XXI-të – – të përpiqemi
që të marrim kontrollin e botës brenda nesh, që të mësojmë se si të prodhojmë
dhe shpikim trupa, tru dhe mendje. Me shumë gjasa këto do të jenë produktet kryesore
të ekonomisë së shekullit të XXI-të. Kur njerëzit mendojnë për të ardhmen, shumë
shpesh ato mendojnë në termat, ‘Oh, unë dua të fitoj kontroll mbi trupin dhe
trurin tim.’ Dhe mendoj se, kjo është shumë e rrezikshme.

 

Nëse kemi mësuar ndonjë gjë nga historia
jonë e shkuar, është se po, ne fitojmë fuqinë për të manipuluar, jo sepse ne
nuk e kuptonim në të vërtetë kompleksitetin e sistemit ekolgjik, sepse tani ne
jemi duke përjetuar një shkrirje ekologjike. Dhe nëse tani ne përpiqeni të
rindezim botën nga brenda nesh pa e kuptuar atë me të vërtetë, veçanërisht pa
kuptuar kompleksitetin e sistemit tonë mendor, ne mund të shkaktojmë një lloj
shkatërrimi të brendshëm ekologjik, dhe ne do të përjetojmë një lloj shkrirje
mendore brenda nesh.

 

CA:
Duke u përpjektur të mbledhim të gjitha pjesët së bashku këtu – – politika
aktuale, teknologjia e së ardhmes, shqetësime si ato që sapo theksove – – duket
sikur ti vet ndodhesh në një vend të ftohtë, të vetmuar kur mendon për të
ardhmen. Dhe ti je shumë i shqetësuar për këtë. Apo jo? Nëse ka ndodnjë shpresë,
cilën do të përmendit ju?

 

YNH: Unë përqëndrohem tek mundësitë më të
rrezikshme, pjesërisht sepse kjo është puna ime ose përgjegjësia ime si një
historian dhe si një kritik social. Industria përqëndrohet kryesisht tek anët
pozitive, kështu që, është detyra e historianëve, sociologëve, dhe filozofëve që
të nënvizojnë potencialet më të rrezikshme të të gjtha këyre teknologjive të
reja. Nuk mendoj se, këto janë të gjitha të pashmangshme. Teknologjia nuk është
kurrë përcaktuese. Ne mund të përdorim të njëjtën teknologji për të krijuar
lloje të ndryshme shoqërish.

 

Nëse do të shikonim shekullin e XX-të, kështu,
teknologjitë e Revolucionit Industrial, trenat dhe energjia elekrike dhe çdo gjë
që mund të përdoret për të krijuar një diktaturë komuniste apo një regjim
fashist apo një demokraci liberale. Nuk ishin trenat ato që ju thanë se çfarë të
bënit me to. Në mënyrë të ngjahsme, tani, inteligjenca artificiale dhe
bioinxhinjeria dhe të gjitha këto – ato nuk paracaktojnë vetëm një rezultat. Njerëzimi
mund ta ngrejë veten mbi këtë sfidë, dhe shembulli më i mirë që kemi nga njerëzimit
lidhur me këtë janë armët bërthamore. Në fund të viteve 1940-të dhe 1950-të,
shumë njerëz ishin të bindur se shpejt apo vonë Lufta e Ftohtë do të përfundonte
në një katastrofë bërthamore, duke shkatërruar civilizimin njerëzor. Por kjo
nuk ndodhi. Në fakt, armët bërthamore nxitën njerëzit në të gjithë botën që të
ndryshonin mënyrën se si ato menaxhonin politikën ndërkombetare për të
reduktuar dhunën.

 

Në thelb, shumë vende e nxorrën luftën
jashtë paketës së tyre. Ata nuk u përpoqën më që t’i realizonin interesat e
tyre nëpërmjet luftës. Jo të gjitha vendet e kanë bërë këtë, por shumë vende e
kanë bërë. Dhe ndoshta kjo është arsyeja më e rëndësishme përse dhuna ndërkombatëre
ka rënë në mënyrë dramatike që nga viti 1945-të, dhe sot, siç thashë edhe më
parë, më shumë njerëz kryejnë vetëvrasje sesa vriten në luftë. Mendoj se, kjo
na jep një shembull të mirë që edhe teknologjiatë më frikësuese, prapë njerëzit
mund ta tejkalojnë këtë sfidë dhe të nxjerrin diçka të mirë nga e gjitha kjo.
Problemi qëndron se, ne kemi shumë pak tolerancë për gabime. Nëse nuk e bëjmë
siç duhet, mund të mos kemi një mundësi të dytë për ta bërë sërish.

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja –
Enkeleda Suti

https://www.ted.com/talks/yuval_noah_harari_nationalism_vs_globalism_the_new_political_divide

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty