ARTFrymëzimRIVALË TË DENJË | 5 PRAKTIKAT Nga Simon Sinek

RIVALË TË DENJË | 5 PRAKTIKAT Nga Simon Sinek

-

Nga Simon Sinek

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti   

Është edhe një djalë tjetër që bën këtë
që bëj edhe unë. Ai mban fjalime, shkruan libra, është jashtëzakonisht i mirërespektuar,
bën një punë shumë të mirë. Unë e pëlqej dhe e respektoj punën e tij po ashtu.
Por unë e urrej atë. Nuk është asgjë personale. Ai ka qenë gjithmonë i
respektueshëm dhe i mirë kurdoherë kur e kam parë në angazhime të ndryshme dhe
megjithatë në mënyrë irracionale unë e urrej atë. Dhe për shkak të urrejtjes
sime për të, unë jam shumë konkurrues me të. Unë futem vazhdimisht online dhe
kontrolloj renditjen e librave të mi dhe pastaj menjëherë futem dhe shikoj
renditjen e librave të tij. Nuk kontrolloj librat e askujt tjetër, vetëm të
tijat. Dhe nëse unë jam përpara tij, unë jam i vetkënaqur. Dhe nëse unë jam pas
tij, xhindosem.

Ne kemi pasur mundësinë që të flasim me
njëri-tjetrin në një event dhe me këtë nuk dua të them unë në mëngjes dhe ai
pasdite. Dua të them që, ne u intervistuam së bashku në të njëjtën skenë dhe në
të nëjtën orë. Unë mendova që intervista do të ishte argëtuese nëse ne do të
prezantonim njëri-tjetrin. Dhe kështu që, unë fillova i pari dhe u ktheva nga
ai dhe i thashë, “Ti më bën të ndjehem jashtëzakonisht shumë i pasigurt. Të
gjitha pikat e tua të forta janë pikat e mia të dobta. Dhe sa herë që përmendet
emri yt unë nuk ndjehem fare rehat.” Dhe ai u kthye nga unë dhe me tha, “Çfarë
gallate; edhe unë ndjej të njëjtën gjë për ty.” Dhe doli që arsyeja përse unë e
urreja atë aq shumë nuk kishte të bënte fare me të, por me mua. Është se pikat
e tij të forta më tregonin mua pikat e mia të dobta. Dhe kjo më bënte që të
ndjehesha i pasigurt dhe ishte më e lehtë që unë t’a kalaizoja të gjithë atë
energji kundër tij. Ishte më e lehtë që t’a kanalizoja gjithë atë energji duke
u përpjekur që t’a mundja atë në mënyrë që të ndjehesha vet më mirë. Dhe jo që
të merresha me vetveten dhe të mendoja që kam punë për të bërë me veten time. Gjëja
më argëtuese ishte që kjo ishte një përvojë katarsistike për të dy ne dhe ne
jemi bërë miq të ngushtë  dhe tani punojmë
sëbashku rregullisht. Sepse mesa duket njerëzit mund të blejnë më shumë sesa një
libër dhe doli se edhe me lehtë sesa të punoja me pikat e mia të dobta ishte që
të bashkëpunoja me dikë pikat e forta të të cilit, janë pikat e mia të dobta
dhe anasjelltas.

Pra me fjalë të tjera, duhet të keni
rivalë të denjë. Kur ne kemi konkrrentë në biznes ne adoptojmë këtë mendësinë për
të fituar, apo për t’i mundur ata. Problemi është që kjo nuk është një lojë e
fundme. Sepse nuk ka diçka të tillë si fitore sepse ne nuk kemi rënë dakord për
parametrat dhe për një periudhë kohore.

Ju zgjidhni parametrat sipas të cilit
vendosni që ju jeni fitimtarët, që ju jeni përpara të tjerëve dhe kjo është
totalisht arbitrare, sepse nuk bazohet tek të ardhurat, tek sa pjesë të tregut
zotëron, por se kush ka më shumë ndjekës në Facebook apo në Instragam. Jo nuk
zgjidhni ju. Zgjedhim ne dhe e gjitha kjo është qesharake.

Një rival i denjë është një lojtar tjetër
në lojë që është i denjë për t’u krahasuar me. Që në një farë mënyre, forme ose
këndvështrimi ju tregon juve dobësitë që ju keni, të cilat janë mundësi për ju
që të vetpërmirësoheni. Rivalët e denjë i zgjidhni ju vet. Ju mund të keni shumë
prej tyre. Mund të jenë kompani. Mund të jenë individë. Nuk ka edhe pse të jenë
në vet industrinë tuaj. Por ata janë njerëz që ju i respektoni. Nuk keni pse ti
pëleqeni, por ju i respektoni sepse ata janë më të mirë në ato gjëra ku edhe ju
jeni të mirë dhe ata ju tregojnë se, cilat janë mundësitë tuaja ku ju mund të përmirësoheni.
Dhe mbani mend që, në lojën e pafundme konkurrenti është vetja juaj dhe që të luash
me një mëndësi të pafundme është të luash lojën e përmirësimit të pafundmë dhe
këto janë mënyrat më të mira për të zbuluar dobësitë tuaja nga ata që janë më të
mirë sesa ne në disa gjëra.

Respektojini rivalët tuaj të denjë dhe përshtatuni
teksa ata mund të dalin jashtë loje. Në ditët e hershme të “pi si-së” rivali i
tyre i denjë nuk ishte “Apël”, por “Aj bi em”. “Apël” ishin piratët, ndërsa “Aj
bi emi” përfaqësonte marinën. “Apëli” përfaqësonte rebelët, dhe “Aj bi emi” përfaqësonte
‘status kuonë’ që ata po luftonin. Por pastaj “Aj bi emi” doli nga loja. Por
kjo nuk do të thoshte që “Apëli” kishte fituar. Thjesht do të thoshte që lojëtarë
të tjerë kishin dalë nga loja. Dhe kështu, ata u zëvendësuan nga “Majkrosoft”.
Tani “Apëli” përfaqësonte piratët dhe “Majkrosofti” përfaqësonte marinën. Unë
jam një “Mek”, unë jam një “pi si”. Ne kundër atyre. Dhe pastaj “Majkrosofti”
nuk ishte më një rival i denjë. Pastaj kemi Google, dhe Facebook dhe kompani të
tjera si këto dhe lufta nuk është më domosdoshmërisht për kompjuterat personal
dhe status kuonë, por tani mesa duket ka të bëjë me privacinë personale. Dhe
ende, mesa duket “Apëli” përfaqëson më shumë shqetësimet e individëve sesa të
korporatave. Me fjalë të tjera, kauza e tyre e drejtë është ende gjallë dhe mirë.
Por ajo funksionin në një mënyrë të ndryshme. Dhe ata i përdorin rivalët e tyre
të denjë, jo vetëm për të identifikuar dobësitë e tyre, por për t’i mbajtur ata
në rrugën e duhur.

Kush janë rivalët tuaj të denjë?

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=5dtbhd11SYw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty