ARTMuzikëSend your love - Nga Sting

Send your love – Nga Sting

-

Të gjesh botën në grimcën më të vogël të
rërës

Dhe të mbash pafundësinë në
pëllëmbën e dorës tënde

Dhe mbretërinë e parajsës në
filizat e kësaj luleje të vogël

Dhe përjetësitë në hapësirën
e një ore të vetme

 

Dërgo dashurinë tënde tek
e ardhmja

Dërgoje dashurinë tënde në
agimin e largët

 

Brenda mendjes tënde ndodhet
një satelit

Një mision hetimi në të
panjohurën

Dërgojmë një farë në të
ardhmen e largët

Dhe pastaj mund t’i
shikojmë galaksitë që të rriten

 

Nuk ka kohë për të dyshuar
mbi fuqinë tënde

Nuk ka kohë për të fshehur
merakun tënd

Ti je duke zbritur përgjatë
një kulle fildishi

 

Shikon që yjet po lëvizin
kaq ngadalë

Por toka po lëviz kaq
shpejt

A nuk e shikon që hëna është
kaq e vetmuar

Ajo është ende e kurthëzuar
në dhimbjen e së shkuarës

 

Kjo është koha e përplasjes
së botës

Kjo është koha e rënies së
mbretërive

Kjo është koha e ndarjes së
botës

Është koha për t’i vënë
veshin thirrjes tënde

 

Dërgo dashurinë tënde tek
e ardhmja

Dërgoje dashurinë tënde të
çmuar në një kohë të largët

Dhe ndreqe atë planet të
plagosur me dashurinë tënde shëruese

 

Nuk ka fe, por vetëm seks
dhe muzikë

Nuk ka fe, por vetëm
tinguj dhe vallëzim

Nuk ka fe, por vetëm linja
dhe ngjyra

Nuk ka fe, por transe të
shenjta

 

Nuk ka fe, por një oqean të
pafundmë

Nuk ka fe, por hënë dhe
yje

Nuk ka fe, por kohë dhe lëvizje

 

Hidh një gur dhe shiko
oqeanin

Shiko rrathët se si
zhduken në largësi

E njëjta gjë ndodh me të
gjitha emocionet

E njëta gjë në çdo rast

 

Dërgo dashurinë tënde tek
e ardhmja

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty