MuzikëMuzikë spanjolleSentir - Nga Luz Casal

Sentir – Nga Luz Casal

-

Hape derën, mos thuaj asgjë

Lërë diellin brenda

Lëri pas fatalitetet

Sepse unë besoj tek ti çdo
mëngjes

Edhe pse ndonjëherë ti nuk
beson fare

 

Hapi krahët mendimeve

Dhe lëshoje veten

Jeto dhe shijo çdo çast

Me të gjithë çmendurinë,
thellësinë

Sepse unë besoj tek ti çdo
mëngjes

Edhe pse ndonjëherë ti nuk
beson fare

 

Të ndjesh se ka ende kohë

Të përpiqesh, të ndryshosh
fatin tënd

Dhe ti, ti jeton kaq i
shkëputur

Ti nuk shikon kurrë përtej

Një dimri të vështirë dhe
të gjatë

 

Hapi sytë ndaj pamjeve të tjera

Po aq të gjëra sa deti

Thyeji heshtjet dhe
barrikadat

Ndryshoje realitetin

Sepse unë besoj tek ti çdo
mëngjes

Edhe pse ndonjëherë ti nuk
beson fare

 

 …

 

Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=-Tk18PWkvNo&list=PLvJSBXcC9c0Ym8RPTUtwYL5najIj8K9Sa

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty