ARTFrymëzimSI TË JESH NJË LIDER Nga Simon Sinek

SI TË JESH NJË LIDER Nga Simon Sinek

-

Nga Simon Sinek

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti   

Lidershipi nuk është një gradë.
Lidershipi nuk është një pozicion. Lidershipi është një vendim. Lidershipi është
një zgjedhje. Ai nuk ka të bëjë fare me pozitën tuaj në organizatë. Nëse ti
vendos që të kujdesesh për atë personin në të majtën tuaj dhe atë në të djathtën
tuaj, atëherë ju jeni bërë një lider.

Ndonjëherë ju jeni problemi. Ne e kemi
parë diçka të tillë që të ndodhë kohët e fundit me atë njeriun e ri për shkencën
dhe studimet empirike; atë njeriun e financave që është më i zgjuar se ne, deri
sa gjërat kolapsojnë. Dhe ata fajësojnë gjithë të tjerët veç vetes. Dhe pika ku
unë dua të dal këtu është: mbani përgjegjësi për veprimet tuaja. Ju mund të
merrni të gjitha meritat në botë për gjërat që i bëni siç duhet, për aq kohë sa
mbani përgjegjësi për ato që i bëni gabim. Ky duhet të jetë një ekuacion i
ekuilibruar. Nuk mund të kesh njërën pa tjetrën. Mund t’i merrni meritat për
diçka kur jipni llogari për ato që bëni.

Të jesh një luftëtar elitë nuk ka të bëjë
me se sa i fortë je, me se sa i zgjuar je, apo se sa i shpejtë je. Nëse dëshironi
që të jeni një luftëtar elitë, duhet të jeni shumë, shumë të mirë për të
ndihmuar atë personin që është në krahun tuaj të majtë dhe atë të djathtë, sepse
kjo është mënyra se si avancojnë njerëzit në botë. Bota është shumë e
rrezikshme dhe shumë e vështirë që ju të mendoni se, mund t’i bëni këto gjëra
vetëm. Tani nëse ju zbuloni shkëndijën tuaj kujt do t’i kërkoni ndihmë dhe kur
do ta pranoni ndihmën kur ajo t’ju ofrohet? Mësojeni këtë aftësi. Mësoni duke u
praktikuar dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë e vetmja gjë me
vlerë që do të mësoni gjatë gjithë jetës suaj. Të pranosh ndihmën kur ju
ofrohet dhe të kërkoni ndihmë kur e dini që nuk mund t’ia dilni vetëm. Gjëja e
mrekullueshme është se, kur mësoni që të kërkoni ndihmë, do të zbuloni se ka
njerëz përreth jush që kanë dashur gjithmonë që t’ju ndihmonin por ata thjesht
mendonin që ju nuk kishit nevojë për ndihmën e tyre sepse ju vazhdonit të
hiqeshit sikur kishit çdo gjë nën kontrollin tuaj. Dhe në çastin që ju thoni që,
nuk e dini se çfarë jam duke bërë; që keni ngecur; që keni frikë; që nuk mendon
se mund të bësh diçka, do të zbuloni se shumë njerëz që ju duan do të vijnë dhe
do të kujdesen për ju. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse në fillim do të mësoni
se si të kujdeseni për ata.

Gjithë jetën tuaj do t’ju thonë që duhet
të mësoni të dëgjoni. Unë do të thoja, që ju duhet të mësoni të prisni deri sa
të jeni personi i fundit që do të flasë. E shikoj në salla të mërzitura çdo ditë
të javës. Edhe ata persona që e konsiderojnë veten një lider të mirë, apo lider
të denjë, do të futen në një dhomë dhe do të thonë, ‘ja ky është problemi dhe
ja se çfarë mendoj unë, por doja të dëgjoja mendimin tuaj’. Është shumë vonë.
Aftësia për t’i mbajtur mendimet tuaja për veten deri sa të kenë folur të gjithë,
bën dy gjëra: E para, ajo i jep të gjithëve ndjesinë që ata janë dëgjuar dhe i
jep gjithë të tjerëve aftësinë për të ndjerë që ata kanë kontribuar. Dhe e
dyta, ju do të përfitoni nga të dëgjuarit e asaj se çfarë kanë gjithë të tjerët
për të thënë përara se ju të parashtroni mendimin tuaj. Aftësia është që t’i
mbani mendimet tuaja për vetveten.

Nëse bini dakord me dikë mos tundni kokën
për të thënë po. Nëse nuk jeni dakord me dikë, mos e tundni kokën për të thënë jo.
Thjesht uluni aty, merrini të gjitha ato që dëgjoni brenda dhe e vetmja gjë që
ju lejohet të bëni është të bëni pyetjet në mënyrë që ju të kuptoni se çfarë
duan të thonë ata dhe përse kanë ato mendime që kanë. Ju duhet të kuptoni se
nga ku janë duke folur ata. Përse kanë atë mendim që kanë. Dhe jo vetëm ajo që
ata janë duke thënë. Dhe në fund, do të vijë rradha juaj. Tingëllon e lehtë.
Por nuk është e lehtë.

Praktikohuni që të jeni të fundit që do
të flisni. Këtë ka bërë Nelson Mandela. Mbajeni mend këtë. Me fitimin e famës,
të pasurisë, të pozicionit dhe të pjekurisë suaj, njerëzit do t’ju trajtojnë më
mirë. Ata do t’i mbajnë dyert e hapura për ju, do t’ju bëjnë çaj dhe kafe,
madje edhe nëse ju nuk ia keni kërkuar këtë, do t’ju thërasin ‘Zotëri’ dhe ‘Zonjë’
dhe do t’ju japin gjëra. Asnjë nga ato gjëra nuk është për ju. Ato janë për
pozicionin që ju mbani. Është për nivelin që ju keni arritur; atë të liderit,
ose të suksesit, ose të çfarëdolloj gjëje që ju dëshironi që t’a quani atë. Por
ju do t’a meritoni gjithmonë një gotë me çaj. Mbajeni mend këtë. Mësojeni këtë
mësim përunjësie dhe mirënjohjeje. Ju mund t’i pranoni të gjithë gjërat e lira,
mund t’i pranoni të gjithë përfitimet, dhe absolutisht që mund t’i shijoni ato.
Jini mirënjohës për to. Dhe dijeni që ato nuk janë për ju.

Me kujtohet kur po zbrisja nga trenat Asela.
Mora një tren Asela nga Nju Jorku në Uashington DiSi dhe zbrita nga treni si
gjithë të tjerët, dhe po ecja në platofrmë si gjithë të tjerët, dhe kalova krahë
gjeneralit Norti Shuartz, i cili ka qenë Shefi i Kabinetit të Forcave Ajrore të
Shteteve të Bashkuara; Shefi i Forcave Ajrore.

Dhe ja çfarë bëra. Pashë dikë në kostum,
duke mbajtur valixhen e tij në platformë ashtu si unë dhe para disa muajsh ai
po udhëtonte në një avion privat i shoqëruar dhe me njerëz të tjerë që mbanin
valixhet për të, por ai nuk e kishte më atë pozicion. Kështu që, tani atij i
duhet që t’i mbajë vet valixhet e tij. Dhe asgjë nuk më bëri që të mensoja më
shumë se, askush prej nesh nuk i meriton përfitimet që ne marrim, por ne që të
gjithë e metiojmë një gotë me çaj.

Liderët kanë vetëm një gjë. Ata kanë
ndjekës. Një ndjekës është dikush që ngre dorën dhe del vullnetar që të shkojë
atje ku shkoni ju. Ata ngrenë dorën dhe dalin vullnetar për të shkuar në
drejtimin ku po shkoni ju. Kështu që, të drejtosh të tjerët do të thotë që, të
keni një vizion të qartë të një bote që nuk ekziston ende; Të një bote që mund
të ekzistojë. Dhe duke artikuluar atë kauzë, ata vizion, dhe qëllim përsëri dhe
përsëri, kjo do të frymëzojë njerëz të cilët besojnë në atë që besoni edhe ju; që
duan t’a shikojnë atë botë të ndërtua; për t’u bashkuar që të vijnë me ju, për
të gjetur rrugën. Për mua, në punën time, ajo që lidership do të thotë të artikulosh
atë botë ku shumica prej nesh zgjohen çdo ditë të frymëzuar për të shkuar në
punë dhe të kthehen në shtëpi çdo natë të përmbushur nga puna që bëjnë. Kjo nuk
do të thotë që, të na pëlqejë çdo ditë. Por ne mund t’a duam punën tonë çdo ditë.
Ty mund të mos të të pëlqejnë fëmijët e tu çdo ditë, por ju i doni ata çdo ditë.
Kështu që, sa më shumë që flas për këtë botë, që nuk ekziston ende, sepse në
botën ku jetojmë tani 99% + 1% e botës nuk e duan atë që bëjnë, ato mund t’a pëlqejnë,
por nuk e duan atë. Kur flas për këtë botë që frymëzon të tjerë që të bësojnë atë
që besoj edhe unë dhe unë dua ta shikoj këtë botë të ndërtuar dhe që të gjëjnë
sipas mënyrës së tyre se si të avancojnë drejt atij vizioni që ai të bëhet
realitet.

Unë e përçmoj faktin, ankohem, e
mallokoj faktin që kaq pak njerëz thonë unë e dua punën time sikur të kishin
fituar ndonjë llotari. Si kur ke një mik që thotë unë e dua punën time dhe ju i
thoni, ‘O zot sa me fat që je’. Shumica prej nesh duhet të zgjodhen në mëngjës
dhe të thonë, ‘unë e dua punën time’. Është një e drejtë e dhënë nga Zoti, që
ne duhet ta duam atë gjënë për të cilën punojmë. Ne duhet të kërkojmë që liderët
tanë të na mundësojnë një mjedis ku ne mezi të presim që të vijmë, ku të
kujdesemi për njëri-tjetrin dhe ku të ndjehemi të sigurt për të shprehur
vulnerabilitetet, frikërat dhe shqetësimet tona. Që të jenë të hahur për t’i
rregulluar gjërat dhe të kenë disiplinën dhe reagimin e të tjerëve; që të mos
vetmbrohemi, sepse ajo po na ofrohet për të na ndihmuar që të përmirësohemi dhe
që të rritemi dhe ne duam që të përmirësohemi dhe që të rritemi.

Dhe në këmbim, ne do të ndihmojmë të
tjerët për t’u përmirësuar dhe rritur sepse kur ne ndjehemi të sigurt, kur ne e
ndjejmë se liderët tanë shqetësohen me shumë për ne sesa për një numër, ata
kujdesen më shumë për jetët tona dhe besimin dhe gëzimin tonë dhe aftësitë që
ne kemi, dhe jo për një lojë afatshkurtër.

Që ata duan t’ia dinë më shumë për
prioritet tona se sa për prioritet e një grupi të jashtëm që nuk janë të
interesuar, atëherë ne do të përgjigjemi me mirësi dhe ne do të ofrojmë gjakun,
djersën dhe lotët tona dhe ne do të bëjmë sakrifica të të gjitha llojeve për të
parë që vizioni i liderëve tanë ka avncuar dhe që kjo kompani vazhdon të lulëzojë
jo për ata, por për veten tonë. Kjo bëhet diçka thellësish personale dhe bëhet
diçka në të cilën ne dëshirojmë që të kontribuojmë.

Unë flas për këtë gjatë gjithë kohës. Të
punosh shumë për diçka që nuk na intereson quhet stres. Të punosh shumë për diçka
që e do quhet pasion. Dhe jam i lodhur duke dëgjuar teksa na thuhet se do të dëshironin
që të merrnin në punë njerëz të apasionuar. Ku e dini ju se çfarë do të thotë
kjo. Ju e dini që, që të gjithë njerëzit në planet kanë pasione. Veçse ne nuk
kemi të njëjtin pasion për gjëra të ndryshme.

Më jipni diçka ku të kem besim.

Më jipni mundësinë që të kontribuoj tek
diçka.

Më lejo që të bëj gabime dhe që ta
provoj sërish.

Dhe do të keni pasion me shumicë.   

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=urrYhnaKvy4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty