ARTMuzikëStaight to my heart - Nga Sting

Staight to my heart – Nga Sting

-

Njëqind vite nga tani

Ata do të përpiqen të na
thonë

Se shkenca do të na bëjë
të lumtur

Se ajo do t’ia kalojë
puthjes njerëzore

Një zinxhir nënatomik

Ndoshta do ta galvanizojë
trurin

Një trans biokimik

Do të eliminojë romancën

Por përse duhet t’ia dimë
ne për këto

Kur në ajër ka shigjeta

Të krijuara nga arti i
lashtë i dashnorëve

Që shkojnë drejt e në zemrën
time

Një pilulë e sheqerosur e
së ardhmes

Do t’u jap më shumë kohë për
të shpenzuar të dashurve tanë

Mendoj se po punojnë së
tepërmi

Për reduktimin e prekjes

Por ajo që do të më bënte
tëndin

Janë një milion spore të
vdekura

Të krijuara nga arti i
lashtë i dashnorëve

Që shkojnë drejt e në zemrën
time

Eja në derën time

Ji drita e jetës sime

Nuk do të na duhet kurrë të
fshimë dyshemenë

Eja në derën time

Ji drita e jetës sime

Eja në derën time

Eja dhe bëhu nusja ime

Do të jem i vërtetë. Askujt
veç teje

Nëse është bota e së
ardhmes ajo së cilës i frikësohemi

Farat e së nesërmes i kemi
këtu

Që ti t’i shtrëngosh ato në
duart e tua

Ose që t’i lëshosh të bien
në rërë

Por nëse dashuria jonë është
e pastër

E vetmja gjë për të cilën
jemi të sigurt

Atëhër luaj pjesën tënde

Dhe shko drejt e në zemrën
time

Nëse do të më duhet të kërkoj
imunitet

Dhe të të dua ty me pandëshkueshmëri

Atëherë e vetmja gjë për të
bërë

Unë do të të zotohem ty

Por ata kanë hedhur vetëm
një dorë me letra

Kështu që unë s’e kam të vështirë

Ti je ylli i shndritshëm në
hartën time

Eja në derën time

Ji drita e jetës sime

Eja dhe bëhu nusja ime

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty