ARTFrymëzimTESTI I SELINOS: VËRENI NË PUNË PËRSENË TUAJ Nga...

TESTI I SELINOS: VËRENI NË PUNË PËRSENË TUAJ Nga SIMON SINEK

-

Nga SIMON SINEK

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti   

Tani është koha që ta vini në punë përsenë
tuaj. Të zbuloni përsenë tuaj është vetëm fillimi. Në mënyrë që ti gëzoheni të
gjitha përfitimeve të të pasurit të një përseje të artikuluar, ju duhet të keni
guximin dhe disiplinën për ta përdorur atë. Siç ka thënë Thomas Edison,
“Vizioni pa ekzekutim është haluçinacion.”

Ekziston një rend ideal i zbatimit të përsesë,
megjithatë, ndonjëherë realiteti futet në mes dhe gjithçka fillon me ty.
Tendenca jonë natyrale është që të fillojmë me atë që është e prekshme. Ne i përkufizojmë
vlerat tona nëpërmjet asaj që ne bëjmë. Kështu që, duhet praktikë për të
filluar me Përsenë. Ashtu si ti japësh një biçiklete. Në fillim ne jemi të
pasigurt dhe të paqëndrueshëm. Ne jemi brenda kokës tonë duke menduar rreth të
gjitha atyre gjërave që duhet të bëjmë. Për të pedaluar shpejt duhet të ruajmë
shpejtësinë e mjaftueshme që të mos rrëzohemi. Ne duhet të përqëndrohemi me të
vërtetë. Ju mund të gërvishtni gjunjët, por ne rikthehemi në biçikletë dhe përpiqemi
përsëri. Dhe pastaj çdo gjë bëhet natyrale.  

Të fillosh me përsenë nuk përbën asnjë
dallim në fillim. Duket diçka e çuditshme. Madje mund edhe të mos funksionojë, por
me praktikë kjo do të bëhet aq natyrale saqë ju nuk do të mund të imagjinoni më
një kohë kur nuk mund ta bënit këtë gjë. Është njësoj si ti jipni një biçiklete.
Me kalimin e kohës përseja juaj do të shërbejë si një filter për shumë prej
vendimeve dhe zgjidhjeve që ju do të bëni. Ajo kthehet në një instrument për t’ju
ndihmuar që të gjeni një punë ose për të kapur një mundësi në të cilën ka më
shumë të ngjarë që t’ia dilni me sukses. Kjo gjë i heq të gjitha hamendësimet.
Ja një metaforë për t’ju treguar atë që unë mendoj që quhet testi i selinos.

Ne jemi duke i pyetur njerëzit
vazhdimisht për këshillat e tyre mbi se çfarë duhet bërë ose si të bëjmë. Është
si të shkosh në një festë dhe dikush t’ju thotë a e dini se çfarë ju nevojitet.
Ti ke nevojë për M&Ms (markë çokollate). Ne ia kemi dalë shumë mirë me M&Ms.
Ti duhet të përdorësh M&Ms. Dikush tjetër ju thotë të përdorni qumësht
orizi. Në këtë ekonomi, ju duhet të përdorni qumësht orizi. Dikush tjetër na
thotë “Kit Kats”. Ti duhet të përdorësh “Kit Kats”. Dhe dikush tjetër ju thotë,
çdo gjë ka të bëjë me selinon. Ne shkojmë në supermarket me të gjithë këto
këshillat e mirë nga të gjithë këta njerëz të zgjuar me raste studimore të shkëlqyera
dhe ne blejmë çdo gjë që ata na këshillojnë. Kështu, ne blejmë Kit Kats, dhe
M&Ms, selino, dhe qumësht orizi.

Ne shpenzuam një kohë të gjatë në
supermarket dhe kemi shpenzuar shumë para në supermarket dhe kur shkojmë tek
kasa ne jemi duke qëndruar aty me gjithë këto produkte në duart tona dhe askush
nuk mund të shikojë. Ne besojmë se kemi blerë gjithçka. Por le të imagjinojmë
sikur ne i dimë përsetë tona. Le të imagjinojmë përsetë tona që të jemi
gjithmonë të shëndetshëm dhe të bëjmë vetëm ato gjëra që na mbrojnë shëndetin e
trupave tanë. Tani, cilat produkte do të blejmë ne pasi kemi marrë të gjitha këshillat
nga të gjithë njerëzit më të zgjuar?

Njerëzit këtë herë do të blejmë vetëm
selino dhe ne do të blejmë vetëm qumësht orizi sepse vetëm këto të dyja kanë
kuptim. Ne shpenzuam më pak kohë dhe para në supermarket dhe kur ne jemi duke
pritur atje në rrjesht vetëm me selino dhe me qumësht orizi, tani njerëzit mund
ta shikojnë se në çfarë besojmë ne. Dikush që kalon krahë jush mund të shikojë
dhe të thotë e shikoj që ti jeton në mënyrë të shëndetshme, kështu bëj edhe
unë. Dhe ja ku sapo keni tërhequr një mundësi ose një referim ose një mik
thjesht duke thënë dhe duke bërë gjërat tek të cilat ju besoni. Dhe gjëja më e
mirë është se kjo është diçka e shkallëzuar.

Në çastin që unë kam thënë përse time,
ju e dini me saktësi se cilat produkte do të blinim. Kjo do të thotë që sa më
shumë që ta artikuloni përsenë tuaj, aq më shumë të tjerët do ta dinë se në çfarë
besoni ju dhe do të jenë në gjendje që t’ju ndihmojnë që të bëni zgjedhjen e duhur.
Nga tani e tutje ju do të punoni për për tu siguruar që çdo gjë ju do të bëni
do të jetë diçka e mirë.

Nëse do të bëni shumë gjëra që nuk janë
diçka e përshtatshme ju nuk do të ndjeheni rehat dhe njerëzit do ta dinë që ju
nuk jeni origjinal. Në krahun tjetër, kur e filloni me përsnë, aftësia juaj për
tu dalluar do të gjejë mbështetje dhe do të funksionojë për të gjitha pikat
tuaja natyrale do të lulëzojnë. Me praktikë ju do të mësoni t’i besoni përsesë
tuaj. Ju do të filloni të shikoni punën tuaj dhe gjërat që do të bëni si një mënyrë
për të marrë frymë.

Jetoni me kauzën tuaj dhe sa më të mirë
që të bëheni, aq më shumë do të ndjeni që jeta juaj dhe çdo gjë që ju bëni e ka
një qëllim. Mënyra më e mirë për të zbatuar përsetë tuaja është që të punoni me
të ngadalë. Nuk keni përse t’i zbatoni të gjitha këshillat që ne ju kemi
sugjeruar. Ajo që është e rëndësishme është që ju të zgjidhni deri në dy ose
tre prej tyre dhe të angazhoheni për t’i praktikuar ato dhe që t’i përdorni ato
tani.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=k_8gZnpKuLI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty