ARTMuzikëThe book of my life - Nga Sting

The book of my life – Nga Sting

-

Lërmë të shikojë krah zjarrit dhe të
kujtoj ditët

Ato mund të jenë një hile
e dritës së zjarrit

Por fletët që regëtojnë e
që ma shqetësojnë pamjen

Janë një libër që kam frikë
ta shkruaj

 

Ai është libri i ditëve të
mia, ai është libri i jetës sime

Dhe ai është prerë siç
pritet fruti nga tehu i thikës

Dhe aty është gjithcka që
mund të shikohet në pjesët që ajo shpalos

Ka gjithmonë nga pak
vuajtje në çdo jetë

 

Nëse ajo lexohet si një
‘puzzle’, si një labirint gjarpërues

Atëherë s’do të kuptoj
asgjë deri në fundin e ditëve të mia

Unë jam ende i detyruar të
kujtoj

Të kujtoj fjalët e jetës
sime

 

Ka premtime të thyera dhe
premtime të mbajtura

Fjalë të zemëruara të thëna,
atëherë kur duhet të kisha qarë

Ka kapituj me sekrete dhe
fjalë rrëfimi

Nëse humbas çdo gjë që zotëroj

Ka një kapitull mbi
humbjen dhe një fantazmë që s’do të vdesë

Ka një kapitull mbi
dashurinë ku boja nuk thahet kurrë

Ka fjali të shërbyera në
një burg që unë e ndërtova nga gënjeshtra

 

Megjithëse faqet kanë
numra

Nuk e shikoj dot se ku me çojnë
ato

Sepse fundi është një
mister që askush nuk mund ta lexojë

Në librin e jetës sime

 

Ka një kapitull për
baballarët, një kaiptull për djemtë

Ka faqe konfliktesh që si
ka fituar askush

Dhe betejat që ti humbe
dhe disfata jote e hidhur

Ka një faqe ku ne nuk
takohemi dot

 

Ka përralla të një fati të
mirë që s’u planifikua dot

Ka një kapitull mbi Zotin
që se kuptoj

Ka një premtim parajse dhe
ferri, por mallkuar qofsha nëse mund ta shikoj

 

Tani drita po kthehet

Dhe nëse ka një fjali të
vërtetë

Të gjitha ato faqe po
digjen

Dhe ajo ç’ka mbetet je ti

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty