The golden boy - Nga Freddie Mercury & Montserrat Caballe

Djali kishte një mënyrë të tijën me fjalët, ai këndonte, ai lëvizte me hijeshi

Ai argëtonte kaq natyrshëm, asnjë xhest jashtë vendit

Rruga e tij në jetë ishte e vizatuar qartësisht, ai nuk ngurroi

Ai luajti, ata panë, ai pushtoi si mjeshtër i fatit të tij

Vajza kishte një zemër hekuri që askush nuk mund ta shikonte

Ambicie materiale që butësia e saj e përbuzte

Ajo iu dha atij e bindur për famën e tij

E donte atë për luksin, për vëmendjen dhe për emrin e tij

Dhe pastaj ai i këndoi asaj...

Të dua për heshtjen tënde, të dua për paqen tënde

Të dua për pasionin tënd, të dua për zjarrin tënd

Dëshirën e dhunshme që më djeg në flakët e saj

Një dashuri për të cilën nuk kam emër

Po ai tha të vërtetën

Duke pranuar çdo nderim me një shfaqje mjeshtërore

Ai filloi të beosnte se çdo gjë që ato thonin për të dhe më shumë

Ndërsa ajo harroi, ajo harroi arsyet

Ajo e kishte dashur atë më parë

Dhe kur ata u ndanë, ajo uroi të ishte

Zemra e ashpër e së djeshmes, po aq cinike sa ai

Duke ndryshuar për mirë, ajo i kishte ndryshuar gjërat për keq

Fjalët që dikur i kishin bërë ata të lumtur, tani jehonin si një mallkim...

...

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=OPizyP4x30I

 

Comments

Popular Posts