Të tjeraToo much love will kill you - Nga Freddie...

Too much love will kill you – Nga Freddie Mercury & Pavaroti

-

Unë s’jam veçse copëzat e burrit që kam
qenë dikur

Shumë lotë të hidhura kanë
rrjedhur nga unë

Jam shumë larg shtëpisë

Dhe i kam përballuar të
gjitha vetëm

Për shumë kohë…

Ndjej sikur askush nuk më ka thënë kurrë të vërtetën

Mbi rritjen dhe se çfarë
sfide që është ajo

Në mendjen time të
koklavitur

Kam kërkuar pas, prapa në
kohë për të gjetur

Se ku gabova

Shumë dashuri do të të vrasë

Nëse nuk e mbledh mendjen

I shqyer mes të dashurit dhe
dashurisë që ke lënë pas

Ato janë nisur drejt shkatërimit
sepse ti nuk i lexove kurrë shenjat

Shumë dashuri do të vrasë çdo
herë

Unë s’jam veçse hija e burrit që kam qenë dikur

Dhe duket sikur nuk ka asnjë
rrugë shptimi veç kësaj për mua

Dikur të sillja diellin

Tani çdo gjë që bëj është
të të mërzisë

Si do të ishte për ty nëse do të ishe në vendin tim

A nuk e shikon që është e
pamundur të zgjedhësh?

Jo, nuk ka asnjë kuptim

Çdo rrugë që marr është e
destinuar që të humb

Shumë dashuri do të të vrasë

Me po aq siguri sa pa dashuri
fare.

Ajo do t’a thajë fuqinë që
është tek ti

Do të të bëjë të përgjërohesh,
të ulërasësh dhe të zvarritesh

Dhe dhimbja do të të çmendë

Ti je viktima e krimit tënd…

Shumë dashuri do të të
vrasë çdo herë

Shumë dashuri do të të vrasë

Ajo do ta ktheje jetën
tënde në një gënjeshtër

Po, shumë dashuri, do të
të vrasë

Dhe ti nuk do ta kuptosh
përse

Ti do të japësh jetën
tënde, do të shesësh shpirtin tënd

Dhe ja ku vjen sërish…

Shumë dashuri do të të
vrasë

Në fund…

Në fund…

 

Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=l1hFslY6oVw 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty