ARTWILLEM DE KOONING DHE PIKTURAT E TIJ: Një nga...

WILLEM DE KOONING DHE PIKTURAT E TIJ: Një nga ekspresionistët abstrakt më të njohur në historinë e artit

-

Piktura, në sytë e De
Kooning, ishte diçka “për burrat me mjekër”…

 

Willem de Kooning,
i njohur si një nga ekspresionistët abstrakt më të njohur në historinë e artit,
ka influencuar artistë të shumtë gjatë kohës së tij, madje edhe disa vite pas
vdekjes së tij.

 

Willem de Kooning ishte
një artist hollandezo-amerikan i cili ka lindur në Rotterdam-in Verior më 24
prill 1904. Babai i tij ishte Leendert de Kooning, dhe nëna e tij ishte Cornelia
Nobel. Përgjatë fëmijërisë së tij, ai u afrua më shumë me të ëmën pas divorcit
të prindërve të tij.

 

Në vitin 1920, de
Kooning u bë asistenti i Bernard Romein, drejtori i artit tek një dyqan i madh
në Rotterdam. Romein e prezantoi atë me veprën e modernistit hollandez Piet
Mondrian dhe grupin ‘De Stijl’. De Kooning filloi të pikturonte, megjithëse dukshëm
ai e shikonte mediumin e pikturës me një farë shkëputje, siç do të vinte re ai
në retrospektivën e vitit 1960, “Kur ne shkuam tek akademia [në Rotterdam, në
fillim të viteve 1920] – duke u marrë me pikturë, dekorim dhe duke nxjerrë
jetesën – artistët e rinj nuk ishin të interesuar në vetvete (per se) për pikturën.
” Piktura, në sytë e De Kooning, ishte diçka “për burrat me mjekër,” që do të
thotë, më të mëdhenjtë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, të tillë si Cezanne dhe Monet. Idea që ta
pajiste veten me një paletë dhe të pikturonte piktura dukej qesharake dhe disi
jo moderne për të.  

 

Gjatë asaj periudhe
de Kooning e mendonte të ardhmen e tij në fushën e arteve të zbatuara apo
tregtare. Një karrierë në pikturën dekorative apo dizanj ishin opsionet që ai
kishte marrë në konsideratë. Vendimi i tij i mëvonshëm për të emigruar në
Shtetet e Bashkuara u influencua fuqimisht nga ky objektiv. Siç do të thoshte de
Kooning disa vite më vonë, piktorët dyndeshin në Paris, ndërsa “një person
modern” tërhiqej nga Amerika. Përveç parashikimit të një karriere në artin
tregtar, de Kooning u përfshi thellësisht në pikturë. Idetë e avantgardës
evropiane, kryesisht ato të Wassily KandinskyPaul KleeMatisse dhe Pablo Picasso, do të ktheheshin në themelet kryesore të vetë
zhvillimit të tij. Picasso u kthye në një burim kyç frymëzimi për veprat e
hershme të de Kooning.

 

Më pas, në vitin 1926
ai vendosi që të emigronte në Shtetet e Bashkuara. Shumë shpejt pas mbërritjes
së tij ai gjeti një punë si bojaxhi në Hoboken, New Jersey.

 

VEPRAT E HERSHME

 

Një takim me Arshile Gorky,
të cilin de Kooning e njohu rastësisht në vitin 1930, shënoi kthesën e parë
vendimtare në karrierën e tij artistike. I frymëzuar nga Arshile Gorky,
ai vendosi që të krijonte një seri pikturash të cilat paraqisinin subjekte
mashkullore. Këto vepra përfshinin “Figurë e ulur” dhe “Dy Burra në Këmbë”. Përveçse
ishte i magjepsur me këto tema, ai realizoi gjithashtu disa piktura abstrakte
duke përfshirë “Elegjinë” dhe “Peisazh Rozë”. Dashuria e tij për artin abstrakt
bën që ai të krijonte më shumë kryevepra të tilla si “Ëngjëjt Rozë”, e cila është
ndër pikturat e tij më të dashura.

 

Në vitin 1942, Graham
organizoi një show në grup, “Pikturat Amerikane dhe Franceze”, tek Galeria
McMillen. Ky show kyç përfshinte vepra nga de Kooning dhe artistë të tjerë
amerikan, së bashku me artistët evropian të mirënjohur të tillë si Joan Miro
dhe Picasso. Kjo çoi gjithashtu në takimin e parë me de Kooning, i cili e përshkroi
Graham-in si “zbuluesin” e tij dhe të Jackson Pollock.

 

Me kalimin e
viteve, de Kooning u bë gjithnjë edhe më i interesuar në veprat abstrakte, duke
e kthyer atë midis personaliteteve kyçe të tillë si Jackson Pollock, Mark Rothko, Barnett
Newman, në Lëvizjen Ekspresioniste Abstrakte në vitet 1940. Deri në vitin 1948,
artisti ekspozoi në ekspozitën e tij të parë të artit, dhe shumica e veprave të
tij përfshinë kompozimet në pikturë me vernik të bardhë dhe të zi. Ekspozita u
organizua në Nju Jork, tek Galeria Charles Egan.

 

Dashuria e tij për
vernikun e bardhë dhe të zi filloi në vitin 1946, duke qenë se ai nuk kishte
burime të mjaftueshme për të blerë pigmentet profesionale të artistëve. Pavarësisht
këtij shqetësimi financiar, ai ishte në gjendje që të prodhonte vepra të bukura
duke përfshirë “E premtja e zezë” dhe “Drita në Gusht”, të cilat përfshinin
elementët e bardh dhe të zi. Përsa i takon kryeveprave të tij të tjera të
titulluara “Kutia e postës” dhe “Zyrihu”, këto ishin më së shumti të bardha me
një hije të zezë. Ishte gjithashtu gjatë fundit të viteve 1940 kur ai filloi të
pikturonte vepra abstrakte më komplekse. Këto përfshijnë “Papafingon”, “Gërmimin”
dhe “Asheville”.

 

Teknika më madhështore
që e bëri de Kooning më të famshëm ishte përdorimi nga ana e tij e figurave
komplekse, të cilat prezantuan një hije/aluzion ambiguiteti. Për më tëpër, disa
figura në sfond dukej sikur mbivendoseshin me elementë të tjerë në pikturë, të
cilat i jipnin atyre një imazh sikur ato po shfaqeshin në plan të parë.

 

PËRDORIMI I
SUBJEKTEVE TË NDRYSHME

 

Në fillim të viteve
1940, de Kooning përdori shpesh gratë si subjektet e tij më të zakonshme.
Megjithatë, ishte në vitet 1950, kur ai u magjeps më shumë me prezantimin e
grave në veprat e tij. Në fakt, midis veprave të tij më të mira përfshihet “Gruaja
I”, e cila është ekspozuar në Muzeun e Ri të Artit Modern të Nju Jorkut. Kjo
pikturë pësoi disa ndryshime deri kur u përfundua plotësisht në vitin 1952.

 

Deri në vitin 1953,
ai vazhdoi që të prezantonte gratë në shumicën e pikturave të tij. Këto vepra
mund të shiheshin në Galerinë Sidney Janis, dhe kryeveprat e tij u kthyen në një
sensacion për shkak të përdorimit të imazherisë nga ana e tij. Për shembull, ai
eksperimentoi me penelatat agresive dhe u fokusua në vënin e një theksi më të
madh në disa fusha të caktuara në pikturat e tij të tilla si gjinjtë më të mëdhenj,
ekstremitete të ekzagjeruara dhe tipare të tjera të cilat na zbulojnë frenimet/pengesat
seksuale tipike të një burri.

 

Natyra shpërthyese
e veprave të de Kooning na tregon se arti i tij është një art lufte, që burimi
i tij është njëherësh i dhimbshëm dhe personal, në mënyrë të dukshme i mbështetur
mbi ndjenjën sesa mbi intelektin dhe që me shumë gjasa rrjedh nga disa “ngjarje
primitive/parësore” (siç do ta quante Sigmund Freud) në jetën e tij të hershme,
apo një seri ngjarjesh, kaq traumatizuese saqë artisti u detyrua që t’i shtynte
ato në pavetëdije, dhe që kaloi një jetë të tërë duke u përpjekur që të mbante
një kapak mbi to, duke çuar në shpërthimin e pavetëdijshëm të përmbajtjes së
pavetëdijes së tij në herë të panumërta në pikturat e tij.

 

VEPRAT GJATË VITEVE
1950

 

Përpara viteve 1960,
kryeveprat e de Kooning ishin më të frymëzuara nga peisazhet natyrale, dhe ai
filloi që të largohej gradualisht nga paraqitja e figurave njerëzore. Disa nga
veprat e tij më të mira që përfshinin peisazhet si subjekte të tij ishin “Dera
për tek Lumi” dhe “Ulja në Bolton”. Këto piktura kishin penelata më të gjëra duke
i dhënë veprave të tij një tërheqje më të thellë. Në pikturat e de Kooning të kësaj
periudhe, ne mund të dallojmë me qartësi metodologjinë dhe shprehishmërinë e Vincent van Gogh.

 

Në fillim të viteve
1960, de Kooning filloi të kombinonte gratë dhe peisazhet si subjektet e tij. Për
më tepër, ai filloi që të eksploronte magjepsjen e tij me skulpturën, e cila bëri
që ai të krijonte 13 skulptura në argjilë që paraqisnin gratë si subjekte,
ashtu si në pikturat e tij. Gjatë jetës së tij, figura e gruas është një motiv
së cilës de Kooning i kthehet gjithmonë, siç i janë kthyer gjithmonë artistët temave
të tyre më të dashura – Van Gogh Luleve të tij të Dielit, dhe Claude Monet,  zambakëve të tij të ujit.  

 

VEPRAT E MËVONSHME

 

Në vitet 1980, de
Kooning u kthye në një artist aktiv, duke bërë që ai të krijonte mbi 300
telajo. Megjithatë, si filloi që të tregonte shenja çështjesh shëndetësore të tilla
si simptoma të demencës. Në fakt, ai u diagnostikua se kishte mundësitë më të mëdha
për të zhvilluar sëmundjen e Alzhaimerit. Kur bashkëshortja e tij vdiq në vitin
1989, vajza dhe avokatët e tij u emëruan si kujdestarët e plotë të artistit të
moshuar.

 

ARRITJET

 

Gjatë jetës së de
Kooning, ai ka vjelur arritje të shumta në fushën e artit. Një nga arritjet e
tij ishte show i tij i parë në vitin 1948, në Galerinë Charles Egan, në Nju
Jork. Disa nga veprat e tij u ekspozuan gjithashtu në Muzeun Whitney të Artit
Modern, në Galerinë Kombëtare të Artit dhe në Muzeun e Artit Modern.

 

De Kooning-ut iu
akordua gjithashtu nga Presidenti Lyndon Johnson – Medalia Presidenciale e Lirisë,
në vitin 1964. Çmime të tjera që ai ka marrë përfshijnë Medalien Kombëtare të
Arteve, dhe Çmimin Andrew W. Mellon, që iu dha atij dhe Eduardo Chillida
(skulptuor spanjoll).

 

Sa i takon stilit të
veprave të tij gjatë viteve të mëvonshme të jetës së tij, ai ishte në gjendje që
të prezantonte një dallim të rëndësishëm ndërmjet kryeveprave të tij të hershme
dhe pikturave të tij gjatë fundit të viteve 1980. Më shumë njerëz u magjepsën
nga teknikat speciale të artit të tij, që çoi në rritjen e fitimeve të tij. Për
shembul, pikturë së titulluar “Gruaja IIII” iu vendos çmimi 137.5 milionë dollarë.
Kjo ishte vepra e dytë më e shtrenjtë që u shit në vitin 2006.

 

Kjo ishte jeta e Willem
de Kooning, një artist i jashtëzakonshëm, i cili prezantoi teknika novatore
arti, duke e kthyer atë në një nga artistët më të respektuar nëpër të gjithë
botën.

 

Burimi: https://www.willem-de-kooning.org/

 

Përzgjodhi dhe përktheu
– Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty