You don't know what love is - Nga Nina Simone

Ti nuk e di se çfarë është dashuria

Deri sa të kesh mësuar kuptimin e blusë

Deri sa të kesh dashur një dashuri që e ke humbur

Ti nuk e di se çfarë është dashuria

 

Nga ta dish ti se buzët dhëmbin

Deri sa të kesh puthur dhe të kesh paguar koston

Zemër, deri sa ta kesh vërtitur zemrën dhe ta kesh humbur

Ti nuk e di se çfarë është dashuria

 

A e di ti frkën e një zemre të humbur

Mendimin e rikujtimeve?

Dhe se si buzët kanë shije lotësh

Oh, ata e humbasin shijen e puthjes

 

Ti nuk e di se si digjet zemra

Sepse dashuria nuk mund të jetojë, dhe as të vdesë kurrë

Deri s ta kesh përballuar çdo agim me sy të përgjumur

Ti nuk e di se çfarë është dashuria

Ti nuk e di

Jo, nuk do ta dish kurrë

Se çfarë është dashuria

 

...

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=BguiWbW5j3Q

Comments

Popular Posts