ARTChristie'sEMIL NOLDE: NGJYRA ËSHTË JETË: Një figurë kyçe dhe...

EMIL NOLDE: NGJYRA ËSHTË JETË: Një figurë kyçe dhe pioner i Lëvizjes së Ekspresionizmit Gjerman – Një nga koloristët më të mëdhenj të artit modern

-

Lufta
për të krijuar një periudhë të dytë të artit të madh gjerman.

Të qëndrosh
përpara një pikture të Nolde është si të përjetosh një rrymë elektrike, kaq të
forta janë ngjyrat e tij.

 

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

 

Një
figurë kyçe e Lëvizjes së Ekspresionizmit Gjerman dhe një nga koloristët më të
mëdhenj të artit modern, Emil Nolde (1867-1956) mbetet sot tejet i diskutueshëm.
Megjithëse, Nazistët kanë konfiskuar deri diku tek 1,000 vepra të Nolde nga
muzetë gjermane dhe koleksionet e artit me pretendimin se ato ishin art i ‘degjeneruar’
– një shifër kjo shumë më e lartë sesa për çdo artist tjetër – Nolde, një fans
i hershëm dhe entuziast i regjimit, mbeti i angazhuar ndaj partisë. Ndonëse,
kjo besnikëri komplikon vlerësimin tonë për veprën e tij, talenti i tij nuk është
diskutuar kurrë. Në vitin 1952 atij iu akordua Urdhëri i Meritës nga Qeveria e
Gjermanisë Perëndimore – nderimi më i lartë civil.

 

Çfarë e ka bërë Emil Nolde të veçantë?    

Keith Hartley: ‘Përgjigja e zakonshme ndaj kësaj pyetje është
se ai ishte një nga pionerët e Ekspresionizmit Gjerman, që sigurisht që ësht
ë e vërtëtë. Por për mua, ajo që është e jashtëzakonshme
rreth Nolde është, fakti se, ai e ruajti intensitetin e vizionit dhe t
ë emocionit të tij deri në fund të karrierës, dekada më
vonë.
Ekspresionistë të tjerë të tillë si Ernst Ludwig Kirchner dhe Oskar Kokoschka nuk mundën
të ruanin nivelet e tyre të intensitetit në një periudhë të gjatë kohore, por
Nolde ia doli.’

 

A është e drejtë të themi se ngjyra
ishte forca e vërtetë e Nolde?

 

KH: ‘Mendoj se po. Ai kishte një pasion dhe një talent me të vërtetë
brilant për të që ai nuk e humbi kurrë. Kjo është arsyeja përse ne e titulluam
ekspozitën Emil Nolde: Ngjyra është jetë. Të qëndrosh përpara një pikture të
Nolde është si të përjetosh një rrymë elektrike, kaq të forta janë ngjyrat e
tij. Megjithatë, duhet të shtoj se, ai nuk ishte një piktor i llogaritur, me një
mënyrë të rregulluar pune. Ai ka pikturuar në mënyrë të thellë dhe zgjedhja e
ngjyrës duket sikur vjen tek ai përmes ndjenjës.’

 

‘Nolde
vinte nga një familje shumë Protestante në veri të Gjermanisë. Dukshëm, libri i
vetëm në shtëpinë e tij kur ai po rritej ishte Bibla, të cilën ai e lexonte
rregullisht dhe me zell. Ai ishte një njeri i devotshëm, i cili pikturoi një sërë
pikturash të bukura fetare. Më tepër si Van Gogh, intensiteti i ngjyrave të tij
buronte më shumë nga devotshmëria e tij.’

 

Duke parë
penelatat e fuqishme të Nolde gjithashtu, a mund të themi se Van Gogh ishte një
influencë serioze për të?

 

KH: ‘Në shkrimet e tij, ai e ka pohuar vetë këtë pikë. Nolde ka qenë më së
shumti një vetmitar – ai ishte një anëtar zyrtar i grupit të Ekspresionistëve Gjermanë
Die Brücke’ për vetëm një vit përpara se të largohej prej
tyre në vitin 1907 – që është një paralel tjetër me Van Gogh.

 

‘Megjithatë,
është e rëndësishme të vëmë re se, ai e shikonte vetveten dhe veprën e tij më
shumë në kontekstin e artit nga vetë vendi i tij. Që do të thotë, si pjesë e
asaj që ai e quante “një luftë e madhe” për të “krijuar një peridhë të dytë të
artit të madh gjerman”, pas periudhës së parë me të ngjashmit si Albrecht Dürer dhe Matthias Grünewald gjatë Rilindjes
Gjermane.

 

A nuk është ironike që një artist që ishte kaq shumë i
shqetësuar për madhështinë e trashëgimisë artistike të kombit të tij ishte i
izoluar nga Nazistët?

 

KH: ‘Në një fjalë, po. Nolde, në mënyrë të kuptueshme,
besonte se, arti bashkëkohor gjerman, gjithashtu, do të mbrohej nga partia. Por
ai e kishte thellësisht gabim. Megjithëse, shumë në lidershipin Nazist, të tillë
si Goebbels, besonin se Ekspresionizmi duhet të jetë një flamurtar standard i
kulturës së rritur në shtëpi, në fund, ishte preferenca e Hitlerit për
klasicizmin – dhe paragjykimi i tij kundër të gjitha formave të reja të artit –
që fitoi.’     

 

A përbën vepra e Nolde një influencë për artistët edhe
sot?
 

KH: ‘Sigurisht që,
unë shikoj një lidhje të madhe me veprat e Peter Doig. Ashtu si Nolde, Doig ka
realizuar një numër të konsiderueshëm veprash në letër, dhe ka një shpejtësi dhe
spontanitet të jashtëzakonshëm në përpjekjet e të dy artistëve.

 

(Imazhi 1: Pikturë nga Emil Nolde)

 

(Imazhi 2: Emil Nolde, Shpërthimi i dritës,
1950)  

 

(Imazhi 3: Emil Nolde, Ekstazia, 1929)

 

(Imazhi 4: Emil Nolde, Martirizimi III, 1921)  

 

(Imazhi 5: Emil Nolde, Lulëkuqet, 1950)  

 

(Imazhi 6: Emil Nolde, Një njeri abrogjen duke notuar, 1914)
 

 

Burimi: https://www.christies.com/features/Emil-Nolde-Colour-is-Life-9322-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe
përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty