ARTChristie'sPIERRE-AUGUSTE RENOIR: Një nga themeluesit kryesorë dhe mjeshtrat e...

PIERRE-AUGUSTE RENOIR: Një nga themeluesit kryesorë dhe mjeshtrat e Impresionizmit! Loja regëtuese me dritën e diellit…shushurima e butë e flladit…

-

Nga PRESTIGJOZJA SHËPIA E ANKANDEVE CHRISTIES

 

1. JETA E HERSHME E RENOIR U FORMËSUA
NGA VARFËRIA

 

Pierre-Auguste
Renoir
lindi në vitin
1841 në Limoges, në jug-perëndim të Francës. Babai dhe e ëma e tij ishin të dy rrobaqepës,
që është ndoshta e rëndësishme duke qenë se ai ishte i magjepsur pas modës.  

 

Në jetën e tij të hershme ai vlerësohej
më shumë për aftësitë e tij në këndim sesa në vizatim. Ai kishte marrë leksione
muzike deri në çastin kur familja e tij u përball me vështirësi financiare, që
e detyroi të largohej nga shkolla dhe të fillonte të punonte si piktor në një
fabrikë porcelani.      

 

Si një djalë i ri Renoir u vendos në Paris,
hyri në Shkollën e Arteve të Bukura dhe më vonë u bashkua me studion e Charles
Gleyre (1806-1874). Megjithëse, shumë shpesh ai nuk kishte mjaftueshëm para për
të blerë bojë, ai jetoi afër Luvrit, ku atij i pëlqente të studionte veprat e
Mjeshtrave të Vjetër.

 

2. AI ISHTE NJË NGA THEMELUESIT KRYESORË
TË IMPRESIONIZMIT         

 

Në vitin 1869, Renoir filloi skicimin afër
ujit tek La Grenouillère, jashtë Parisit, me Claude Monet. Kjo ishte një lëvizje
kyçe në historinë e artit, duke qenë se të dy burrat zhvilluan në mënyrë të njëpasnjëshme
disa teori, teknika dhe praktika të cilat do të çonin në lindjen e
Impresionizmit, duke përfshirë përdorimin e penelatave të çlirshme për të kapur
efektet e dritës dhe të lëvizjes mbi pemë dhe ujë gjatë kohëve të ndryshme të
ditës.

 

Piktura e djallëzuar “Sentier
dans le bois
” e
Renoir, e pikturuar në vitin 1874, është thelbësisht Impresioniste, duke u fokusuar
mbi sensacionet fluturake të artistit përpara natyrës. Indi vibrues i
penelatave të thyera, një shkëputje revolucionare nga normat e Sallonit (të
asaj kohe), evokon lojën regëtuese të dritës së diellit, si edhe shushurimën e
butë të flladit.

 

Në pikturën “L’ombrelle”, e pikturuar në
vitin 1878, Renoir paraqet subjektin impresionist kyç të veshjes së modës
pariziane brenda një skene natyre të mbushur me lule. Piktura mishëron idealin
e artistit në integrimin harmonioz të figurës në një mjedis të jashtëm, dhe
kapjen e efekteve të dritës dhe të hijes në një gamë ngjyrash magjepsëse.

 

3. VEPRA IMPRESIONISTE E RENOIR U
REFUZUA NGA SALLONI

 

Me raste gjatë viteve 1860, Renoir dorëzoi
piktura që u pranuan në ekspozitat e Sallonit të famshëm, sic kishte bërë edhe Monet.
Por teksa eksperimentet e tyre piktoriale po fitonin famë me shpejtësi në vitin
1870, të dy artistët u përballën me refuzimin e përsëritur të veprave të tyre.  

 

Në fund, ata rreshtën së dorëzuari
piktura për shqyrtim tek Salloni dhe kur Monet filloi shoqërinë e tij të
pavarur artistike, që u bë e njohur si Impresionistët, Renoir ishte një nga të
parët që u bashkua me të. Ai ekspozoi gjashtë piktura në Ekspozitën e Parë
Impresioniste në prill të vitit 1874.   

 

Renoir pikturoi firgurat e fustaneve të
modës, duke i pozicionuar modelet e tij në mjedise moderne: bulevarde të
populluara, kafene, teatro, parqe të lara në diell, dhe mjedise të brendshme
shtëpiake elegante.

 

Disa prej veprave të tij më të fashme
nga kjo periudhë përfshijnë pikturën “
Dance at the Moulin de la Galette” (Musée d’Orsay, Paris) dhe “La Loge” (Galeria Courtauld, Londër).

 

Jeanne Samary (më poshtë) ka qenë një
nga aktoret më të vlerësuara në Paris kur ajo pozoi për herë të parë për Renoir
në vitin 1877. Ndërmjet viteve 1877 dhe 1880, Renoir e paraqiti Samary-n në jo
më pak sesa tetë piktura në vaj dhe katër në pastel, më shumë sesa çdo pozuese
tjetër.  

 

4. RENOIR U BASHKUA ME ELITËN PARIZIANE, NGA SHKRIMTARËT,
TEK PRONARËT E RESTORANTEVE DERI TEK BANKIERËT

 

Aftësia e Renoir për të kapur turmën tërhoqi
vëmendjen e elitës pariziane. Shumë shpejt lista e tij e patronëve përfshiu
figura të tilla të nderuara si pastiçierin, pronarin e restoranteve dhe koleksionistët
Eugène Murer, dhe
Madame
Georges Charpentier
,
sallonët e të cilëve ndiqeshin nga të shumtët si Flaubert, Zola dhe
Manet.

 

Në vitin 1878, në shtëpinë e Charpentier,
Renoir u takua me bankierin Paul Bérard. Renoir vizitoi rregullisht shtëpinë e
fshatit të Bérard-it në Wargemont ku ai eksperimentoi me peisazhet detare dhe
natyrat e qeta, si edhe pikturimin e portreteve të fëmijëve të Bérard.

 

5. UDHËTIMI I TIJ JASHTË VENDIT NDËRMJET
1881-1882 ISHTE NJË ÇAST VENDIMTAR

 

Gjatë viteve 1870 Renoir kishte
pikturuar disa skena orientaliste ambicioze, duke përfshirë një transpozim deri
diku të rrezikshëm të kryeveprës së Delacroix, piktura “Les femmes d’Alger”. Në
vitin 1881 ai ndoqi hapat e Delacroix-it duke udhëtuar në Algjeri dhe duke u kthyer
në një nga Impresionistët e vetëm që kishte përvojë të dorës së parë të
rajonit.   

 

Nga Algjeria ai udhëtoi në Madrid për të
studiuar pikturat e
Velázquez-it, përpara se të shkonte në Itali ku
ai realizoi një ambicie afatgjatë duke parë kryeveprat nga Rafaeli, Ticiani dhe
mjeshtra e tjerë të Rilindjes. Ai studioi gjithashtu freskot antike të
Pompeii-t, dhe udhëtoi në Siçili, ku vizitoi Richard Wagner, dhe pikturoi portretin
e kompozitorit vetëm në 35 minuta. Ishte gjatë këtij udhëtimi kur ai filoi të kërkonte
atë që ai e quante ‘harmoni të gjëra pa shqetësuar vetveten me detajet e vogla
që zvogëlonin dritën e diellit’.

 

Renoir u rikthye në Francë një njeri të ndryshuar,
duke adoptuar një stil klasik linear të influencuar nga vepra e
Ingres dhe Boucher, duke punuar më shumë në një studio
sesa në ajër të hapur, dhe duke u fokusuar gjithnjë edhe më shumë tek mitologjia
dhe format femërore.

 

6. RENOIR U LARGUA NGA IMPRESIONIZMI, POR
REAGIMI KRITIK ISHTE PASIV

 

‘Unë e kam shtrydhur impresionizmin deri
në shterrim,’ i ka thënë Renoir
Ambroise Vollard vonë në jetën e tij. ‘Më në fund arrita
në përfundimin se nuk dija as të pikturoja dhe as të vizatoja.’ Ky kuptim shënoi
një periudhë tre vjeçare pyetjesh dhe eksperimentimi të thellë, gjatë se cilës
Renoir riprezantoi nocionet tradicionale të mjeshtërisë së artit të tij.

Ai braktisi skenat e jetës moderne,
pranoi shumë pak porosi portretesh, dhe la të papërfunduara shumë studime
figurash të vogla. Megjithëse, ai vazhdoi të prodhonte peisazhe dhe natyra të
qeta, vëmendja e tij u fokusua tek një sëri pikturash të figurave kryesore, ku
ai konsolidoi stilin e tij të ri, linear. 
 

 

Renoir kishte shpresa të mëdha për
pikturën monumentale, për të cilën ai kishte punuar tre vjet, dhe i tregoi Bérard
se objektivi i tij ishte të ‘mundte Rafaelin’. Megjithatë, kur piktura u
ekspozua në maj në Galerinë Georges Petit, reagimi kritik ishte i përzier.

 

7. RENOIR KISHTE TRE DJEM, DUKE PËRFSHIRË
KINEASTIN JEAN RENOIR

 

Në fillim të vitit 1888, Renoir ndryshoi
edhe një herë drejtimin e tij, duke i thënë tregtarit të artit të tij, Paul
Durand-Ruel, se kam rifilluar sërish, për të mos ta braktisur më kurrë, stilin
tim të vjetër, me prekje të butë dhe të lehtë.’ Nga vitet 1890, ai theksoi ngjyrën
dhe sensualitetin në pikturat e tij të plazhisteve femra, skenave familjare,
jetëve idilike të vajzave të bukura të borgjezisë.

 

Në vitin 1890, Renoi u martua me Aline
Victorine Charigot, një modele për një nga figurat në pikturën “Dreka zyrtare në
Festën në Varkë” (1880-81). Ajo ishte 20 vjet më e re sesa ai dhe i dha atij
tre djem – Pierre (1885-1952), i cili u bë një aktor; Jean (1894-1979), i cili
do të bëhej një nga kineastët më të mëdhenj të Francës; dhe
Claude (1901-1969), i cili gjithashtu ka
punuar në industrinë e filmit përpara se të bëhej një artist qeramike. Jean dhe
Claude u përdorën nga i ati i tyre si modele qën në moshë të re, me pozimin e
djemve të rinj për 90 vepra.

 

8. GABRIELLE RENARD, DADOJA E FËMIJËS MË
TË VOGËL TË RENOIR, U KTHYE NË MUZËN DHE ASISTENTEN E STUDIOS SË TIJ

 

Gabrielle Renard, një kushërirë e largët
e bashkëshortes së Renoir-it, iu bashkua familjes në vitin 1894 si guvernante për
djalin e vogël të çiftit, Jean. Shumë shpejt ajo u kthye në një anëtare të paçmuar
të familjes, si edhe si modelja e preferuar e artistit.  

 

Përmbi dy dekada Renoir e pikturoi
Renard duke lexuar, duke qepur, apo duke u kujdesur për fëmijët, si një
rrobalarëse në fshatin francez, dhe si një perëndeshë tek “Gjykimi i Parisit”. Ajo
u portretizua shpesh si një objekt dëshire erotike. Më vonë, teksa Renoir
punonte në studio, Renard u soll si ndihmësja e tij.

 

Ndërmjet vitit 1907 dhe 1911, Renoir
pikturoi disa telajo të Renard të veshur lirshëm në një këmishë të bardhë
transparente që derdhet e hapur për të treguar format e saj të bollshme.

 

9. HENRI MATISSE E VIZITONTE RENOIR SHPESH
 

 

Nga viti 1907 Renoir, i cili vuante nga
artriti reumatoid, dimrin e kalonte në Cagnes-sur-Mer në Rivierën Franceze, dhe
verën në një fshat në rajonin e Champagne. Ai u takua për herë të parë me Henri
Matisse në fund të vitit 1917, dhe djali i ri u kthye në një vizitor të shpeshtë
në Cagnes deri në vdekjen e Renoir dy vite më pas.

 

Matisse e ka përshkruar pikturën “Les
baigneuses
”, e pikturuar
ndërmjet viteve 1918-19 (Musée d’Orsay, Paris), si ‘nudot më të dashura të
pikturuara ndonjëherë’, dhe u influencua shumë nga maskaradat e studios së
Renoir-it, e cila ishte frymëzuar nga Delacroix dhe Orientalizmi.

Kur Matisse filloi vetën serinë e tij të
odaliskave në vitin 1919, ai ndoqi shembullin e Renoir duke pozuar modelet e
tij të preferuara në mjedise intime të studios së tij.

 

10. RENOIR ISHTE GJALLË KUR VEPRA E TIJ
U VAR NË MUZEUN E LUVRIT

 

Gjatë jetës së tij Renoir pikturoi disa
mijëra piktura. Megjithëse, ai pati një sukses tregtar të shpejtë, ai ishte
kryesisht i udhëhequr nga gëzimi që pikturimi i sillte atij. Njëherë ai i
kishte thënë mësuesit të tij, Gleyre, ‘Nëse piktura nuk do të ishte një kënaqësi
për mua, me shumë siguri që nuk do të merresha me pikturë’.

 

Pak kohë përpara vdekjes së tij në vitin
1919, ai vizitoi Muzeun e Luvrit, ku tani vepra e tij ishte e varur krahë
Mjeshtrave të Vjetër që ai i kishte adhuruar për kaq shumë kohë.

 

(Imazh
1: Pierre-Auguste Renoir).

 

(Imazhi 2: Pierre-Auguste
Renoir, Sentier dans le bois, 1874-77
).

 

(Imazhi 3: Pierre-Auguste Renoir, L’ombrelle, 1878).

 

(Imazhi 4: Pierre-Auguste Renoir, Au Théâtre, la loge, 1894).

 

(Imazhi 5: Pierre-Auguste Renoir,
Portret i Jeanne Samary, ekzekutuar rreth 1879-1880).

 

(Imazhi 6: Pierre-Auguste Renoir, Nature morte aux pommes et à
poire, rreth 1889
).

 

(Imazhi 7: Pierre-Auguste
Renoir, Jeunes filles jouant au volant, pikturuar rreth 1887
).

 

(Imazhi 8: Pierre-Auguste Renoir, Coco au ruban rose, 1905).

 

(Imazhi 9: Pierre-Auguste
Renoir, Les deux soeurs, pikturuar rreth 1890-1895
).

 

(Imazhi 10: Pierre-Auguste
Renoir, Femme nue couchée, Gabrielle, 1903
).

 

(Imazhi 11: Pierre-Auguste
Renoir, Gabrielle au miroir, pikturuar rreth 1910
).

 

Burimi: https://www.christies.com/features/10-things-to-know-about-Renoir-9643-1.aspx

 

Përzgjodhi dhe
përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty