ARTLetërsiPoezia - Pjalmimi i luleve, 2002 - Shkeputur nga...

Poezia – Pjalmimi i luleve, 2002 – Shkeputur nga romani ‘Gruaja halucinante’, nga Mimoza Ahmeti, Onufri, 2019

-

Ishte nje vogelush si drita

Me syte si nata

I gjithi yll

Qendroi perpara humnerave te mia

I befasuar klithi:

Zonje, ju po rrezoheni!

E di, i peshperiti veshtrimi im

Dhe me krahet e mi e peshtolla

Puthjen e tij te qumesht si seksi i tij

Qe mund te me dhuronte te me shpetonte

Gjithe diten fekondonte lule

Dhe ne mbremje, kur e pickonin yjet

Vraponte, therriste:

Zonje! Ju po vdisni, ju po gremiseni!

Dhe prape nje puthje qumesht

Ishim te dermuar te dy:

Puthjet me gjarperinj qe patem premtuar

Dhe perqafimet me ujqer

Nuk mundem t’i bejme

Dhame ca puthje me bolla lenguese

Qe pas nje dite beheshin sheruese

Shpejtesine e plumbit ndjeja perballe humneres

Dhe shvoshkjen e pakapshme nga gezhoja…

Shko vogelushi im, mos ma shto vetmine

Me perpelitjen tende per te me shpetuar

Shiko si i lepijne buzet e kulloshtra, te dobtit

Duke na lakmuar…

Une e di: do te qash me lote zemre per mua

Dhe do ta perdoresh seksin tend si kame

Per t’ua futur ne bark

Atyre qe perqeshin perpelitjen

Dhe ne gremisjen time do te shoh si ne enderr

Fekondimin e luleve

Dhe do te jem per ty me e Bukura e Parajses

Sikurse isha dhe me e bukura e ferrit

(Nga pjalmimi i luleve, 2002)

Shkeputur nga romani ‘Gruaja halucinante’, nga Mimoza Ahmeti, Onufri, 2019

Piktura, Tyra Kleen

#mimozaahmeti #enkeledasuti #tyrakleen @mimozaahmeti_paintingsandpoems

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty