Ajo ishte gruaja e padurueshme e nje bashkeshorti.
Ai e gjente ate gjithmone te veshur per te dale bashke brenda krevatit.
E shumta qe ajo mund te toleronte, ishte te vishej bukur vetem brenda ne shtepi. Dhe ne oret e mbremjes. Para gjumit.
Ajo lyhej me te kuq, hidhte fustanin me te shtrenjte ne trup, cizmet deri ne gju dhe, ashtu si nje yll i bukur, futej ne krevat!
Ai nuk e kuptonte ate. Ajo sillej jashte cdo kodi! Bota nuk e pershtypte.
Qysh prej lindjes, nen lekuren e saj zhvillohej nje drite fenomeni, te cilin ajo nuk e gjeti dot ne njerez e libra.
Vishej persosmerisht bukur e shtrenjte para gjumit, sepse vetem aty mund te rrokej me te.
Tregimi ‘E padurueshmja’, nga tregimi ‘Sensi’, nga libri Tregimet e Civilizimit, nga Mimoza Ahmeti, Albas, 2019.
Vizatimi nga Mimoza Ahmeti
#mimozaahmeti #enkeledasuti @mimozaahmeti_paintingsandpoems