Fatos, shpreso vetem te Fatosi
Ke pasur fat ne jete
miq te urte e besnike – Homerin, Dantja, Shekspiri, Ronsardi, Lorka e Uitmani…
Nje mikesha jote e vjeter
Safo
I ka shkrepur ne koke
si gjithe zonjat e embela
eshte bere engjelli yt
te te udheheqe prej dore, si te verbrin
mes pyllit te erret
te hijeve te frikshme…
Diku…diku…shtegu i drites
po ti…
Shpreso vetem te Fatosi.
Nga Fatos Arapi, Poezi te zgjedhura 2005-2010, 2014, Neraida.