Të tjeraNjeriu nuk ka kohe ne jeten e tij -...

Njeriu nuk ka kohe ne jeten e tij – Nga Yehuda Amichai

-

Njeriu nuk ka kohe ne jeten e tij

Qe te kete kohe per gjithcka
Ai nuk ka stine te mjaftueshme qe te kete
Nje stine per cdo qellim. Predikuesi
E kishte gabim per kete
Nje njeri duhet te kete kohe
Per te dashuruar dhe urryer ne te njejtin cast
Per te qeshur dhe qare me te njejtet sy
Te hedhe dhe mbeledhe me te njejtat duar
Te beje dashuri ne lufte dhe lufte ne dashuri
Dhe qe te urreje dhe fale dhe kujtoje
Dhe harroje
Te organizoje dhe konfuzoje, te haje dhe te trese
Ate qe historise
I duhet vite e vite te tera per ta bere
Nje njeri nuk ka kohe
Kur ai humbet ai kerkon, kur ai gjen
Ai harron, kur ai harron ai dashuron
Kur ai dashuron
Ai fillon te harroje
Dhe shpirti i tij eshte me stine
Shpirti i tij eshte shume profesional
Vetem trupi i tij mbetet pergjithmone
Nje amator. Ai perpiqet dhe nuk ia del
Ai ngaterrohet, por nuk meson asgje
I dehur dhe i verber ne kenaqesite e tij
Dhe ne dhimbjet e tij
Ai do te vdese si fiqte ne vjeshte
I rrudhur dhe i mbushur me vetveten dhe i embel
Gjethet do te thahe ne toke
Deget e zhveshura do te tregojne rrugen
Ku ka kohe per gjithcka

Nga Yehuda Amichai
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty