PIKTURËHieronymus BoschPIKTURA E EPOKËS SË ARTË HOLANDEZE - Realizmi Holandez

PIKTURA E EPOKËS SË ARTË HOLANDEZE – Realizmi Holandez

-

 

Epoka e Artë Holandeze është një nga shembujt
më të mirë të ushqyerjes së krenarisë së pavarur kulturore. Gjatë shekullit të
17-të, e udhëhequr nga një liri e re nga rregulli katolik spanjoll, Republika
Holandeze përjetoi një rritje të dominancës ekonomike dhe kulturore. Fluksi tregtar
fuqizoi tregtinë, duke çuar tek ngritja e një klase të madhe të tregtarëve të
mesëm në treg për përhapjen e artit që ishte shfaqur në përgjigje të vlerësimeve
borgjeze për jetën dhe identitetin holandez. Piktura lulëzoi teksa artistët u
fokusuan tek skenat e jetës së përditshme, të shprehura nëpërmjet rritjes së
kredos së veprave të zhanrit, që të gjitha një tregues i lulëzimit të periudhës
krijuese.      

 

Idetë & arritjet kyçe

Kisha e reformuar holandeze dhe rritja e
ndjenjës nacionaliste holandeze ishin ato që ushqyen Epokën Holandeze. Edhe
arti gjithashtu mori një drejtim të pavarur, duke zhvilluar një theks tek
subjektet laike, të paraqitura tani pa madhështinë katolike, por duke theksuar
jetën e zakonshme njerëzore dhe trajtimin e tyre realist. Për pasojë, disa
studiues i referohen pikturës së Epokës së Artë Holandeze si Realizmi Holandez.
 

 

Piktura e peisazheve shpërtheu gjatë Epokës
së Artë Holandeze, duke sjellë një theks të veçantë tek karakteristikat unike të
tipareve të piesazhit holadez, fshatrave, dhe jetës rurarle të lidhura me
rritjen e vlerësimit për vlerat holandeze. Shumë nga këto skena janë bazuar tek
elementet “heroik” indigjinë në zonë të tillë si një pemë, një mulli ere, apo
një qiell i mbushur me re.

 

Zhanri i pikturës përjetoi një evolucion
të mrekullueshëm, me lindjen e nëngjinive të shumta krijuese duke i dhënë një
pamje të re stilit të jetesës, tendencave, dhe interesave bashkëkohore të holandezëve
të kohës. Subjektet varionin nga tavolinat e bollshme mëngjesore të mëngjesit tek
portretet në grup deri tek momentet e gëzimeve dhe gjërat e vogla duke ndihmuar
në dokumentimin artistik të kësaj periudhe.    

 

Natyrat e qeta u bënë më popullore, të përdorura
për të shprehur nëpërmjet imagjinatës të dyja, objetet e bukura dhe klimën
filozofike të kohës nëpërmjet organizimeve dhe grupimeve të kompozuar me kujdes.
Ky element dominant i artit holandez u zhvillua në një sërë nëntipesh nga të
cilat natyrat e qeta me lule, të prezantuara me saktësi shkencore, ishin më të
famshmet.

 

Epoka e Artë Holandeze u frymëzua nga një
sërë influencash artistike, duke përfshirë peisazhet dhe skenat e fshatrave të Pieter
Bruegel Të Vjetrit, veprat e anonimit “Mjeshtri i Peisazheve të Vogla,” dhe
artistët e Rilindjes së Evropës Lindore (të tillë si Jan van Eyck, Albrecht
Dürer, adhe Hieronymus Bosch dhe Karavaxhizmi i Utrehtit) Megjithatë, ajo ishte
kryesisht një reflektim i dominimit kulturor, ekonomik dhe shkencor të kohës
nga Epoka e Artë Holandeze.

 

Burimi: https://www.theartstory.org/movement/dutch-golden-age/

 

Përzgjodhi & përktheu – Enkeleda
Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty