PIKTURËEdgar DegasArtistët që janë përbllur me sfida të ndryshme gjatë...

Artistët që janë përbllur me sfida të ndryshme gjatë jetës së tyre si Beethoven

-

Artistët që janë përbllur me sfida të ndryshme gjatë jetës së tyre si Beethoven

Ne na përndjek ideja e Beethoven-it, kompozitori i disa prej muzikave më të bukura që ka njohur bota, duke humbur shqisën që më shumë kishte rëndësi për të: dëgjimin. Ai nuk ka qenë artisti i vetëm që është përballur me këtë sfidë dhe që është ngritur mbi të.

Francisco Jose de Goya (1746-1828), një nga mjeshtrat e mëdhenj spanjoll, u shurdhua në vitin 1792 si pasojë e një sëmundje. Ai vazhdoi të pikturonte, por puna e tij reflektonte trishtimin e tij.

Piktori i madh impresionist francez, Calude Monet (1840-1926) u gjend mes humbjes së shikimit nga fundi i jetës së tij. Ai vazhdoi të pikturonte, dhe të studionte kaq afër subjektet e tij saqë pikturat shfaqësin si art abstrakt i fragmentarizuar.

Edgar Degas (1834-1917), një artist tjetër francez filloi të humbiste shikimin e tij në të pesëdhjetat. Ai filloi të punonte me skulpturën dhe pikturimin me shkumës, duke zgjedhur subjekte që nuk kërkonin vëmendje të madhe ndaj detajeve.

Një nga artistet më të mëdhaja të Meksikës, Frida Kahlo (1907-1954). Ajo filloi të pikturonte në vitin 1925 ndërkohë që po merrte veten nga një aksident shumë i rëndë rrugor. Shumë nga pikturat e saj reflektojnë dhimbjen e saj fizike nga e cila ajo vuante.

Piktori holandez, Vincen van Gogh (1853-1890) vuante nga krizat dhe depresioni. Pasi u zi me bashkëkohësin e tij Paul Gaughin (1848-1903), ai preu veshin. Van Gogh kreu vetvrasje në vitin 1890.

Itzhak Perlman (1945-), violonisti i mrekulueshëm nga Izraeli, u sëmur nga poliomelitit në moshën 4-ër vjecare. Si pasojë e sëmundjes, Perlman performon dhe dirigjon nga një pozicion i ulur.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty