PIKTURËAnselm KieferCASPAR DAVID FRIEDRICH: Vala e dytë e romantikëve gjermanë,...

CASPAR DAVID FRIEDRICH: Vala e dytë e romantikëve gjermanë, Fuqia mbreslënëse e natyrës si provë e shpirtit hyjnor

-

Piktura, Fazat e jetës, 1835, Caspar David Friedrich

Vala e dytë e
romantikëve gjermanë

Fuqia mbreslënëse e
natyrës si provë e shpirtit hyjnor

Në përpjekje për të
kapur përvojën e së pafundmes, Caspar David Friedrich kompozoi vepra të cilat e
përballnin shikueshin drejtëpërdrejtë me mbreslënësen. Friedrich e mori zhanrin
e pikturës së peisazhit, i cili tradicionalisht konsiderohej si i parëndësishëm
dhe e përziu atë me rëndësinë e thellë fetare dhe shpirtërore. Duke besuar se
madhështia e botës natyrore mund të reflektojë vetëm madhështinë e Zotit, ai
paraqiste pamje me rrezet e diellit dhe hapësira të mjegulluara për të përcjellë
fuqinë e bukur të hyjnores.                                         

ARRITJET

Peisazhet hënore të
Friedrich, të cilat shpesh e hedhin shikuesin në egërsitë e natyrës, krijonin
një lidhje emocionale me shikuesin sesa një lidhje më të saktë me skenën. Ky
integrim i rëndësisë shpirtërore me pikturën e peisazhit e kthyen atë në një
sukses popullor. Ndonëse bashkëkohësit konservator i sfiduan peisazhet
alegorike dhe fetare të Friedrich, artisti mbrohej duke u shprehur se verprat e
tij nuk ishin thjesht replika të një pamje, por ato ofronin mundësinë për t’u kënaqur
me praninë e Zotit në botë. Duke përdorur perspektiva dramatike dhe të mjegulluara,
hapësira të pazbutura që zvogëlonin çdo figurë, Friedrich e inkurajonte
shikuesin që të pranonte fuqinë mbreslënëse të natyrës si evidencë të shpirtit
hyjnor.

Duke hedhur poshtë
traditat piktoreske të pikturës së peisazhit, Friedrich përqafoi nocionin
romantik të sublimes. Nëpërmjet paraqitjeve të tij të ndjeshme të mjegullës,
turbullirave, errësirës dhe dritës, artisti përcillte fuqinë e pafundme dhe
pakohësinë e natyrës; shikuesit i kujtohet fizikisht brishtësia dhe parëndësia
e tij.

Paleta me ngjyra të
lehta e Friedrich dhe theksi tek drita shpesh krijuan një ndjesi mbizotëruese të
zbrazëtisë që ka influencuar Artin Modern. Minimalizmi pamor i pikturave të tij
ishte kaq i pazakontë saqë audiencat e tij ishin shpesh të konfuzuara; sipas
raportimeve, një grup entuziastësh arti të cilët vizituan studion e tij panë një
nga veprat e tij me kokë poshtë në këmbalec, duke besuar se retë ishin dallgë,
ndërsa uji ishte qielli. Modernistët mësuan nga përdorimi që ai i bëri ngjyrave
të zbehta dhe thjeshtësia e kompozimeve të tij të cilat ende përcjellin ide të
thella.

BIOGRAFIA

Fëmijëria dhe
Edukimi

I gjashti nga dhjetë
fëmijë, Caspar David Friedrich lindi në një familje strikte luteriane. Ai u
njoh me tragjedinë që në moshë të hershme, duke humbur të ëmën kur ishte shtatë
vjeç, dhe dy nga motrat e tij për shkak të sëmundjeve në fëmijëri. Ndoshta
humbja më e rëndësishme ishte vdekja e vëllait të tij, Johann, i cili u mbyt
teksa po përpiqej të shpëtonte artistin trembëdhjetë vjeçar kur ra në akull.

I arsimuar nga tutorët,
Friedrich filloi që të merrte mësime vizatimi në vitin 1790 nga profesori i
universitetit Johann Gottfried Quistorp. Interesi i tij i hershëm u inkurajua në
moshën njëzetëvjeçare, ai u regjistrua në Akademinë e Kopenhagenit. Përveç
studimi të mjeshtrave, ai zhvilloi një interes afatgjatë tek natyra dhe peisazhet.
Po kaq e rëndësishme ishte zhytja e tij në poezinë shpirtërore dhe mistike të
cilat shërbyen si një ndikim për veprat e tij të mëvonshme dhe ofruan themelet për
rolin e tij si një nga liderët e Romantizmit Gjerman.

Karriera e Hershme

Në vitin 1798,
artisti përfundoi studimet e tij dhe u vendos në Dresden, ku vepra e tij gjeti
një audiencë admiruese. Nga këto piktura të hershme, Friedrich përkrahu idealet
Romantike, duke përfshirë potencialin shpirtëror të artit dhe shprehjen e
sentimenteve fetare nëpërmjet fuqisë së natyrës. Sipas artisti, “qëllimi
absolut i njeriut nuk është njeriu, por hyjnorja, pafundësia. Ai duhet të
orvatet drejt artit, dhe jo artistit! Arti është i pafundmë, të fundme janë të
gjitha dijet dhe aftësitë e artistëve.” Për Friedrich pesiazhi u kthye në
mjetin e parë për paraqitjen e manifestimeve pamore të sublimes, siç mund të shihet
tek “Kryqi në Male” (1807-08) dhe “Mjegulla e Mëngjesit në Male” (1808).

Gjatë këtyre viteve
të Perandorisë së Napoleonit, investimi i Friedrich në peisazh mbarte
gjithashtu edhe një rëndësi politike duke qenë se ai tipikisht paraqiste vendet
gjermane me një ndjesi krenarie dhe të një fuqie e cila praktikisht shkonte përtej
kufijve tokësorë. Deri në rënien e Napoleonit në vitin 1815, shumë nga bashkëkohësit
e Friedrich i interpretuan pikturat e tij nëpërmjet lenteve të vetvendosmërisë
politike dhe trashëgimisë kulturore, duke besuar se ato premtonin pavarësinë e
ardhshme nga një rend i huaj.

Periudha e pjekur

Pasi fitoi njohjen/vlerësimin
si një nga liderët e lëvizjes Romantike në Gjermani, zgjedhja e Friedrich në
vitin 1816 në Akademinë e Dresdenit rezultoi në një pagë të qëndrueshme. Diçka
e tillë mundësoi martesën e tij në vitin 1818, në moshën 44 vjeçare, me Caroline
Bommer me të cilën ai pati tre fëmijë; dy vajza dhe një djalë. Pavarësisht
reputacionit të tij si nje figurë vetmitare i cili një herë kishte thënë, “Që të
mos t’i urrejë njerëzit, duhet të shmang shoqërinë e tyre,” martesa pati një
impakt të menjëhershëm në karrierën e tij. Ai filloi të paraqiste gruan e tij në
disa nga pikturat e tij, duke transformuar motivin e tij të mirëpërcaktuar të
një figure të vetmuar të zhytur në peisazhin që në fakt paraqiste një çift.         

Friedrich tërhoqi vëmendjen
dhe patronazhin e figurave të rëndësishme ndërkombëtare. Vlerësimi që ai mori
kur “Murgu në Det” (1808-10) dhe “Abacia në një Pyll Lisi” (1809-10) u
ekspozuan në Akademinë e Berlinit e futën atë në rrugën e Princit Friedrich Wilhelm
Ludwig të Prusisë i cili bleu dy piktura. Familja sunduese do të vazhdonte mbështetjen
për artisitin deri kur këndvështrimet e tij liberale bën që ai të mos e gëzonte
më këtë favor. Arti i tij u mirëprit gjithashtu në Rusi kur Cari Nicholas bleu
disa nga veprat e tij për oborrin e tij. Në vitin 1830, Princi Alexander i
Rusisë e komisionoi artistin që të bënte një seri me piktura transparente (tani
të humbura) të cilat do të ekspozoheshin të ndriçuara nga pas në një dhomë të
errët të kombinuara me muzikë.  

Ndjeshmëritë
romantike të Friedrich gjetën një shpirt të fisshëm tek poeti i famshëm gjerman
poet Johann Wolfgang von Goethe, shkrimet e të cilit janë epitoma të përsëritjes
letrare të lëvizjes (Goethe në fakt ishte shumë më i madh në moshë se Friedrich,
dhe tashmë ishte një yll në kohën kur ata u takuan). Megjithatë, vepra
sistematike e Goethe me teroinë e ngjyrave sugjeron një përqasje më objektive
dhe metodologjike ndaj arteve pamore. Goethe sugjeron se Friedrich duhet t’i pikturojë
retë si një mënyrë për të dokumentuar llojet e tyre të ndryshme; Friedrich nuk
ishte dakord, duke ndjerë se studime të tilla nuk ishin në një linjë me idealet
romantike të hyjnisë së natyrës dhe kështu do të ishin vetëm një ushtrim
shkencor.

Periudha e Vonë

Humbjet e përjetuara
nga Friedrich herët në jetën e tij jehuan sërish më vonë. Vrasja e mikut të tij
në vitin 1820, artistit Gerhard von Kügelgen shkaktoi një depresion të rëndë,
gjatë së cilës ai u kthye tek mësimdhënia si një mënyrë ngushëllimi dhe
rehatie. Gjatë kësaj dekade, karriera e tij pësoi një rritje të interesit tek
Realizmi dhe Natyralizmi tek arti gjerman; besnikëria e Friedrich ndaj
peisazheve Romantike doli nga moda. Kjo kontribuoi që atij t’i mohohej
pozicioni i kryetarit të pikturës së peisazhit në Akademinë e Dresdenit në
vitin 1824. Shumë shpejt pas kësaj ai u sëmur dhe atij i munguan forcat për të
pikturuar në vaj deri në vitin 1826.

Deri në vitin 1830,
figura tashmë vetmitar ishte shkëputur më tej nga jeta publike. Ai u bë tejet
melankolik dhe dyshues për miqtë dhe bashkëshorten e tij për të cilën gabimisht
ai besoi se nuk ishte treguar besnike. Duke zgjedhur që të qëndronte në privatësinë
e studios së tij dhe duke argëtuar vetëm miqtë dhe familjen e tij më të ngushtë,
disa studiues i kanë interpretuar veprat e tij të mëvonshme si meditime të
zymta mbi vdekjen dhe kohën që kalon. Megjithatë, këto vite të fundit të jetës
së tij ishin produktive, duke parë krijimin e veprave të rëndësishme të tilla
si “Fazat e Jetës” (1835).

Më 26 qershor 1835,
Friedrich pësoi një goditje në tru duke e lënë pjesërisht të paralizuar dhe duke
kufzuar sërish produktin e tij artistik në vizatime. Përpara vdekjes së tij në
maj 1840, ai pësoi një goditje të dytë dhe përfundoi në varfëri.

Trashëgimia

Si pjesë e një vale
të dytë të Romantikëve Gjermanë, Friedrich shkoi përtej ideve të simbolizmit të
përqafuar anga Jezuitët për të krijuar një gjuhë të re, të rrallë të evokimit
sesa të ilustrimit. Përkushtimi i tij ndaj pikturës së peisazhit si një alternative
ndaj pikturave tradicionale fetare apo të historisë, inkurajuan bashkëkohësit e
tij që ta njihnin këtë zhanër.  

Kjo ngritje e
formatit të peisazhit pati imapkt kombëtar dhe ndërkombëtar. Shumë arstistë
amerikan studiuan në Dresden, Gjermani gjatë shekullit të 19-të dhe mësuan nga
shembulli i Friedrich. Në veçanti, artistët e Shkollës së Lumit Hudson në mënyrë
të ngjashme krijuan peisazhe mbreslënëse të lidhura me rëndësinë shpirtërore
dhe politike.

Përdorimi sugjerues
i simboleve nga ana e Friedrich për të nënkptuar kuptime më të thella ishte
gjithashtu një shembull i rëndësishëm tek Simbolistët e shekullit të 19-të dhe
Surrealistët e shekullit të 20-të, të cilët gjithashtu përaqafuan krijimet e
tij hënore poetike. Për më tepër, minimalizmi i tij dhe fushat e gjëra të ngjyrës
ishin themelet e Ekspresionizmit Abstrakt dhe Pikturës me Fushat me Ngjyra. Kjo
është konfirmuar në artikullin e vitin 1961 ku kritiku i artit Robert Rosenblum
bëri lidhjen direkte ndërmjet lëvizjes në atë kohë në zhvillim të Pikturës me
Fusha Ngjyrash në Amerikë me “Murgun në Det” (1808-10) të Friedrich.

Në Gjermani, Friedrich
u konsiderua si luftëtari kuintesenscial, shpirti krijues triumfues; deri në atë
pikë saqë thuhet se Niçe ka pasur atë në mëndje si arketipin e njeriut që mbushën
teoritë e tij filozofike për një ekzistencë të apasionuar, produktive. Më
famkeqja, edhe Hitleri i përdori krijimet e artistit si provë e superioritetit
gjerman ndaj racave të tjera.

Vitet e fundit,
vepra e rehabilituar e Friedrich nga abuzimi që iu bë atyre nga propagandistët
nazist, ka ndikuar gjeneratat e reja të artistëve gjermanë modern të tillë si
Anselm Kiefer dhe Gerhard Richter. Ai ofron një
shembull të trashëgimisë së fortë gjermanike, duke treguar në të njëjtën kohë
evokime të qeta të mungesës dhe humbjes, tema të rëndësishme në pikturën
evropiane të pasluftës.

Burimi: https://www.theartstory.org/artist/friedrich-caspar-david/

Përzgjodhi & përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty