Të tjeraKohët e Mozart

Kohët e Mozart

-

Fundi i shekullit të 18-të kur jetoi Mozart-i ishte një kohë relativisht e paqtë. Në Evropë, nuk kishte luftra të mëdha, megjithëse përtej oqeanit Lufta Amerikane për Pavarësi zgjati ndërmjet viteve 1775-1783. Megjithatë, kishtë shumë pakënaqësi në Evropë. Njerëzit ishin shumë të mërzitur nga strukturat shoqërore me dy klasa, në të cilën një grup i vogël të pasurish, të cilët ishin në krye të shtersës shoqërore, kishin pushtetin mbi një numër shumë të madh të varfërish, të cilët ndodheshin në fund të shoqërisë, ku njerëzit nuk kishin asnjë të drejtë dhe asnjë mënyrë për të dalë nga varfëria e tyre.

Ngadalë pushteti po ndryshonte duar nga ariskotracia tek klasa e mesme që ishte në rritje. Kjo klasë e mesme erdhi pjesërisht si shkak i ‘Revolucionit Industrial’, që për pasojë solli një rritje të papritur, masive të vendeve të punëve të disponueshme në miniera, ndërmarrje, fabrika dhe në hekurrudhë. Ishte një epokë shpikjesh: që nga shpikja e motorit me avull të Watt-it (1775) deri tek balona me ajër të ngrohtë (1783) dhe soda e karbonuar (1785)!

Gjithashtu, edhe lëvizja filozofike e njohur si ‘Iluminizëm’ mori hov gjithashtu gjatë kësaj periudhe. Njerëzit filluan të besonin në fuqinë e arsyes njerëzore për zgjidhjen e problemeve sociale, për korigjimin e sjelljeve të padrejta, si edhe për të përmirësuar jetën e tyre. Të drejtat e njeriut, e drejta e mendimit, clirimi nga censura, dhe heqja graduale e punës së fëmijëve ndryshuan si pasojë e Iluminizmit.

I vetmi kompozitor i kohës i cili i afrohej gjenialitetit të Mozart-it ishte kmpozitori Franz Joseph Haydn (1732-1809). Të dy u bënë miq të ngushtë, mësuan nga njëri-tjetri, dhe së bashku krijuan modelet të cilat përdorën kompzitorët e ardhshëm për kompozimin e simfonive dhe të kuarteteve të harqeve. Ishte gjithashtu edhe Antonio Salieri, një italian i cili e kaloi pjesën më të adhe të karrierës së tij në oborrin e Vjenës; Johann Christian Bach, një nga kompozitorët kryesorë në Londër; dhe Christoph Willibald Gluck, i njohur për reformat e tij operistike.

Në fushë të tjera, kemi filozofë dhe shkrimtarë si Volteri dhe Rusoi në Francë, Friedrich von Schiller dhe E.T.A Hoffmann në Gjermani, Robert Burns dhe Sir Walter Scott në Skoci, dhe Jane Austen në Angli. Antonio Caneletto dhe nipi i tij Bernardo ishin piktorë të famshëm italian të peisazheve, ndërsa Jean Honare-Fragonard dhe Thomas Gainsborough ishin bashkëkohësit e tyre në Francë dhe në Angli dhe përtej oqeanit John Singleton Copley pikturoi portrete të amerikanëve të famshëm.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty